Author: tirana

Rita Ora duket se ka nisur një romancë të re dhe mediat e huaja po ziejnë. Ditët e fundit këngëtarja është parë në shoqërinë e miqve të saj me të cilët ka dalë për të darkuar dhe mes tyre raportohet të ketë qenë edhe i dashuri i ri i autores së hitit “Let me love you”. Në fotografitë që qarkullojnë në internet, 29-vjeçarja shihet me të dashurin misterioz teksa ecin krah për krahu, për t’iu bashkuar më pas të gjithë grupit të miqve. Prej muajsh ka zëra se Rita është e dashuruar dhe e lumtur në një lidhje të re.…

Read More

Ka kaluar vetëm një muaj e gjysmë gati që kur Klea Huta është bërë nënë për herë të parë dhe të gjithë duam të shohim sesi duket ajo pas lindjes! Moderatorja ka qenë tepër aktive me fotot të Instagram, më tepër duke ndarë momente me vogëlushin e saj Krid ku duket në super formë. Dhe ja sot, ajo ka publikuar disa foto të vetes, ku duket wow..! Së fundi, Klea ka vendosur t’i rikthehet punës më e karikuar se kurrë më parë. Moderatorja ka shpërndarë edhe një foto në Instastory ku duket në super formë, teksa ka shkruar edhe “Coming…

Read More

Albert Zekaj nga Kopliku, njeriu që masakroi barbarisht me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqiraj, shokun e tij të dhomës në Fier, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo pasi prokuroria e Fierit në seancën e sotme gjyqësore, ka kërkuar përpara gjykatës së qytetit, deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Albert Zekaj, pasi nga procesi hetimor dhe gjyqësor, sipas prokurorisë u provua se autor i vrasjes është pikërisht i pandehuri, Albert Zekaj. Veç kërkesës për dënim me burgim të përjetshëm për Zekaj është kërkuar dhe një dënim tjetër me 1 vit burgim për akuzën e…

Read More

Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhe sot në protestë para Kryeministrisë. Protesta e artistëve nisi që pasditen e djeshme, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur club-et dhe lokalet pas orës 20:00 të mbrëmjes, për shkak se cilësohen si burim i përhapjes së koronavirusit. Gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues.

Read More

Arti shqiptar është në zi, pasi ka humbur dy njerëz mjaft të dashur dhe të njohur për publikun, dhe yje të skenës shqiptare. Pas aktorit të mirënjohur fierak, Fuat Boçi, ka ndërruar jetë sot edhe humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj, në moshën 54-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste…

Read More

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID realizoi mbi 1400 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se “në 24 orët e fundit janë vendosur 8 masa administrative, 6 masa administrative me gjobë, 2 masa për pezullim aktiviteti”. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë. MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë Alvin Berishën bashkë me babain e tij Afrimin, historia e të cilëve, vuajtja e djalit dhe odiseja e të atit preku zemrat e të gjithëve. Meta i cilëson dy miq të veçantë dhe shprehet i lumtur për takimin. “I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta. Ndërsa fotot e publikuara tregojnë një Alvin 12-vjeçar totalisht të ndryshëm nga pamjet e para të tij në Siri.

Read More

Kantautori Elton Deda ka reaguar sërish lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës gjatë periudhës së pandemisë. Deda kërkon shfuqizimin e atit normativ, që ai e cilëson të çuditshëm. “Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos jua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqesi. Ka plot forma që mos t’i rrënosh muzikantët e bashkë me të gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj që kështu nuk do…

Read More

150 mln lekë është shifra e propozuar në këshillin Bashkiak nga kreu i Bashkisë Erjon Veliaj, për ekipin e Tiranës, e cila këtë vit u shpall kampione e Superligës. Përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët që zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet. “ Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam…

Read More

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në Berat këtë herë ku iu kërkon burimet e pasurisë 4 të dënuarve për krime të rënda, mes tyre dy vëllezër. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”; Altin Zhuka, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën…

Read More

Gjyqtari Gjin Gjoni ka dorëzuar dorëheqjen për largimin nga sistemi i drejtësisë. Gjoni, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës i ka nisur letrën e dorëheqjes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa ende nuk ka mbërritur në KLGJ. Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Pikërisht me këtë fakt duket se lidhet edhe lëvizja e fundit për të ikur nga sistemi i drejtësisë. Një burim i tha gazetarit të Report Tv Merin Maçi se Gjoni e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se ai gjykon se procesi i vettingut me të cilin ende nuk është…

Read More

Secili prej nesh ka një personalitet të ndryshëm dhe kjo është ajo që na individualizon në këtë botë Veprimet tona zbulojnë një pjesë të karakterit tonë, ato mund të jenë mënyra sesi ecim, flemë, flasim dhe vëzhgojmë, detaje që shpesh anashkalohen, por që tregojnë shumë. Por, a e dinit që edhe përmes mënyrës si ju e mbani çantën mund të zbuloni shumë për veten dhe personalitetin tuaj? Le ta provojmë bashkë: 1. Në anën e pasme Sinqeriteti dhe mirësia mbizotërojnë në vetveten tënde të brendshme, megjithatë ka raste kur vepron pa menduar për pasojat. Nuk ka rëndësi nëse lëndoni dikë…

Read More