Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtronte qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash, gjykata liron nga burgu ish-asistenten e Milena Haritos që hiqej si juriste

15:43 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amarilda lekaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Harito. Organi i drejtësisë ka vendosur që ta lërë në arrest shtëpie 33-vjeçaren. Mësohet se vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës.

Amarilda Leka u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte përvetësuar shuma të mëdha parash nga qytetarë të ndryshëm. Ajo prezantohej si juriste e Gjykatës së Lartë dhe si ish-nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Në këmbim të shumave të mëdha financiare, ajo u premtonte viktimave, se do t’i ndihmonte për të liruar njerëz nga burgu, duke ndikuar tek gjyqtarët.

Amarilda Leka, në vitin 2015 arriti që t’i merrte 25 mijë e 500 euro Zef Gjokës, vëllait të të arrestuarit, Xhorxh Gjoka, i cili ishte kapur me drogë. Leka, 30-vjeç në atë kohë mësohet se ka kontaktuar Gjokën dhe i ka thënë se ishte nusja e djalit të ish-ministrit të ndjerë, Luan Hajdaraga, Ervinit, dhe se kishte njohje shumë të forta me gjyqtarët.

Po ashtu në të njëjtën kohë, Leka, që prezantohej me emrin Ilda Leka, arriti të mashtronte edhe një taksist me emrin Liman Koçi, të cilit i premtoi se do t’i lironte djalin nga burgu në këmbim të një shume të majme parash.

Gjatë kësaj kohe, Leka ishte edhe sekretare e shtabit elektoral të PS në Tiranë dhe asistente e ish-Ministres, Milena Harito. Mirëpo vetë Harito e ka përgënjeshtruar këtë fakt, duke u shprehur se Leka nuk ishte sekretare e shtabit elektoral, por thjesht aktiviste.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.