Këngëtari Ermal Fejzullahu i ftuar në RTV Ora ka reaguar lidhur me revoltimin e këngëtarëve pas masave të marra kundër Covid-19.
Ai i ka thumbuar kolegët e tij duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë të varfër dhe është turpi i Zotit dhe i botës që këngëtarët të ankohen për lekë.
Ronald Sharka: Më trego ndonjë situatë të çuditshme apo të frikshme që të ka ndodhur gjatë verës.
Ermal Fejzullahu: Këtë verë nuk kemi pasur shumë. Kolegët e mi janë mërzitur sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë.
