Author: tirana

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila vuante nga alopecia (sëmundja e rënies së flokëve), u trishtua së tepërmi kur mësoi se edhe e bija e saj dy vjeçe vuante nga po e njëjta sëmundje. Kri Atkinson, nga Worcestershire, prej shtatë vitesh mbante veshur paruke, pasi flokët filluan që të binin si pasojë e sëmundjes. Por para pak kohësh, 23-vjeçarja mësoi se edhe e bija e saj, Pavia, vuante nga e njëjta sëmundje. Për këtë arsye, ajo ka vendosi që së bashku me vogëlushen të qetheshin “zero”, për të shërbyer në këtë mënyrë dhe si një model për gratë…

Read More

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që të mbyllë klubet e natës, si dhe të ndalojë muzikën në çdo ambient tjetër, të hapur apo të mbyllur, pas orës 20:00, kanë reaguar shumë këngëtarë, por edhe personazhe të njohur të shoëbizz-it shqiptar, duke e kundërshtuar publikisht. Një protestë me sloganin “Muzika nuk vret”, nga organizues të panjohur është thirrur sot në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Në të janë ftuar të marrin pjesë këngëtarë, kantautorë, instrumentisë por edhe punonjës si kamarierë apo banakierë që preken nga ky vendim.

Read More

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri u shpreh se presidenti Ilir Meta ka bërë një sërë shkeljesh në Kushtetutë dhe për këtë arsye, shkarkimi i tij duhet të jetë i panegociueshëm. “Atëherë po jua citoj vetëm disa pika të vogla të raportit që i kemi dorëzuar komisionit hetimor. Presidenti i Republikës ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, në kundërshtim të nenit 2, pika 1 të Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë targetin të sovranit dhe Kuvendit. Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkrahë natyrës së republikës parlamentare, në kundërshtim me nenin 1 pika 1…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Elbasan, ku mbeti i vrarë, 39-vjeçari Emiliano Ramazani. Mësohet se Ramazi u qëllua për vdekje, ndërsa po udhëtonte brenda një mjeti “Ford Focus”. Ndërkohë përsa i përket makinës së autorëve, targat e saj janë denoncuar të vjedhura në komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në vendngjarje ndërkohë, pas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ka shkuar edhe Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj.

Read More

Orizi, tharësja e flokëve dhe furra e sobës… janë disa nga gjërat për të cilat besohej se mund t’ua shpëtojë telefonin që ju ka rënë në ujë. Edhe nëse ju ka rënë telefoni në uji, ekzistojnë gjasa të mëdha ta “shpëtoni” por nevojitet vetëm durim. Pasi ta keni nxjerrë nga uji, në asnjë mënyrë mos e vini në karikim, por as mos e ndizni për ta kontrolluar nëse punon! Energjia elektrike dhe uji që ka mbetur brenda telefonit mund të shkaktojnë lidhje të shkurtër, dhe të nxisin dëm më të madh. Edhe nëse punon telefoni pasi ka rënë në ujë,…

Read More

Një protestuese është shfaqur nudo në një nga protestat anti-rraciste në SHBA. Ajo ishte konfrontuar me policinë në një mënyrë krejt të veçantë duke bërë balet e më pas hapur këmbët, teksa qëndronte nudo në mes të rrugës. Protestueja mbante një maskë të zezë në fytyrë dhe një kapele dhe qëndronte ashtu e zhveshur para oficerëve të policisë. Në një moment protestuesit të tjerë u afruan dhe u përpoqën ta mbronin, pasi policia po e qëllonte me gaz lotsjellës. Ajo qëndroi ashtu për rreth 15 minuta para policisë në qytetin e Portland dhe më pas iu bashkua turmës.

Read More

Si për jetën e saj private, ashu edhe për atë profesionale, arritjet dhe sukeset e saj, Klaudia Pepa është një ndër balerinat shqiptare më të përfolura në Shqipëri. Prej kohësh e zhvendosur në Itali ku ka arritur mjaft sukses dhe vlerësime si balerinë, Klaudia është mjaf aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve me një pozë nudo nga shtëpia e saj, ku është mbuluar me një kapele kashte. Por e bëra shumë shpejt dhe në fund rezultati nuk është keq…por nuk do të guxoja ta realizoja jashtë, do të ishte pak e sikletshme!!! “,…

Read More

Koronavirusi deaktivizohet nga rrezet ultravjollcë sipas një studimi italian. Ky zbulimi mund të sjellë përfitime të mëdha për shkollat, për shëndetin dhe për aktivitetet tregtare, duke e rikthyer jetën e përditshme në normalitet. Mario Clerici, profesor i imunologjisë në Universitetin e Milanos dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, ka folur më gjatë për këtë zbulim. Ai ka shpjeguar se virusi është më pak agresiv gjatë verës, falë rrezatimit më të madh diellor. “Sa më shumë rreze ka në Tokë, aq më pak raste Covid-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë…

Read More

Sekretari i Partisë Demokratike, pjesëmarrës në tryezën e Këshillit Politik ka treguar se PS ka kërkuar rihapjen e disa çështjeve që është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. “Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik. Ne nuk mundemi që pas 6 muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje. PS kërkon të hapë çështje që ne kemi rënë dakord. Një orë diskutim dhe u kthyem te administrata e zgjedhjeve.…

Read More

Nga takimi i sotëm palët nuk dolën me një marrëveshje duke mbetur në të njëjtat qëndrime, por kryeministri Edi Rama e vlerësoi tryezën si pozitive. “Diskutimi ishte i gjatë interesant, ne nuk është se thamë ndonjë gjë të re, që opinioni nuk i di, kemi një qëndrim të qartë sipas nesh, dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe, por kemi edhe detyrimin që të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha së…

Read More