Që prej fillimit të lidhjes së tyre e deri të dasma e më pas ardhja në jetë e bebushit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur të jenë të rezervuar për jetën e tyre private. Por një fotoje të fundit e Irës në Instagram aktori nuk i ka rezistuar aspak duke shprehur dashurinë për bashkëshorten dhe të birin. “Zemrat e mia. Super foto”, shkruan Gazi dhe Ira ja kthen “Shpirt”.
Author: tirana
Mesdheu është kthyer një nga destinacionet më të preferuara të personave “VIP” në botë. Së fundmi në hartën e ndalimit është piketuar edhe Shqipëri, e cila çdo vit ka vizitorë të huaj që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Por jo më larg se dje, në portin e Durrësit ka ankoruar edhe një nga personazhet më të pasur të rrjetit, Dan Bilzerian. Jahti i tij është filmuar në portin e Durrësit, ndërkohë që nga videoja duken vetëm dritat e jahtit dhe dëgjohet muzika e lartë. Dan Bilzerian (Mbreti i Instagramit) ndiqet pothuajse nga 28 milionë njerëz në llogarinë e tij…
Gjykata ka lënë në burg për 10 ditë Rois Babasin, djalin e ish-deputetit demokrat Ndriçim Babasi. Argumenti për këtë vendim, është se do të punohet për të gjetur prova të tjera.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi takime me strukturat lokale të Partisë Socialiste në Vlorë. Fokus i këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është kritikuar për mungesë të bashkëpunimit. Kjo nuk është hera e parë që Rama kritikon Lelin publikisht. Pas kësaj mbledhje pritet edhe propozimi për zv. Kryetar Bashkie. Propozim ky i ardhur nga baza socialiste. Sakaq ky është takimi i dytë i kryeministrit Rama me strukturat në Vlorë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar duke dënuar vendimin e Turqisë për ta kthyer kishën e Shën Sofisë në xhami. Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishtërimit ashtu dhe Islamit. “Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishtërimit ashtu dhe ndaj Islamit. Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishtërimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë…
Natyrisht që gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një gjë është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë të cilën mund ta keni në çdo kohë, ta doni dhe të jetë gjithmonë pranë jush. Në vazhdim lexoni arsyet pse është e shkëlqyer të keni një motër më të madhe, dhe pse të pasurit e një motre më të vogël është bekim i vërtetë. Dollapi i saj është më i mirë se i juaji Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet…
Eli Fara është një këngëtare shume e dashur për publikun dhe një nga gratë më të bukura të showbizz-it shqiptar dhe më të komentuara. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja arrin ta ruajë freskinë e rinisë dhe nuk ka ndryshuar pothuajse fare. Ajo publikoi një foto në Instagram të 31 viteve më parë duke ecur në rrugët e qytetit të Korçës dhe tërheq vëmendjen e kalimtarëve. “1989! Korçe😊”– shkroi Eli Fara, në përshkrimin e imazhit. Me foton e saj, kur ishte vetëm 22-vjeçe, mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj. Komenti më epik ishte i Aurela Gaçes: “Çfarë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar mjekun e njohur infeksionist, Tritan kalo në ditën e lindjes së tij. “Profesor Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën çdo ditë. Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra”, shprehet Manastirliu. Profesor Kalo është një prej mjekëve që po qëndron në shërbim të pacientëve prej më shumë se…
Teksa vendi ynë po përballet me shifra ende të larta të rasteve me koronavirus, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini theksoi se ky virus është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek. Virusi tashmë ka tendencë të prek moshat e reja, edhe në këtë kohë kur temperaturat janë të larta Po ashtu ajo saktësoi edhe disa paqartësi të shumë bizneseve, si bare, lokale apo dhe restorante, supermarkete, sa i takon mbajtjes së dorezave. Sipas saj, Komiteti Teknik ka vendosur që të heqë nga protokolli mbajtjen e dorezave. Ajo theksoi se askush nuk mund të gjobitet për këto raste.…
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka pësuar një aksident me makinë pasditen e sotme. “Prive.al” ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në Tiranë dhe ka siguruar foto nga vendngjarja. Pas lajmeve ka reaguar dhe Fifi. Me anë të një postimi në Instastory, ajo shkruan se ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore. Për më tepër, këngëtarja nuk ka anuluar as koncertin e mbrëmjes së sotme. “Nanusha…është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë”, ka lajmëruar Fifi.
Ndërsa provat pas ekzaminimit mjeko-ligjor forcojnë skenarin e vetëvrasjes në rastin e vdekjes së 16-vjeçares Maria, Policia e Trikalës pas insistimit dhe bindjeve të familjes se është një krim, nuk do ta mbyllë dosjen për të hedhur më shumë dritë mbi çështjen. Sipas avokatit Dimitris Samartzis, familja është në pritje të zbulimit të bisedës në telefon pak para ngjarjes dhe ekzaminimeve toksikologjike, të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen. Prindërit dhe vëllezërit e Marias shpërthyen në akuza, ndërsa thanë për Protothema.gr pas funeralit, se nuk ishin në dijeni se 16-vjeçarja kishte një lidhje me policin 27- vjeçar. Sipas informacioneve,…
Policia e Vlorës sekuestron kokainë dhe një sasi parash në Vlorë në banesën e një 53-vjeçari, i cili po ashtu ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit “Llogaraja”. Njoftimi i plotë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me seksionin operacional pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas në zonën e Llogarasë merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar në zonën e Llogarasë, operacionin policor të koduar “Llogaraja”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi…