Author: tirana

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan…

Read More

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, teksa u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rëshen. Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip “Benz”, me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8…

Read More

Dieta e shalqirit zgjat një javë dhe ju bën të humbni deri në 5 kilogramë. Nuk bëhet fjalë për një dietë të bazuar vetëm tek konsumi i shalqirit, por për një regjim ushqimor të ekuilibruar që e shton këtë frut plot vlera në skemën e ushqimeve dietike dhe të shëndetshme siç janë për shembull drithërat integrale. Duhet gjithashtu të shmangni gatimet e rënda siç janë të skuqurat dhe të preferoni gatimin me avull. Duke ndjekur këtë dietë për shtatë ditë, do të luftoni fryrjen e barkut, celulitin dhe mbajtjen e lëngjeve në trup. Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri përmban mes…

Read More

Në vitin 2017 dyshja e famshme e këngëtarëve, Arilena Arra dhe Flori Mumajesi u përfolën për një lidhje dashurie. Mirëpo duket se këto dyshime po ringjallen sërish. Në ditëlindjen e Arilena Arës, Flori Mumajesi ka bërë një urim tepër special me një foto që i bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka diçka. Një puthje në faqe dhe një urim plot dashuri për këngëtaren u publikua nga kantautori në Instastory, pak pas mesnate. “Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha. Këngëtarja festoi…

Read More

Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs akuzoi Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj Kryeziut dhe dy kolegëve të tij gjyqtarë, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota. Jacobs, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe replikat të ashpra me subjektet, e bëri të qartë që “nuk i kishte pëlqyer” vendimi i SPAK ndërsa tha se çështja ishte e hetuar në…

Read More

Dashnor Kaloçi/ Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë, ku ndodhet një korrespodencë e titullareve kryesorë të Ministrisë së Jashtme, me ambasadën italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë, lidhur me ngjarjen e datës 6 janar 1989, kur anija “Dukati” gjatë lundrimit në Detin Adriatik, u rrëmbye nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili kishte fshehur tetë shokë të tij në ambientet e anijes dhe bashkë me…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që të mbajnë maskat. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai e ka përcjellë këtë mesazh me anë të një foto ku shfaqet vetë duke mbajtur maskë. “MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë,”-shkruan Rama.

Read More

Gjen vdekjen pasi u hodh nga lartësia një djalë i ri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, sot rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”. Sipas policisë, një 33-vjeçar është hedhur nga një pallat duke gjetur vdekjen. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.S,. rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Edhe personazhet e famshme janë njerëz. Ne shumë herë na krijohet ideja se femrat e njohura në botë kanë trup perfekt edhe gjatë shtatzënisë dhe se trupi i tyre nuk pëson ndryshime të mëdha. Por nuk është kështu! Shembulli i fundit që e vërteton këtë është këngëtarja amerikane Katy Perry, e cila ndodhet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo është fotografuar në plazh e veshur me rroba banje, me barkun e rrumbullakosur dhe me disa kilogramë më tepër. Katy dukej teksa po shijonte një ditë të nxehtë në plazh, me flokët shkujdesur, ndryshe nga si jemi mësuar…

Read More

Sipas MeteoAlb vijon paraditja me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar por mesdita sjellë sërisht zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluar në zonat Lindore duke lënë bregdetin me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ball.

Read More

Dashi Dite e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si mbi re në krahët e partnerit dhe e ardhmja do jetë akoma më e bukur. Beqarët do mund të fillojnë lidhje afatgjata dhe të kënaqshme. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më strikte që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. I keni të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Demi Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni surpriza sa më shumë në mënyrë që të mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet të tregohen…

Read More