Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia, pasi ka goditur rojen e një resorti në Jalë të cilit i ka shkaktuar dëmtime fizike.
Por nuk ka përfunduar me kaq!
Pas kontrollit të makinës, policia i ka gjetur të riut 5.2 gram heroinë.
I arrestuari është D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi:
D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
