I pasur me ujë, fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra pjepri, fruti më i dashur i verës është një alernativë e shkëlqyer jo veç për vaktet e shpejta, por për organizmin në tërësi. Po çfarë e bën kaq dobiprurës? 1.Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave. 2.Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të…
Author: tirana
Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar kërkesën e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për rimbledhjen e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet si ftesë për pazar. Hajdari thotë se nëse Basha dhe Meta duan pazar të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë dhe të mos bëjnë show. “Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse janë lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre. Listat e hapura janë…
Dy ditë pas zgjedhjeve ende nuk ka asnjë konkretizim se kush do ta formojë qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut pasi koalicioni kërkon mbi 60 mandate nga 120 që ka parlamenti. Mediat maqedonase kanë bërë me dije se seanca konstituive mbahet më 30 korrik teksa LSDM ka preferuar për disa ditë heshjen politike në mënyrë që qytetarët të qetësohen pas fushatës dhe zgjedhjeve. Por nga LSDM janë të bindur se Zaev do të jetë mëndatari i qeverisë së re dhe po ai vetë kryeministër. Prapa nuk bën as BDI që ka lënë të nënkuptohet se do e kërkojë me…
Spitali i Laçit është shembur për t’i hapur rrugën një godinë të re, disa muaj pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26-nëntorit. Filimisht, pas konstatimeve paraprake, spitali i Laçit u braktis dhe u boshatis, pasi paraqiste rrezikshmëri të lartë për të shtruarit dhe personelin mjekësor që do të qëndronte aty. Aktualisht shërbimet e Urgjencës merren në një godinë që më herët ka qenë institucion fetar.
Komisioni Evropian ka miratuar sot një paketë ndihme për Shqipërinë, si mbështetje për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një njoftim për mediat, KE bën me dije se paketa financiare prej 100 milionë euro është pjesë e të gjithë ndihmës që ky institucion do të japë për Shqipërinë. DEKLARATA E PLOTË Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të…
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër koronavirusit. Brataj tha se qytetarët nuk duhet të tmerrohen nga Covid-19, ndonëse deri tani dominojnë lajme “frikësuese”. Ai u shpreh në një intervistë për Report Tv, se vdekshmëria nga koronavirusi nuk është më e lartë se ajo e gripit sezonal, dhe se shumë pacientë shërohen në kushte shtëpiake. “Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqinje shumë të lartë të shërimit, dhe të shërimit në bansë 94% shërohen në…
Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi sot laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku deklaroi se po forcohen kapacitetet për kryerjen e testeve Real Time PCR. “Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen…
Mosrespektimi i protokollit mjekësor për kufizimin e përhapjes së COVID-19, e ka kthyer institucionin e Prokurorisë së Përgjithshem në një vatër infeksioni. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se në organin e akuzës deri më tani rezultojnë 8 persona pozitiv. Por edhe pse një numër i lartë i të prekurve, puna në këtë institucion vijon ende ndërkohë që masat shtesë mungojnë. Edhe personat që kanë pasur kontakte të ngushta me tetë personat që kanë rezultuar pozitiv, nuk kanë kryer asnjë analizë, ndërkohë që paraqiten normalisht në punë. Nga ana tjetër, numri i punonjësve në zyra mbetet sërish i lartë deri…
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Kamenisë të Korçës, ku një 46-vjeçar humbi jetën, pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në banesë. 46-vjeçarit i ka shpërthyer një granatë, teksa ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër Korçë/Informacion paraprak Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Andre Shyrle i ka habitur të gjithë, teksa së fundmi ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur. Kjo vjen pak kohë pasi lojtari kishte mbyllur marrëveshjen me Dortmundin dhe ishte një lojtar i lirë. Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, Shyrle ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke thënë se këtë e mendonte prej kohësh. Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar ishte pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit në 2-14-ën, kur fituan edhe trofeun. Sezonin e fundit gjermani ishte pjesë e Spartak Moskës në huazim nga Dortmundi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Çelsi, Fulhemi,…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me gatishmëri ftesës së opozitës së bashkuar për t’i diskutuar ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik. Madje, Rama thotë se është i gatshëm që këtë herë të jetë edhe vetë i pranishëm në Këshillin Politik për të bindur opozitën, por edhe Presidentin e vendit, Meta, për dobinë që kanë ndryshimet kushtetuese për vendin. Kryeministri Rama ne Twitter: PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në…
Një person i pajetë është gjetur pak minuta më parë në fshatin Kamenicë të Korçës. Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçari mund të ketë humbur jetën nga ndonjë incident, pasi banorët e tjerë të fshatit kanë dëgjuar një shpërthim të fortë. Është e paqartë nëse shpërthimi është shkaktuar nga ndonjë bombol gazi, apo lëndë plasëse.