Author: tirana

Vilma Nushi është marrë sot me urgjencë nga spitali Infektiv dhe është transferuar drejt Rinasit pasi dyshohet si e infektuar me koronavirus. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se kishte dalë negative në dy tampone, ndërsa mjekët thonë se e vetmja gjë që nuk mund ta bëjë Shqipëria është ECMO. Bëhet fjalë për një apaturë e cila bën oksigjenim ekstrakorporal. Më parë, gazetari Elio Laze denoncoi se nuk i është bërë kontrolli në aeroportin e Rinasit dhe është larguar nga Shqipëria me charter. Shkrimi i plotë i gazetarit: Kush ishte pacientja-pasagjere? Diten e sotme nga ambientet e spitalit infektiv, me nje autoambulance…

Read More

Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia, pasi ka goditur rojen e një resorti në Jalë të cilit i ka shkaktuar dëmtime fizike. Por nuk ka përfunduar me kaq! Pas kontrollit të makinës, policia i ka gjetur të riut 5.2 gram heroinë. I arrestuari është D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISË: Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi: D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në…

Read More

Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye të masave të marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi, thuhet në njoftimin në facebook të ambasadës. “Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri…

Read More

Situata është tensionuar pas shpalljes së Tiranës kampione, tifozët bardheblu nuk mund të përmbaheshin dot nga gëzimi dhe për këtë arsye kanë dalë dhe kanë festuar te Sheshi “Nënë Tereza”. Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tensioni dhe irritimi pas veprimit të policisë ka qenë i madh te tifozët, për të cilët kjo ishte një ditë e veçantë.

Read More

Kapet një 33-vjeçar në kërkim prej 2 korrik. Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë…

Read More

Numri i të prekurve me koronavirus në në mbarë botën ka kapur shifrën e 14,646,706 personave, sipas Worldometers. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 143,289 viktima, dhe pas saj, Brazili me 79,533. Ndërkohë, Britania e Madhe me 45,300, Italia me 35,045, Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420. Po ashtu në Kinë numri total i vdekjeve është 4,634. Aktualisht ka mbi 5,2 milion raste aktive që presin të shërohen, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 608,978.

Read More

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Durrësit, pranë një automjeti të parkuar pranë zyrave të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një automjet tip Renault jeshil, me targat AA 301 ZZ i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e parme të tij. Fillimisht banorët kanë dëgjuar shpërthimin, por ende nuk ishte e qartë vendndodhja pasi bëhet fjalë për një rrugicë dytësore ku duket se nuk ka kamera të cilat mund të kenë kapur shpërthimin, pavarësisht se në pjesë të tjera të saj mund të ndiqet çdo lëvizje. Policia dhe ekspertët janë ndodhur në…

Read More

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka zbuluar detaje gjatë jetesës në Shtetet e Bashkuara. Në një rrëfim për emisionin “N’Konak” Hajdari tha se gjatë asaj periudhe ka jetuar për disa vite në një famije hebreje. Hajdari tha se prej tyre mësoi të menaxhojë financat, por edhe rregullin, përkushtimin dhe dashurinë për Atdheun. Ajo tha se disa herë e kishte të vështirë, pasi familja hebreje i kërkonte të kthehej herët në shtëpi, ndërsa ajo vonohej pasi atë periudhë kishte njohur shokun, me të cilin më pas u martua. “Kam jetuar për disa vite në një familje hebreje. Aty mësova si të menaxhoj…

Read More

Ndërkohë që maska tashmë është bërë e detyrueshme si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vjen një mesazh sensibilizues. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu aka publikuar mesazhin e mjekut Arben Baboçi, i cili i bën thirrje qytetarëve që të përdorim maskën, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre. “Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, tha Baboçi.

Read More

Autoritetet greke po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes misterioze të 16-vjeçares shqiptare Maria, e cila u gjet e pajetë në Trikala. Sipas një raporti nga ERT, autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë, por ajo që shpresojnë se do të hedhë dritë mbi çështjen është ekzaminimi i telefonit celular, si dhe një video nga një kamerë sigurie, e cila ka regjistruar 16-vjeçaren rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një rrugë aty pranë, për t’u rikthyer në shtëpinë e saj. Por, nga ai moment deri në momentin kur e mitura u gjet e vdekur jashtë kishës, një “vello” misteri…

Read More

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me premtime të kryeministrit Edi Rama për rritje rrogash, gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në të vërtetë ai iu dha shqiptarëve lugën bosh. Sipas ish-deputetes, taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën, ndërsa shton se Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon. “Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh. Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon. Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën! Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja…

Read More

Popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52% në krahasim me vitin 2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Të dhënat janë publikuar në një studim të revistës shkencore ndërkombëtare The Lancet, e cila ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdekshmërisë, migracionit dhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100. Studimi ka modeluar popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionit dhe normave të vdekshmërisë. Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët, që në në vitin 2100 pritet të zbresë…

Read More