Sekretari i Partisë Demokratike, pjesëmarrës në tryezën e Këshillit Politik ka treguar se PS ka kërkuar rihapjen e disa çështjeve që është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.
“Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik.
Ne nuk mundemi që pas 6 muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje.
PS kërkon të hapë çështje që ne kemi rënë dakord. Një orë diskutim dhe u kthyem te administrata e zgjedhjeve.
Dua të ndaj edhe një apel të fundit. Çështja e respektimit të marrëveshjes se 5 qershorit është kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ka një apel të faktorit ndërkombëtar për të mos e prekur marrëveshjen dhe ne e mbështesim atë”, tha Bardhi.
