Infektohet me koronavirus shefi i Komisariatit të Kavajës dhe bashkëshortja e tij. Ata kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 disa ditë më parë, ndërsa nuk dihet se ku kanë rënë në kontakt me virusin.
Author: tirana
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të mos flasin për ndryshimet kushtetuese, por t’i dënojnë ato “pa gjyq”, ka hyrë gjatë natës që shkoi në një fazë të re. Presidentit Meta, i cili mezi ka pritur të zbardhë dita, pasi i ka prishur gjumin një SMS, i ka prishur rehatin edhe Lulzim Bashës, duke e zgjuar herët, që të sigurohet për rrugën që do të ndjekin. Eshtë fjala për sugjerimin që ndryshimet kushtetuese të propozuara, duhet të kalojnë në Këshillin Politik. Propozimet nuk vijnë nga Partia Socialiste, por nga opozita parlamentare, dhe ato janë bërë…
Në Shqipëri pandemia e koronavirusit ka sjellë pasoja në ekonominë e vendit. Një pjesë e ndërmarrjeve që punojnë për eksport kanë ndërprerë prodhimin ose e kanë zvogluar atë për shkak të mbylljes së tregjeve të huaja. Industria fasone e tekstileve dhe këpucëve është goditur në veçanti. Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-maj eksportet shqiptare të tekstileve dhe këpucëve ranë me 44% në krahasim me një vit më parë, duke goditur rëndë këtë sektor që punëson rreth 76 mijë punëtorë./VOA
Cristiano Ronaldo ka një karrierë të suksesshme dhe një jetë private po ashtu të lumtur. Futbollisti i Juventusit përveç angazhimeve në Serie A, ka gjetur kohë edhe për pushime familjare duke ndarë kështu fotografi të ndryshme në rrjetet sociale. Në një të fundit, Ronaldo shihet në një jaht luksoz në krahët e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. “Bëni ëndrrat realitet, gjithmonë me shoqëri të veçantë” , ka shkruar Ronaldo sipër imazhit.
Caktohet përfundimisht data për mbledhjen e Këshillit Politik, ku pritet të ulen sërish përballë njëra tjetrës, opozita e bashkuar dhe mazhoranca. Ndërsa opozita e bashkuar u shpreh e hapur për të diskutuar për çdo çështje që ka të bëjë me reformën zgjedhore, përveç marrëveshjes së 5 qershorit që për ta nuk preket, palët u dakordësuan edhe për datën. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen bashkë ditën e hënë në orën 11:00. “Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës…
Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin mikeshat e ngushta Xhensila Pere dhe Xheisara Frisku. Në sfidën e vendosur nga Bieta, Xhensila i nxori të palarat shoqes së ngushtë. Xhenisla tha se këngëtarja, tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura. Ndërsa Xheisara e shpjegoi arsyen. Ajo tha se një ditë ishte në një bar me Xhensilën dhe po flisnin për makina të bukura, pranë tyre qëndronte ulur një djalë i pashëm. Në momentin që këto dalin nga lokali, djali kishte një makinë luksoze dhe përshëndet me dorë këngëtaren, e cila siç e konfirmoi edhe vetë e përshëndeti…
Dhjetëra qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kthehet në vendin e tij nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara. Siç shihet nga fotografitë e para të shkrepura nga Morina, janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, që mbajnë flamujt shqiptarë, kosovarë dhe ato të UÇK në duar, në mbështetje të Presidentit, që u akuzua nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Presidenti Thaçi ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka arritur në Tiranë. Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00…
Santorini, ishulli i famshëm turistik grek ka shënuar rastin e parë me COVID-19 për here të parë gjatë pandemisë. Ishulli me një popullsi vendase prej 14 mijë banorësh, por që mbipopullohet gjatë verës nga turistët, ka regjistruar sot një turiste rumune asimptomatike me COVID-19. Ajo është karantinuar në hotel teksa do i bëhet dhe një test i dytë. Ndërkohë Greqia në total sot ka shënuar 28 raste teksa 12 janë kapur në portat hyrëse të vendit. Rastet ishin të shpërndara në shumë zona të Greqisë por jo në nivel komunitar, por vetëm kontakte të afërta të atyre që janë infektuar…
Ilir Meta, Lulzim Basha, Rudina Hajdari. Tre persona, politikanë që të tre, me një emërues të përbashkët: reklamojnë, secili nga poltroni i tyre, fondin njerëzor e politik të opozitës shqiptare. Dy të parët i njohin të gjithë. I pari ka thënë për të dytin se nuk i duhet besuar as kur e pyet sesa është ora. I dyti ka thënë për të parin se është streha e fundit e maskarenjve, kurse e treta kërkon t’i rrëzojë që të dy të mësipërmit, duke hapur listat dhe duke provokuar kështu një mini-revolucion në skenën politike shqiptare. Meta, Basha dhe Hajdari, përfaqësuesit e…
Pas thirrjes së përfaqësuesit socialist në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri vjen edhe reagimi i opozitës, të cilës konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë mbledhje. Megjithatë, përfaqësuesi i PD-së dhe ai i LSI-së, thonë se marrëveshja e 5 qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshime dhe për këtë arsye nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty. Teksa Gjiknuri thekson se në këtë mbledhje do marrë pjesë edhe Rama, demokratët do të dërgojnë si përfaqësues tjetër edhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Përgjigjia e opozitës I nderuar koleg, Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen…
Një mjek i Klinikës së Reumatologjisë në Kosovë, Enlirat Duraku, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Infermierëve, është shprehur i irrituar lidhur me sfidat e mjekëve në kohën e pandemisë. Duraku flet ashpër ndaj qasjes së politikanëve, që sipas të cilit kërkojnë dhoma VIP e aspak nuk tregojnë mirënjohje për punën e shërbyesve shëndetësorë. “18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditës dhe të natës, sepse mungojnë kushtet,” shkruan ai. Postimi i plotë Infermierët dhe puna nën traumë psikologjike! 18€ paguhemi për një ndërrim…
Një emigrant shqiptar, i cili detyroi dy motra ukrainase të bëhen prostituta, u arrestua nga karabinierët në Qualiano. Burri 39-vjeçar i detyroi të bëheshin prostituta në Circumvallazione dhe të merrte një pjesë të mirë të fitimeve. Policia bllokoi shqiptarin jo larg vendit ku emigranti u takua me dy gratë për të mbledhur paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi. Në xhep, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy viktimave. Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. 39 vjeçari u transferua në burgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.