Author: tirana

Këngëtarja shqiptare, Loredana që prej vitit të kaluar është e përfshirë një skandal që i rrezikon asaj karrierën dhe dëbimin nga Zvicra. Reperja ndodhet nën hetim prej një viti sepse akuzohet t’i ketë zhvatur 700,00 franga çiftit Valais. Ata thonë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua. “Nëse Loredana nuk do të m’i kishte marrë të gjitha paratë e mia, do të ishim shumë mirë financiarisht.”- u shpreh Petra Z, e…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 15 korik të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Agron Valva. Në njoftimin e KPA thuhet se, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo anëtarë, pasi shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e Valvas kundër vendimit të KPK, e rrëzuan atë në unanimitet. KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin Agron Valva më 21 dhjetor 2018, pasi u konstatua mungesë e burimeve…

Read More

Greqia ka vendosur sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinë deri më datë 31 korrik. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.Gjithashtu vendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëm aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos” deri në një vendim të dytë më 31 korrik. Ky është vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do të jetë edhe për Maqedoninë e Veriut. Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të…

Read More

Mbase nuk e kishit menduar asnjëherë, por të ngrënit ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin tuaj seksual. Sipas një studimi të fundit, thuhet se disa njerëz një orë para ngrënies urrejnë çdo gjë përreth vetes, acarohen për shkak të stomakut të brazur, dhe pas ushqimit ata transformohen në njerëz miqësorë dhe të sjellshëm. Kur jeni të uritur, ndiheni të lodhur dhe të acaruar, mendoni se nuk mundeni as të uleni në gjunjë e lëre më të bëni ndonjë lëvizje të komplikuar, si seksi, por ky është një mendim i gabuar. Prandaj, sipas studimit, është më mirë ta praktikoni seksin kur e keni…

Read More

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, tashmë deklaratat e ndërkombëtarëve janë kërcënime për Edi Ramën. Ai tha se Rama po prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe se kushtetuta parashikon se nuk mund të bëhen ndryshime në të pak muaj para zgjedhjeve. “Nuk ka paralajmërime nga ndërkombëtarëve, se vënia e 16 pikave dhe mos plotësimi i tyre, ka bërë që tashmë të jemi në fazën e kërcënimeve. Po afron data e zgjedhjeve dhe nuk kemi një dakordësi të palëve se si do të futemi në zgjedhje. Prandaj them që është në kërcënim i qartë i Ramës dhe ata i…

Read More

Vaksina që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit është një nga kandidatët kryesorë në garën globale për të mbrojtur kundër koronavirusit. Studiuesit në Oksford besojnë se ata kanë bërë një përparim në zhvillimin e vaksinës së tyre. Studimet tek njerëzit raportohet se kanë treguar rezultate premtuese, pasi ekipi zbuloi se vaksina mund të sigurojë “mbrojtje të dyfishtë” kundër virusit. Mostrat e gjakut të marra nga vullnetarët në provat e fazës së parë treguan se vaksina stimulon trupin të bëjë antitrupa dhe qeliza T, citohet një raport i publikuar në The Daily Telegraph. Qelizat T luajnë një rol kryesor në reagimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë nga ceremonia e inaugurimit për hapjen e Bovillës që furnizon Tiranën me ujë ka dhënë sot një mesazh për qytetarët dhe ka kërkuar që të zbatojnë rregullat kudnër COVID-19. “Të gjithë duhet të mbajnë maskat dhe të mos humbasë vëmendja nga pandemia. Në luftën me budallallëkun është individi dhe secili prej nesh që të mos bjerë pre e budallallëkut. Kam mësuar dhe një shprehje gjatë kësaj kohë që virusi nuk ka këmbë, por si këmbë përdor budallallëkun”, tha Rama.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasësit në Laç kanë shkuar për të vrarë dikë tjetër, dhe jo Bujar Likën e Paulin Gjergji Markajn, dy personat që mbetën viktimë nga ngjarja. I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se kjo ishte një vrasje e organizuar dhe me porosi, emrat e porositësve nuk dihen ende. Gjithsesi gazetari shtoi se lajm i mirë është që janë kapur ekzekutorët, të cilët për t’i shpëtuar dënimit maksimal, do të flasin. “Ende nuk janë identifikuar porositësit. Nuk është ngjarje siç është thënë deri më tani. Është një ngjarje e bërë me porosi. Autorët u…

Read More

Një padi e pazakontë është regjistruar në Tiranë, mes dy familjeve të cilat janë prej kohësh në sherr. Sipas “Balkanweb”, Skënder Hasmeta pretendon se komshiu i tij Dilaver Muçopata i pështyn makinën. Hasmeta e ka kallëzuar komshiun e tij, pasi pretendon se është me COVID-19. Dokumenti  është firmosur edhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore. Kallëzuesi ndërkohë nuk ka pretendime për kanosje me jetë apo vepra të tjera penale të kryera nga komshiu i tij. Dy familjet, Hasmeta dhe Muçopata janë prej 20 vitesh në sherr. Skënder Hasmeta ka kallëzuar disa herë Muçopatën, por gjykata e ka pushuar gjithmonë çështjen.

Read More

Një dite pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ish-shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati lexon tek vota që partitë shqiptare kanë marrë, mundësinë e garantimit të barazisë kushtetuese mes dy komuniteteve. Ish-ministri i Jashtëm vë në dukje se përfaqësimi shumë i mirë në këto zgjedhje i të gjithë spektrit politik shqiptar krijon mundësitë për një fazë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut. “Është koha që të shkohet drejt një faze më të avancuar, drejt barazisë së plotë kushtetuese të dy komuniteteve dhe për këtë nevojitet një harmonizim I mirë në radhë të parë brenda faktorit politik shqiptar,…

Read More

Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi i ri nuk kishte as një emër. Por nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh u përhap në gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet nga një animacion i publikuar nga Daily Mail. Sot planeti numëron pothuajse 13.5 milion raste, me ekspertët që vlerësojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.Sipas gazetës britanike, projektuesit e vizualizimit të të dhënave të Global Stats përdorën të dhëna nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit për të krijuar një video të afatit kohor që tregon se si përhapen rastet në…

Read More