Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është evidentuar në një fshat të Skraparit, ku është arrestuar kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike kanabis. Të njëjtat burime sqaruan se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet A. T., 54 vjeç, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” si dhe S. T.,…
Author: tirana
Binjakët- Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori- Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e shtunë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.
Policia e Shtetit vjen me një paralajmërim për prindërit, që të kenë kujdes nga lojërat virtuale që luajnë fëmijët. Përmes një deklarate mësohet se Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet “Jonathan Galindo”. Sipas policisë kjo lojë, duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” iu dërgon mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa rregulla që duhen zbatuar në kuadër të sezonit turistik, për të mos rrezikuar infektimin nga COVID-19. Në strukturat akomoduese, rekomandohet ruajtja e distancimit fizik jo më pas se 1.5 metër ndërsa stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. “Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin…
Bllokohet sërish ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku u bë verifikimi rigoroz dhe i thelluar për kandidatët u është ndaluar kandidimi 6 prej tyre, ndërsa tre të tjerë janë tërhequr. “Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”,- sqaron KED në njoftimin e saj. Me këtë rezultat plotësimi i vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të largimeve nga vettingu mbetet ende pezull. Kandidatët e tërhequr Klodian Rado Prel Martini Envi Hicka Kandidatët e ndaluar nga KED…
Ashtu si për çdo fundjavë, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë tërë natës së të premtes deri në orët e para së të shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, respektivisht në të dyja anët e saj. Mësohet se gjatë motitorimit nga ana e bluve, rezulton se 15 Leje Drejtimi janë pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në këtë rrugë. Ndër të tjera policia iu jep mesazh të qartë drejtuesve, se nëse ata nxitojnë do përfundojnë tek policia, ose akoma më keq do aksidentohen. Po ashtu, bëhet e ditur se një 25-vjeçar, me shpejtësi 170 km/h është kapur gjatë…
10 mijë franga zvicerane kushton gjoba për atë që shmangin karantinimin në Zvicër, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me koronavirusin. Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër. Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit.
Te shumta ishin mjetet dhe qytetarët e Kosovës që kaluan kufirin për në Shqipëri. Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug… “Po iki në Shqipëri për pushime, në Shëngjin. Do zbatojmë masat për COVID-in dhe kam marë maskat,”-shprehet një qytetarë i Kosovës. “Jam nisur për në Shqipëri…
Kryeministri Rama i ka uruar qytetarët për fundjavën nëpërmjet një video mbreslënëse nga Tushemishti. Rama thotë se ky vend është një tjetër perlë e Shqipërisë, me bukurinë e pafund që ofron. “MIRËMËNGJES dhe me bukuritë që ofron Tushemishti, një tjetër perlë e Shqipërisë tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë,”-shkruan Rama. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/280879166323065/
Sipas MeteoAlb dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen duke rrezikuar reshje fillimisht në zonat Lindore dhe gradualisht përfshijnë dhe zonën e ulët. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4-5 ballë.
Moti për nesër pritet të jetë i paqëndrueshëm. Edhe pse në orët e para të ditës do të ketë kthjellime, në mesditë vransirat do të jenë të pranishme në gjithë territorin. Madje në zonat malore do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu. Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim. Në bregdet valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 13/25°C Zonat e ulëta 16/28°C Zonat bregdetare 19/29°C.
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese. Ai thotë se gjithpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale, por Komisioneri i rikthehet përsëri marrëveshjes së 5 qershorit. Ai thotë se ajo marrëveshje është vendimtare dhe duhet të ruhet dhe të votohet shpejt pasi adreson një nga kushtet e BE. ‘’Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në…