Moderatorja Dajana Shabani njihet për natyrën pa komplekse dhe shpesh herë replikon me ndjekësit në rrjete sociale kur nuk i pëlqejnë komentet. Së fundmi ka publikuar në Instagram bisedën me një vajzë, e cila i thotë: “Pse drídhesh sikur je futur në korent”. “Se më do menderja, po ti ca halli ke?” – i shkruan Shabani. Më pas ndjekësja i përgjigjet duke i vënë në pah kulturën. “Ti, një e panjohur në Instagram nuk më tregon mua kulturën sepse të mos vdesësh injorante, mendere është forma më e kulturuar e shkruar në fjalin shqip. Dhe nuk mendoj se ti ke…
Author: tirana
“Bëni tamponin, edhe me rrezikun që gruaja t’ju nxjerrë nga shtëpia”- ky është apeli i pazakontë i kryebashkiakut të Modica-s në Itali, Ignazio Abate. Kjo për shkak se një eskortë me origjinë nga Peruja, është konfirmuar me Covid-19, gjë që ka frikësuar kryebashkiakun se koronavirusi mund të jetë përhapur edhe më tej tek klientët e saj. “Dy apo tre klientë në ditë për 10 ditë. Janë 20-30 persona që mund të kenë marrë virusin, duke infektuar të gjithë pjesëtarët e familjes apo persona të tjerë në bare. Apeli i tij është që të bëjnë tamponin të gjithë ata që kanë…
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë ku një 39-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë para Kryeministrisë. 39-vjeçari u ndalua në kohë nga forcat “Shqiponja” dhe është shoqëruar në polici. Policia njofton se i riu i identifikuar me inicialet U.K., mbante një shishe benzinë në dorë dhe kishte qëllim të vetëdigjej. “Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39-vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë…
Dridhet sërish bota e futbollit për shkak të basteve. Këtë herë nuk janë të përfshirë futbollistë apo drejtues skuadrash, por një arbitër (emri i tij nuk përmendet). Prokuroria e Romës po heton një ndeshje të Serisë C, në kampionatin e të rinjve, për të cilën ka pasur baste anormale. Ndeshja nuk ka përfunduar, por është ndërprerë për shkak të një dëmtimi të arbitrit. Ndeshja është zhvilluar para ndalesës së kampionateve nga pandemia, në fund të janarit, dhe për momentin nuk ka të ndaluar. Sipas “La Repubblica”-s, hetimi ka nisur pasi organet kompetente, të sinjalizuara nga agjencitë e basteve për një…
Nevina Shtylla, e njohur si një ndër moderatoret më të ëmbla dhe të buzëqeshura të ekranit shqiptar, ka ruajtur gjithmonë profilin e saj brenda kornizave të seriozitetit. Si në Instagram edhe në emisionin ku bukuroshja moderon është shfaqur gjithmonë me veshje serioze dhe pa ekzagjerime. Por fotot e fundit e saj ka ndezur komentuesit. Nevina ka pozuar në bregdet me bikini dhe duket mjaft tërheqëse.
Nëse mendoni se Fjoralba Ponari nuk nevrikoset asnjherë, është momenti të ndërroni opinion pasi një nga ndjekësit në Instagram e ka acaruar moderatoren. “Ku e ke bossin e madh?”- është pyetja e drejtuar moderatores në Instagram, të cilës nuk i ka pëlqyer aspak. Ndaj Fjoralba s’ka vonuar t’i kthejë përgjigjen e merituar. “I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipi i një shqipoje ky.”- shkruan ajo, sigurisht e zhgënjyer nga pyetja që i është drejtuar. Fjoralba ka treguar gjithmonë se është një “maniake” e punës dhe veçmas televizionit, ajo punon edhe…
Efektivët e sigurisë kanë kryer një kontroll “blic” në burgun e famshëm grek të Koridalos, në të cilin gjenden të dënuar një numër i madh shqiptarësh. Siç raportojnë mediat greke, operacioni i kërkimit në dhomat e të burgosurve është duke vijuar, ndërsa deri më tani janë gjetur drogë, shufra, celularë dhe karikues, mjete të mprehta, etj. Sasia e kapur e drogës është relativisht e lartë për një burg. Bëhet fjalë për 5.3 kilogram hashash dhe dy kuti me drogëra të tjera sintetike.
Vijon me ritme të larta rritja e numrit të të prekurve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit në Shqipëri. Siç raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 102 raste të reja nga 501 teste të kryera. Tirana mbetet vatra më problematike me numrin më të lartë të rasteve.
Faqja Albanian Historical Society ka publikuar foto nga objektet arkeologjike të gjetura në vendbanime ku kanë jetuar Ilirët. Në to do të shikoni nga enët e baltës, skulpturat tek stolitë e ndryshme. “Kultura dhe qytetërimi Ilir dhe shkëmbimet kulturore me qytetërime të tjera të mëvonshme”- thuhet në përshkrimin e fotove.
Këto janë parashikimet e horoskopit për ditën e dielë 19 korrik 2020, sipas astrologut Paolo Fox. Dashi: Ju mund të filloni të nisni apo të vazhdoni projekte të reja, duke përfituar edhe falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj që do t’ju mbrojë. Në dashuri mund të ketë akoma keqkuptime, për shkak të dialogut të pamjaftueshëm. Demi: Është një ditë që do të ishte më mirë të shmangni konfliktet, veçanërisht në dashuri. Ju duhet të jeni të kujdesshëm për të mos krijuar diskutime, në veçanti, për histori që nuk janë zbuluar kurrë. Kjo nuk është koha për të zgjidhur problemet…
Një person ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë. Mësohet se personi në fjalë ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 30- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.
Një sherr i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në zonën e njohur si “Shkolla e Bashkuar”. Një grup vajzash, adoleshente në dukje, shihen teksa rrahin keq një vajzë tjetër. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ato e shqyejnë nga rrobat atë dhe e godasin fort me shqelma. Arsyet e konfliktit lidhen me faktin se vajza i kishte sharë këto të fundit, sipas dëshmitarit në vendngjarje. 15-vjeçarja është rrethuar nga grupi i vajzave rreth moshës 17-vjeçare dhe ka marrë lëndime.