Flori Mumajesi është mjaft i rezervuar kur vjen puna tek jeta e tij private, megjithatë mbrëmë gjatë festës së ditëlindjes së Arilena Arës, kantautori i njohur u pa shumë i afërt me një vajzë, identiteti i të cilës u mbajt mister. Nuk e dimë nëse dyshja kanë një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore, por dje gjithë mbrëmjen është përfolur për një vajzë të quajtur Flutura. Por mediat e kanë zbuluar identitetin e vajzës, e cila quhet Arnita Beqiraj, është nga Vlora dhe ka fituar titullin e Miss Shqipëria në vitin 2010. Arnita sot është e njohur si drejtore e një…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta e cilëson si dramatike situatën nga pandemia e COVID-it në Shqipëri. Në kuadër të 2-vjetorit të themelimi të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dhe doktorin nga Kosova, Halit Gërbeshi, ndërsa u ndal edhe te pandemia. “Kjo situatë dramatike e pandemisë në vendin tonë por edhe në gjithë botën dhe gjesti i jashtëzakonshëm i dhuruesve vullnetarë të gjakut në këtë situatë, më kujtojnë fjalimin e Winston Churchill si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, në1940-ën, vitin e parë…
Një video në Split të Kroacisë, është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj, ku shfaqen dy vajza duke u rrahur me njëra tjetrën. Siç edhe shihet nga pamjet, e kapura nga kamera amatore, në mes të ditës, vajzat shihen duke i shkulur flokët njëra tjetrës. “Kisha parkuar në skaj të rrugës kur pashë dy vajza duke u rrahur në trotuar dhe vendosa ta filmoj”, ka deklaruar autori i videos.
Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën ‘Detyrim paraqitje’ për mjekun popullor Frederik Frrokaj, i cili akuzohet për “Mashtrimit” dhe prodhimin dhe shitjen e lendeve te rrezikshme për shëndetin. Po ashtu, togat e zeza kanë liruar nga burgu, edhe nipin e tij, Henri Frrokaj, duke i caktuar masën ‘detyrim paraqitje’. Kujtojmë se Frrokaj bashkë me nipin e tij u arrestuan 2 ditë më parë. Frederik Frrokaj është vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Andon Frrokaj. 57-vjeçari akuzohet se pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte…
Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në Shkodër dhe Velipojë, ku 4 personave iu është kërkuar që të deklarojnë pasurinë. NJOFTIMI I OFL Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. M., banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”; D. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; M.…
PD ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku lidhur me ligjin e aministisë fiskale, për të cilën thotë se po thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal. “Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund…
Ai ishte i fundit që u dorëzua kundër Osasuna, por pas humbjes në shtëpi dhe triumfit të Real Madridit, Lionel Messi nuk ishte në gjendje ta fshihte gjithë shqetësimin e tij për të ardhmen e Barcelonës. Kapiteni i blaugrana-ve, i intervistuar nga “Movistar LaLiga”, kërkoi me zë të lartë ndryshime të thella për të ecur përpara në Champions: “Nëse puna jonë nuk ishte e mjaftueshme për La Liga-n, nuk do të jetë e tillë as për Champions League. Na vjen keq që e dorëzuam titullin me humbje në shtëpi, por kjo është fotografia simbol e këtij sezoni. Barcelona është treguar…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçar, në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetëve të publikuar nga PE për çështjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe integrimin. Meta falënderon partnerët europianë për mbështetjen dhe thotë se kushti i parë për negociatat është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “Falënderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave! 🇦🇱🇪🇺”shkruan Kreu i Shtetit.
Rruga e Kombit mëngjesin e sotëm ka marrë një pamje të ‘skuqur’ Kjo, pas një aksidenti që ka ndodhur sot e ku është përfshirë një automjet që po transportonte shalqinj. Në fotografitë e publikuara shihet se kjo ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve, duke e bërë thuajse të pamundur kalimin.
Nisma e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën është arsyetuar me nevojën e hapjes së sistemit zgjedhor dhe kalimin nga listat e mbyllura në listat e hapura proporcionale. Ideja e hapjes së garës për listat zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk është në interesin e dy partive të mëdha, fakt i konfirmuar disa herë nga eksponentë të mazhorancës edhe në ditët e javët e fundit. Listat e hapura krijon probleme për parti vertikale dhe 100% të kontrolluara nga lideri politik, si dhe u krijojnë mundësinë partive të treta e të vogla politike të tërheqin në garë figura publike, biznesmenë dhe persona…
Në Farkë ka nisur puna pa humbur kohë për rindërtimin e banesave individuale pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ishin edhe në familjen e madhe të kreut të PD-së, dega Farkë, ku katër kurora mbetën të pastreha nga tërmeti. Por ashtu siç pati premtuar kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj, çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan edhe batutat mes Ramës e Veliajt me kreun e PD. Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është…