Gjyqtari Gjin Gjoni ka dorëzuar dorëheqjen për largimin nga sistemi i drejtësisë. Gjoni, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës i ka nisur letrën e dorëheqjes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa ende nuk ka mbërritur në KLGJ.
Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Pikërisht me këtë fakt duket se lidhet edhe lëvizja e fundit për të ikur nga sistemi i drejtësisë.
Një burim i tha gazetarit të Report Tv Merin Maçi se Gjoni e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se ai gjykon se procesi i vettingut me të cilin ende nuk është përballur nuk është i barabartë dhe sipas gjyqtarit procesin e rivlerësimit e kalojnë të gjithë ata që i shërbejnë politikës.
Pra frika nga vettinguka shtyrë gjyqtarin e anatemuar, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga ndërkombëtarët që të japë dorëheqjen nga drejtësia. Tashmë pritet përgjigja e KLGJ-së.
