Author: tirana

Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit. Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran. I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë. Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lutje për të gjithë qytetarët shqiptarë që të vendosin maskën, për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirus, si dhe numrit të lartë të viktimave. Teksa publikon disa foto të mjekëve të lodhur nga puna intensive në spitalet Covid, kryeministri iu kujton qytetarëve se duhet të mbrojnë veten, por edhe ata. “MIRËMËNGJES 😊 dhe duke ju kujtuar të mbroni veten, njerëzit e dashur si dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve duke zbatuar këtë masë👇të thjeshtë në çdo mjedis të mbyllur, ju uroj ditë të mbarë🙏”, shkruan…

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm materiale. Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa nuk dihet ende nëse kishte ndonjë konflikt. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se sasia e tritolit ishte e vogël.

Read More

Martesa e vajzave para moshës 18-vjeç vijon të mbetet një fenomen shqetësues, i shëmtuar dhe me natyrë primitive në Shqipëri, po shqetësimi merr një tjetër dimension kur martesa të tilla, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, legalizohen dhe vulosen nga gjyqtarët shqiptarë. Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, gjykatat shqiptare kanë lejuar martesën e 20 vajza të mitura, pra nën moshën 18 vjeç. Sipas INSTAT, ky numër është ulur në krahasim me vitin 2018, kur u regjistruan 24 martesa të vajzave nën 18 vjeç, me vendime gjykate. Vajzat e mitura janë martuar me meshkuj të moshës nga 19-35 vjeç.…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Në dashuri do të keni mundësi që të rinisni më së miri. Pasioni do të rikthehet dhe do të luajë rol të rëndësishëm në çift. Bëni kujdes me financat. Demi E marta do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do të jeni gjatë gjithë kohës të acaruar. Në dashuri, gjërat mund të mos ecin në drejtimin e duhur. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja. Binjakët Ky është moment pozitiv për dashurinë dhe…

Read More

Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të votuar përfundimisht raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në diskutim mori pjesë edhe deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Krenar Rryci. Teksa të gjithë kolegët e tij, diskutonin nga zyra apo nga shtëpia, Rryçi kishte zgjedhur një vend pak më shumë ekzotik. I veshur me një bluzë të kuqe, me disa degë palmash nga pas, deputeti Rryçi nuk ka lëvizur nga plazhi. Mesa duket shkarkimi i presidentit të vendit ka qënë një çështje pa shumë rëndësi për të, aq sa mos të sakrifikohë asnjë ditë të pushimeve të tij.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar atentatin kundër Emiljano Ramazanit në Elbasan. Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se më në fund pasi morën disa goditje të forta rresht, nga “djemtë e Dubait”, ka ardhur reagimi. Ai shton se ekzekutimi ka ardhur nga lufta për kontrollin e territorit dhe tregut të kokainës. Më tej ai ironizon dhe Policinë e Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se në botën e krimit nuk ka vetting fals me lista partie. “Si ka qenë ajo loja, që luanim kur ishim të vegjël?! Agoj, lojë filloj, 5 minuta sa të fshihem… “Lëviz, lëviz, ky…

Read More

Më 15 korrik, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave të Covid-19, në vendin tonë ishte edhe një 21-vjeçare, e quajtur Amantia. Por pavarësisht deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, familjarët e të ndjerës kanë një tjetër version, ku kanë mohuar të kenë pasur një raport që 21-vjeçarja të ketë qenë e infektuar me Covid-19. Për Top Channel, ditën e sotme ka folur motra e 21-vjeçares ku ka treguar të gjithë kronologjinë që kur e reja ka shkuar në spital e deri kur ka humbur jetën. Sipas saj, gjendja e 21-vjeçares sa vinte dhe përkeqësohej dhe vetëm kur u…

Read More

Bashkia e Tiranës do ndërhyjë për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve si dhe rehabilitimin e rrugës së Durrësit . Për këtë qëllim, nga sot pas përfundimit të punimeve rehabilituese në rrugën “Mine Peza”, do të kryhet bllokimi i rrugës së “Durrësit” dhe kthimi i rrugës “Mine Peza” me dy drejtime lëvizje. Krahas investimeve për rrugët e reja, Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve me materialet sipas standardeve më të larta.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pase ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë.  “E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre…

Read More

Motra e Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës është zgjedhur në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose siç njihet ndryshe dhe Komisioni I Vettingut. Ky institucion bën me dije se pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro nga 11 që kanë votuar, kandidatja Pamela Qirko. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020. Nga kjo e martë, Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Read More