Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe dhe bie pre e një përdhunimi, dramë kjo që po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes. Gjithçka nisi kur Fatbardha ishte akoma një adoleshente, ende pa mbushur 17 vjeçe, përjeton tmerrin e një abuzimi seksual. “Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdhunuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin që abuzoi me mua sepse isha e vogël .Pas përdhunimit, që nga ai moment më shkëputën nga shkolla…atë kohë se dija çfarë do të thotë të jesh shtatzënë sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja.…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur Rovena Dilo e ka quajtur tallëse shumën prej 26 mijë lekë të rejash e vendosur nga qeveria gjatë kësaj pandemie. Ajo tha se me 26 mijë lekë të reja nuk mund të bësh asgjë. Ndërsa shtoi se do të ishte mirë që aktivitetet muzikore të rifillonin, por me publik të kufizuar, për të frenuar përhapjen e virusit. “Ajo që unë do të thosha si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “liveve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një…
Qeveria ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë, në dispozicion të tij do të jenë 2 nënoficerë e një truprojë- shofer. Zef Mazi u zgjodh si kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin në BE më 9 maj. Ai kërkoi nga të gjitha palët e spektrit politik mbështetje për çështjen e procesit të negociatave, duke i konsideruar si më të rëndësishmet për Shqipërinë në 70 vitet e fundit. VENDIMI NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA…
Sipas Eurostat, shkaku kryesor i vdekjeve në Bashkimin Europian janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, më pas ndjekin tumoret dhe në vend të tretë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Po të marrim të dhënat krahasuese të institutit tonë të statistikave sa i përket shkaqeve të vdekjeve në vendin tonë, rezulton se edhe në Shqipëri, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut janë shkaktari kryesor i vdekjeve, me 53.5% të totalit. Kjo shifër është e ngjashme me atë të vendeve si Rumania, Letonia, Lituania apo Estonia. Por, ndryshe nga Europa, në vend të dytë si shkak i vdekjeve në…
Qeveria e Shqipërisë ka marrë sot vendimin në Këshillin e Ministrave për të rritur pragun e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 2 milionë lekë në 10 milionë lekë. Diçka e tillë ishte paralajmëruar nga ministrja e financave Anila Denaj e cila theksoi se deri në 2029, pra për 10 vite biznesi i vogël me fitime nën 10 milionë lekë në vit nuk paguan TVSH. Ky vendim hyn në fuqi prej 1 janarit të 2021 dhe është i vlefshëm për 10 vite.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 68 raste të reja me Covid-19. Prej tyre, një rast u konfirmua në Elbasan. Pozitiv për Covid-19 ka rezultuar një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit. Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani…
Këngëtari Ermal Fejzullahu i ftuar në RTV Ora ka reaguar lidhur me revoltimin e këngëtarëve pas masave të marra kundër Covid-19. Ai i ka thumbuar kolegët e tij duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë të varfër dhe është turpi i Zotit dhe i botës që këngëtarët të ankohen për lekë. Ronald Sharka: Më trego ndonjë situatë të çuditshme apo të frikshme që të ka ndodhur gjatë verës. Ermal Fejzullahu: Këtë verë nuk kemi pasur shumë. Kolegët e mi janë mërzitur sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të…
Me anë të një postimi në “Facebook”, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar fotot e 10 maturantëve më ekselentë të Maturës Shtetërore 2020. Poshtë fotove, është shkruar dhe një përshkrim i shkurtër për çdo maturant. Maturantët kanë mbyllur me sukses ciklin e provimeve dhe tashmë janë në pritje të aplikimit në universitete. Njoftimi i plotë:
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mesazhit të ambasadores amerikane, Yuri Kim, lidhur me përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë nga partitë politike. Në mesazhin e saj, ish-deputetja ka nxjerrë në pah ndryshimin mes PD dhe PS për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve. Tabaku shprehet se është krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, i cili sipas saj, deri më sot ka larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Postimi i plotë i Jorida Tabakut “Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë…
Nga sot e deri më 4/8/2020, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi. Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes: a) Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi. b) Kalimi i kamionave për transport mallrash c) Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse. d)Veçanëtisht për rastin e kufive tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit. Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga…
Shkencëtarët gjermanë po planifikojnë që të organizojnë një koncert në ambient të mbyllur për një publik prej 4000 personash, për të parë se si përhapet koronavirusi mes njerëzve. Një ekip nga Universiteti Martin Luther i Halle-Wittenberg po rekruton vullnetarë për “eksperimentin koronavirus” të 22 gushtit, që do të organizohet në një stadium të mbyllur në Lajpcig dhe ku do të interpretojë kantautori Tim Bendzko. Ata që do të jenë në publik do të mbajnë maska dhe një pajisje në qafë që dërgon sinjale çdo 5 sekonda, që do të tregojë vendndodhjen e tyre në stadium. Gjithashtu, do të përdorin dezinfektant…
110 shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm që kërkuan azil, u riatdhesuan nga Metzi në Francë me charter mbasditen e sotme në Rinas. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin. Policia e shtetit thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero. Gjithashtu u bën apel të gjithë qytetarëve që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u…