Author: tirana

Në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend të ngritur për Presidentin Ilir Meta shumica dhe opozita parlamentare kanë paraqitur dy raporte të ndryshme dhe sipas të gjitha gjasave në parlament do të shkojnë dy qëndrime për kreun e shtetit nëse ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, por edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Debati në komisionin hetimor Ulsi Manja: Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim…

Read More

Epidemia e COVID-19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri. Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë një rritje të qëndrueshme të të infektuarve. korona Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina (01.06.20) numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar, në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrrethimit. Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë. Autoritetet e shëndetësisë thanë se rastet e reja pozitive të të infektuarve me virusin corona po shtohen dhe numri…

Read More

Bruno Fernandes e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të aftë që e ka parë ndonjëherë, përderisa e ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Marcus Rashfordin. Mesfushori portugez u transferua në Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, kur Djajtë e Kuq e transferuan atë nga Sportingu i Lisbonës. Që nga atëherë, ai ka arritur të shpallet dy herë lojtari i muajit në Premierligë. Fernandes kishte bërë të ditur më parë se kishte biseduar me Cristiano Ronaldon para se të transferohej në Old Trafford, ndërsa tani ka bërë të ditur se e konsideron bashkëkombësin e tij…

Read More

Policia e Tiranës ka zbuluar se mes 14 mjekëve të vënë në hetim, dy prej të cilëve janë arrestuar e të tjerët janë lënë në arrest shtëpie, kishte dhe prej tyre që merrnin rryshfet 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra e ndërmjetësonin për qytetarët që donin të bënin tamponin për Covid-19. Nga hetimet katër mujore ka rezultuar se janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim…

Read More

Këto shenja frikësohen nga angazhimi i martesës, por ndoshta ndonjëherë duhet të përballeni me frikën tuaj: Dashi Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen . Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të. Binjakët Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të…

Read More

Byroja Federale e Hetimit e Shteteve të Bashkuara (FBI) po heton një ndërhyrje masive që ndodhi të mërkurën në “Twitter”, kur u keqpërdorën llogaritë e personazheve publike për të vjedhur rreth 100’000 dollarë në Bitcoin, thuhet në një deklaratë të FBI-së të enjten. “FBI-ja po heton incidentin e 15 korrikut 2020 me disa llogari në ‘Twitter’ që u përkasin individëve të profilit të lartë. Deri më tani, llogaritë duket se janë komprometuar për qëllime mashtrimi me kripto-monedha”, tha në një deklaratë departamenti i FBI-së në San Françisko. “E këshillojmë publikun të mos bjerë viktimë e këtij mashtrimi duke dërguar kripto-monedha…

Read More

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste pozitive. Ndërkohë janë rritur rastet e të shtruarve. 3 pacientë në Infektiv kane humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur nga Covid19 në Tiranë, ndërsa ka dhe raste të reja në bashkitë e tjera të vendit. Që në fillim të këtij komunikimi, ju rikujtojmë detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar,…

Read More

Zani Caushi do të mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale me të cilin ish kryeministri Italian asokohe Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit. Myrteza Caushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis. Caushi arriti të arratisej gjatë një revolte. Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Gjatë periudhës së viteve 1997-1998 u…

Read More

Mbërrin nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Korcës, Myrteza Çaushi, (Zani) I cilësuar si ‘koka’ e bandës së  Vlorës. Krahas masave të rrepta në Gjykatë, policia ka bllokuar gjithashtu të gjitha rrugët kryesore të qytetit që të çojnë në Gjykatë. LEXO EDHE: PROFIL/ Kush është Zani Caushi? Zani Çuashi ka kërkuar liri me kusht nga Gjykata. Myrteza Çaushi referuar vendimeve gjyqësore është dënuar me formë të prerë me burgim të përjetshëm. Neni 65 i Kodit të mëparshëm penal, para ndryshimeve të 2017, parashikon që “Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet…

Read More

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 13 milionë e 800 mijë Nga të dhënat zyrtare, totali i viktimave është rreth 590 mijë. Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar mbi 7.7 milionë pacientë. SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Read More

Efektivi i Policisë në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin. Motra e Ilir Gjokës, zyrtarit policor të të Gjakovës që vdiq nga Covid-19 në moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e vëllait. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa nuk di si do të jetojë pa të. “I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën…

Read More