Një sherr masiv ka ndodhur në një restorant në Jalë. Në video shihet sesi disa të rinj janë duke u përleshur me karrige. Mësohet se sigurimi i restorantit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, edhe pse duket qartazi se nuk munden ta mbajnë situatën nën kontroll. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur ende një reagim nga Policia e Shtetit.
Author: tirana
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot për katër ditët e intervistimit në Prokurorinë Speciale në Hagë, pas aktakuzave ndaj tij për krime lufte. Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se ky proces do të vulosë të vërtetën e historisë së tij. Pas deklaratës së Thaçit, kryeministri Rama publikoi foton e Presidentit me flamurin e UÇK-së në duar: Askush s’e rishkruan historinë e lirisë tonë.
Opozita parlamentare kërkon përfaqësimin në Këshillin Politik me Myslim Murrizin dhe jo Rudina Hajdarin. Lajmin e ka bërë me dije Edmond Stojku në një postim në facebook. Sipas tij, 28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë daklordësuar që të përfaqëson në Këshill nga Murrizi. Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rënë dakord, që Këshilli Politik të mblidhet të hënën (20 korrik) në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve. I pranishëm me Damian Gjiknurin do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi…
Kombinimi i nevojshëm që ju nevojitet për të hequr qafe yndyrën e barkut janë ushtrimet e posaçme në palestër dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura në dietën tuaj të përditshme, të cilat përshpejtojnë humbjen e barkut. Midis tyre është dhe boronica. Hulumtimet nga Universiteti i Miçiganit kanë treguar që një dietë e pasur me boronica mund të zvogëlojë yndyrën në bark. Për shembull, gjysmë gote boronica ka vetëm 42 kalori dhe është plot me vitaminë C, K dhe mangan. Shtoni një sasi të vogël të frutave me antioksidues në kosin tuaj, drithërat ose sallatën, dhe jepni një nxitje shtesë në…
Kiara Tito, bukuroshja e përfolur edhe për lidhjen me Butrint Imerin, ka publikuar së fundmi një foto shumë sensuale nga plazhi, ku duket e veshur me një body ngjyrë portokalli në të kuqe. Format trupore tejet elegante dhe beli i hollë e bëjnë atë të duket një yll i vërtetë.
Mazhoranca dhe opozita do të vendosen paraditen e të hënës sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese që po diskutohen në Kuvend. Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi është i bindur se shqetësimi i Ramës nuk është ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave, por vetëm heqja e koalicioneve. “Kushtetuta paska qenë një leckë pa vlerë. Jo për ndryshime sistemi për filozofi politike, por edhe për interesa ndryshohet. Çfarë ka bërë zoti Rama? Ka bërë sondazhet e veta, nuk i leverdis me këtë marrëveshje po të bëjë disa ndryshime të eliminojë koalicionin, i dalin llogaritë më mirë. Nëse e…
Ndeshja mes ekipit të Pukës (Tërbuni) dhe atij të Rrogozhinës (Egnatia) është shoqëruar me dhunë. Pas përfundimit të ndeshjes e cila përfundoi me barazimin 1-1, pukjanët u janë sulur lojtarëve të Egnatias dhe i kanë dhunuar ata. Mësohet se shkak për këtë dhunë, që ka arritur deri në gjakosje, është bërë pikërisht rezultati i kësaj ndeshjeje, që rrezikon që ekipi i Tërbunit të bjerë në Kategorinë e Dytë. Fillimisht lojtarët e ekipit të Rrogozhinës, u izoluan në dhomat e zhveshjes dhe prisnin mbërritjen e Forcave të Ndihmës së Shpejtë. Pasi FNSH-ja ka zbarkuar në Pukë, lojtarët e Rrogozhinës janë përcjellë…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot për katër ditët e intervistimit në Prokurorinë Speciale në Hagë, pas aktakuzave ndaj tij për krime lufte. Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se ky proces i intervistimit do të vulë të vërtetën e historisë së tij. “Siç e kam thënë historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk rishkruhet. Ky proces i rradhës është vazhdën e 20 viteve, por ky do të vulosë të vërtetën. Unë që pata fatin dhe nderin në shtetformimin e Kosovës ndihem krenar që do çoj deri në fund këtë histori. Ju siguroj se do të dal i…
Ka më shumë se 14 milionë ndjekës në profilin e “Instagram”-it, e kjo falë pozave provokuese që publikon. E kuptuat që është fjala për Demi Rose, e cila këtë të premte është shfaqur super “hot” me një fustan të bardhë teksa festonte në Ibiza.
“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”. Kështu tha mjeku Pëllumb Pipero pasditen e sotme në media. Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha: “Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi. Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi, pra njërëzit që takohen me njëri-tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren”.
Uljan Kolgjegja, 39-vjeçari i cili tentoi të vetëdigjej sot para ambienteve të kryeministrisë, është një personazh jo krejtësisht i panjohur për publikun shqiptar. Në gjendje të rënduar psikologjike Kolgjegja tentoi të vetflijohej para ambienteve të Kryeministrisë, pasi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia i kishte hequr patentën dhe si rrjedhojë nuk mund të ushtronte detyrën e tij si taksist. Uljani një adhurues i flaktë i Sali Berishës, duke shprehur kështu admirimin e tij për ish-kryeministrin me foto të tij të bërë tatuazh në gjoks. Më pas ai bëti tatuazh edhe Marina Vjollcën, kurse 4 vite më parë 39…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve. Nëpërmjet një njoftimi nga Presidenca, Kreu i Shtetit shprehet se këto 4 ligje synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve. Presidenti shprehet se shtesat për ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet elektronike që i referohen të moshuarve mbi 75 vjeç dhe po ashtu dhe shtyrja e vlefshmërisë deri në fund të 2020 për gjithë shqiptarët është një lehtësim. Ligjet e dekretuara 1) Ligji nr. 87/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 ‘Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë…