Tetë pacientë me koronavirus kanë gjetur vdekjen në 24 orët e fundit në Maqedoni. Bëhet me dije se janë infektuar edhe 94 persona të tjerë nga ky virus duke e çuar në 8.624 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga ky virus. Gjendja e pandemisë në këtë shtet është teje e vështirë pasi prej një muaji janë rritur ndjeshëm shifrat e personave të infektuar si edhe të pacientëve që nuk i kanë bërë dot ballë kësaj lufte të ashpër.
Author: tirana
Deputetja socialiste Adelina Rista ka bërë një lapsus në fjalën e saj në Parlament, duke i “vënë një emër të ri” Covid-19.Teksa i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat e protokollet e sigurisë, ajo e ka ngatërruar emrin duke thënë “Covid 2019”. “Kolegë deputetë, situata në të cilën ndodhemi e kërkon ta mbajmë maskën në çdo moment por unë këtu te mikrofoni do ta heq për të shfrytëzuar kohën që kemi. Shfrytëzoj pikërisht këtë kohë për t’i bërë thirrje bashkëqytetarëve të mi kudo janë ta vlerësojnë “Covidin 2019″ se vetë trendi rritës i…
Ditën e sotme është shoqëruar në polici pronari i një lokali që u kap duke shkelur rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Policia thotë se kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë. Për këtë rast u bë shoqërimi në polici dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç. Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë gjobë.
Teksa sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto ku shihen qytetarë kosovarë të vrarë në mënyrë barbare gjatë luftës së Kosovës. Këto foto janë të publikuara nga një faqe në Facebook, ” UÇK-Djepi i lirisë”, (jo faqe zyratre e UÇK-së), e menjëherë pas publikimit janë bërë virale në rrjet por nuk dihet nga kush janë publikuar fillimisht. Në foto duken pamje horror, ku shihen disa burra të vdekur, të shtrirë përtokë dhe të masakruar nga ushtria serbe. Postimi ne Facebook. E…
Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Harito. Organi i drejtësisë ka vendosur që ta lërë në arrest shtëpie 33-vjeçaren. Mësohet se vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Amarilda Leka u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte përvetësuar shuma të mëdha parash nga qytetarë të ndryshëm. Ajo prezantohej si juriste e Gjykatës së Lartë dhe si ish-nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Në këmbim të shumave të mëdha financiare, ajo u premtonte viktimave, se do t’i…
Instituti Kombëtari Shëndetit Publik në Kosovë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 132 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 118. Njoftimi i plotë: 83 TË SHËRUAR DHE 132 RASTE ME COVID-19! Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të…
Tre emigrantë sirianë kanë mbërritur sot në spialin e Korçës me dëmtime në trup. “BalkanWeb” shkruan se nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me rastin e grabitjes me dhunë apo diçka tjetër. Mësohet se emigrantët kanë hyrë në vendin tonë përmes shtegut të Bozdovecit, në mënyrë ilegale. Burime nga policia bëjnë të ditur se pritet edhe dëshmia e tyre për të qartësuar situatën, mbas marrjes së mjekimit të nevojshëm nga spitali. Kujtojmë që në qarkun e Korçës ka patur raste të grabitjes me dhune të shtetasve sirianë.
Duke nisur nga 1 Janari i vitit 2021 do të zerohet tatimfitimi për bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë. Qeveria në mbledhjen e së Mërkurës ka miratuar ndryshimet në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’. Në një intervistë me skype për News24, zv.ministrja e financave Vasilika Vjero thotë se përfitues janë 12 mijë tatimpagues. Aktualisht bizneset e vogla nga 0 deri në 5 miliona lekë kanë zero tatimfitim ndërsa nga 5 në 14 milion lekë paguajnë tatimfitimin prej 5%. Më ndryshimet e bëra bizneset e vogla clirohen nga kjo taksë. “Kjo kategori e tatimpaguesve me…
Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se populli shqiptar i ka fituar dy referendume dhe do tta fitojë edhe të tretin. Ndër të tjera, Blushi shton se sovraniteti i përket popullit dhe se kryeministri s’duhet të ketë frikë prej tij. Statusi “Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli. Sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket…
Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave. E ndërkohë pikërisht ata që folën brenda sallës duket se ishin ndryshe jashtë saj. Shumë prej tyre u panë sot pa maskë duke hyrë parlament.
Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot e-mailet e mbledhjes së Këshillit Politik, ku sipas tij përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Vasili e ka quajtur Ramën si mashtrues, që sipas tij me ndryshimet Kushtetuese po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit.
Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar me jetën e tij private. Mirëpo prej nga muaji qershor, ai po përflitet për një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Sabrine Khan. Ajo është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Sabrine është gjithashtu protagoniste në klipin e Ardianit, me titull “Modela”. Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, mirëpo së fundmi këngëtari ka treguar se mes tyre nuk ka lindur ende një romancë. Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth marrëdhënies së tij me Sabrinën dhe ai është shprehur se janë…