Author: tirana

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkuan Parlamentit shqiptar që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. “Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ndryshimi i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe…

Read More

Seanca e sotme ka qenë në qendër të mediave për shkak të mospërdorimit të maskave nga ana e deputetëve. Në këtë vazhdë ka ngjallur edhe shumë reagime. Mirëpo, duket se gjithçka nuk është mbyllur me kaq, pasi pamja e jashtme ka tërhequr vëmendjen edhe para hyrjes në parlament. Ka qenë hijeshia e deputetes së LSI Ediola Braha, e cila ka bërë që kolegu i saj Xhemal Qefalia të kthejë kokën. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja konkrete që ky i fundit ka bërë këtë veprim, por foto lë të kuptohet se një mundësi është kurimi deri në detaj në…

Read More

Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Të infektuarit do të jenë më të shtuar së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës. Analiza vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit. “Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është…

Read More

Nga Ilir Alimehmeti* “Është e natyrshme ta shohësh qartë botën pasi të kesh pranuar idenë se ajo duhet të jetë e qartë”, thoshte Albert Camus… Më poshtë le të hedhim një sy epidemiologjik mbi ecurinë e COVID-19 në Shqipëri, që ditën e rasteve të para e deri më sot. Të gjitha të dhënat janë zyrtare dhe të përftuara përmes faqes së Ministrisë së Shëndetësisë që raporton çdo ditë dhe në mënyrë transparente përditësimet mbi COVID-19 në Shqipëri. Duhet marrë parasysh se duke qenë Shqipëria një shtet me popullatë të ulët dhe duke qenë se shifrat e rasteve të reja kanë…

Read More

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të blini një celular të ri dhe të doni të dini ku është prodhuar? Epo tani ka një mënyrë. Shkruani *#06# dhe bëni call në celularin tuaj. Do ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra. Numri i 7 dhe i 8 në radhë tregon se ku është prodhuar celulari juaj. 00: Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes. (Apple SHBA, Samsungu i Koresë së Jugut, …) 01 ose 10: Telefoni juaj është prodhuar në Finlandë 02 ose 20. Telefoni juaj është prodhuar në Emitares 03 ose 30: Telefoni juaj është prodhuar…

Read More

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindertuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, te cilet u demtuan rende nga termeti i 26 nentorit. Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim nga inxhinieret, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit te tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para, ndërsa një pallat i ndërtuar pas viteve 90 do të rikonstruktohet. “Ishte vetëm…

Read More

Në deklaratën e tij, para takimit Hoti-Vuçiç në Bruksel, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka thënë se në takimin e sotëm ka pritshmëri për një dialog konstruktiv. “Sot kam pritshmëri për një takim dialog konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve. Unë kam pritshmëri për një marrëveshje që do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Inkurajoj palët të kenë frymë kompromisi.”– ka deklaruar Borrell në deklaratën e tij para takimit Hoti-Vuçiç. Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti…

Read More

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari ka treguar me postimet e ndryshme se ka nisur pushimet duke shijuar kështu verën e këtij viti. Përkrah postimeve ajo nuk ka harruar as të japë mesazhe të rëndësishme lidhur me pandeminë ‘Covid-19’. “Duke shkuar dje për të ngrënë darkë. Të gjithë me maska. Kudo ku jeni, kudo që të shkoni, vendosni maskën dhe jeni shumë më të qetë e të sigurt”, ka shkruar Magjistari krah postimit të fundit në ‘Instastory’. Kujtojmë se në vendin tonë gjatë ditëve të fundit janë shtuar rastet me ‘Covid-19’, ndaj dhe thirrja për t’u kujdesur për veten dhe të…

Read More

Një pjesë e Tiranës do të mbetet ditën e nesërme pa energji elektrike. OSHEE njofton qytetarët e zonës “Siri Kodra” se do iu shkëputet energjia nga ora 09:00-1500, për shkak të remontit të parashikuar në një nga fiderat e kabinës. Njoftimi i plotë: Për shkak të remontit të parashikuar në një nga fiderat e kabinës “Siri Kodra 7”, në datën 17 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë Pjesërisht rruga “Siri Kodra”, rruga “Besa”

Read More

Vdekja e dyshimtë e 16-vjeçares shqiptare në Trikala në Greqi po vijon të hetohet nga policia, e cila ka marrë tabulatet telefonike të vajzës kryer gjatë orëve të fundit. Nga mesazhet e zbuluar nga tabulatet telefonike vërtetohet se ajo ka folur me një 27-vjeçar, oficer policie me të cilin do të takohej dhe më pas me miqtë e saj, por asnjë mesazh nuk shfaq shenja të konfliktit apo mërzitjes, përkundrazi ishin mesazhe normale shkëmbyer mes miqsh. Kjo e bënë edhe më të vështirë faktin për të kuptuar nëse vdekja e 16-vjeçares ishte vrasje apo vetëvrasje. Familjarët e saj e mohojnë fortë…

Read More

Të premten dhe të shtunën sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti do të pësojë ndryshime. Ditën e premte parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona. Ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohshme. Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare…

Read More

Të pish një birrë ose një gotë verë në ditë mund të ndihmojë në mbajtjen larg të diabetit. Në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor spanjoll, pasi, sipas tij, alkooli në sasi të moderuara përmirëson metabolizmin e glukozës në gjak. Diabetikët kanë probleme me shpërbërjen e glukozës, gjë që shkakton sheqerin e lartë në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe mbipeshë. Kërkuesit shkencorë në Barcelonë konsiderojnë sasi të moderuar alkooli një kriko të vogël ose një gotë verë 200 ml.

Read More