Prestigjozja Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej. Revista shkruan për idenë gjeniale të tij që më parë nuk ekzistonte në hotelet e vendit. Sipas Forbes, suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë . Artikulli i plotë i Forbes Premtimi ishte vetëm 23 vjeç kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash…
Author: tirana
Pep Guardiola ka bërë një veprim qesharak në përballjen e Manchester Cityt ndaj Arsenalit në FA Cup, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme. Citizens ishin duke humbur 1-0 në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Angli, derisa trajneri spanjoll kishte nevojë të komunikonte me asistentin e tij. Por, Guardiola nuk e ka parë që karrigia e tij ishte bosh, dhe asisteti kishte lëvizur prej aty. Në momentin që spanjolli e pa se askush nuk ishte i ulur afër tij, ai e vazhdoi bisedën vetëm me karrigen, për të krijuar kështu një situatë qesharake. Kjo video e…
Koronavirusi që po kërcënon botën nuk është i njëjti me koronavirusin që shpërtheu fillimisht në Kinë. Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkakton sëmundjen e Covid-19 është duke ndryshuar. Shkencëtarët kanë dalluar me mijëra mutacione ose ndryshime të materialit gjenetik të virusit, por deri më tani njëri është veçuar që ndryshon sjelljen e tij. Pyetja kryesore që shtrojnë kërkuesit në lidhje me mutacionin është nëse e bën virusin më infektues apo vdekjeprurës tek njerëzit si edhe nëse kërcënon kërkimet që po bëhen për vaksinën. Aktualisht, koronavirusi po ndryshon shumë ngadalë krahasuar me viruset e gripit. Me nivelet e ulëta të…
Mbrëmjen e kaluar u mbajt “Miss Shqipëria 2020” në “Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes”. Për shkak të mungeses së transportit publik dhe vajzave nga diaspora, këtë vit, ndryshe nga tradita morën pjesë 26 vajza. Në fazën finale u dhanë këto çmime: 1. Miss Interneti- Iljada Bazi 2.Miss Miqësia-Antonela Çina 3. Miss “Stopi”, vajza e zgjedhur si velinë – Françeska Rustemi 4. Miss Press- Sindi Klerisa Meta u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020. Françeska Rustemi u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipëria 2020. Miss Shqipëria 2020 u shpall vajza me numrin 14, Iliada Bazi. Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi…
Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon. Kjo duke krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019. Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të…
Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të operacioni “Nikla”. Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. 23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim…
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel ofroi të shtunën një propozim kompromisi, për të zbutur kundërshtimin e vendeve donatore të BE lidhur me shpërndarjen e fondeve të rimëkëmbjes, Holandë, Austri, Danimarkë, Suedi. Dita e parë e samitit u zymtua nga bllokada e kryeministrit holandez, Mark Rütte. Propozimi i Charles Michel Ai kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen. Michel tani propozon një kompromis, që krahas shkurtimit të granteve nga 500 në 450 miliardë euro, përmban edhe një mekanizëm të BE, në të cilat pagesat në raste grindjesh të mund të…
Në tre javët e fundit nga policia e Dibrës dhe Matit janë proceduar 19 persona për shkelje të ndryshme si ndërtime të paligjshme, prerje të pyjeve dhe gërryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi. Ndër të proceduarit nga policia është edhe një administrator subjekti, ndërsa janë sekuestruar lëndë drusore dhe një mjet që i transportonte. Konkretisht janë proceduar në gjendje të lirë E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu u proceduan…
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter ka lëkundur në orët e para të mëngjesit të sotëm Gjirin e Lalzit në Durrës, të njohur ndryshe edhe si fshati i pasanikëve, pasi shumë politikanë dhe biznesmenë kanë vilat e tyre në këtë zonë buzë detit. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik ka qenë me thellësi 23 km. Lëkundjet janë regjistruar sipas IGJEUM në orën 04:56 minuta, ndërsa dëme nuk ka pasur pasi magnituda ka qenë e vogël.
Një vend i vogël i vendosur në Gadishullin Ballkanik në Jug dhe Juglindje të Evropës. Ai ka shumë kështjella dhe zona arkeologjike. Edhe pse shumë turistë nuk dinë shumë për këtë vend, ai është i mrekullueshëm për t’u eksploruar sepse ofron natyrën e egër dhe ajrin mesdhetar. Vendi është më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz në pushime krahasuar me vendet e tjera, shkruan faqja e njohur turistike nomadlo.com. Nëse planifikoni ta vizitoni, më poshtë janë atraksionet kryesore të Shqipërisë për t’u parë dhe shijuar: BERATI Qytet i vendosur në lumin Osum pikërisht në mes të Shqipërisë.…
Pak ditë më parë, zv. ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, foli mbi përdorimin e gjuhës greke në disa fshatra në Jug të Shqipërisë. Në një intervistë në Ora News, Çuçi u shpreh se përdorimi i gjuhës greke nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin dhe se nëse shërbimi nuk ofrohet në shqip, të mos merret në greqisht. “Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyqan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku…
Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuar më parë për vjedhje, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Në cilësinë e provës policia sekuestroi materiale si një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale…