Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm. “E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet Adjola Bani, sinoptikane. Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. “Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.…
Author: tirana
Një aksident i rëndë nga ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku janë përfshirë 3 automjete. Janë aksidentuar dy makina dhe një motor, ku bëhet me dije se drejtuesi i këtij të fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e quajtur “Nënkalimi” ku motoristi si pasojë e përplasjes ka përfunduar poshtë makinës.
Cënimi i privatësisë përmes rrjeteve sociale është shndërruar në një kërcënim serioz. Persona të caktuar, pasi njihen paraprakisht në rrjete të tilla, i zhvillojnë bisedat e tyre edhe në aplikacione të tjera. Kështu, ata shkojnë deri në dërgimin e fotove dhe videove intime. Këto foto dhe video përdoren më pas si një mënyrë për të shantazhuar me qëllim zhvatjen e disa të ardhurave apo edhe përfitimeve seksuale. Grupmosha më e rrezikuar është ajo e adoleshencës. Të paktën, kështu tregojnë statistikat e siguruara nga referencat e bëra në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por edhe në prokuroritë e rretheve të tjera.…
Mjekja hematologe Alma Çili ka rrëfyer eksperiencën e saj të vështirë me Covid-19. Ajo tha sot se e ka kaluar shumë keq dhe me simptoma të rënda, madje kishte një kollë të fortë që e rrëzoi në tokë. Mjekja Cili tregon si u infektua në punë, edhe pse ishte me maskë, ndërsa tregon se virusin e rëndë ia ka kaluar gjithë familjes, bashkëshortit dhe dy djemve të saj të vegjël. “Një ditë u zgjova në mëngjes me dhimbje fyti, e lehtë, që unë e njoh se flas gjithë ditën. E enjte e premte kisha dhimbja fyti dhe i thashë bashkëshortit…
Përparim Seati ka ndërruar jetë. Ai u plagos me thikë paraditen e sotme, nga 31-vjeçari që është aktualisht në pranga. Ngjarja Një sherr mes fqinjësh ka ndodhur në Patos që ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre. Sherri mësohet të ketë filluar nga një prej tyre i cili i është drejtuar tjetrit me fjalët ‘’pse më sheh ashtu’’, teksa ka qenë 31- vjeçari Sali që ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur Seatin. Ndërsa Alionid Sali u arrestua 6 orë më pas në një fshat të Mallakastrës pasi u largua me automjetin ‘Benz’.
Java e fundit e korrikut dhe e para e gushtit pritet të arrijnë pikun e infektimeve nga covid. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se shkak për këtë janë bërë lehtësitë e lëvizjes dhe hapja e shumë sektorëve, si ai i transportit publik. “Dy-tre javët e ardhshme pritet të kemi një numër më të lartë infektimesh”. I pyetur nëse vendi rrezikon mbylljen për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se komiteti i ekspertëve në asnjë rast nuk rekomandon mbylljen e vendit pasi do kalonte në kolaps. “Mund të ketë kufizime të pjesshme nëse del situata nga kontrolli, por jo mbyllje…
Nëse do të zhvillohet më në fund një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19, sëmundja që po merr mijëra jetë në të gjithë botën, kush do të jetë i pari që do ta përfitojë atë? Epo, me siguri, do të jenë njerëzit e vendit ku është prodhuar vaksina, shkruan DailySabah. Rreth një duzinë vaksinash janë aktualisht në faza të ndryshme të testimit në të gjithë botën, përfshirë në Britani, Rusi, Kinë dhe ShBA. Këtë javë, Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se është optimist se do të ketë një vaksinë kundër COVID-…
Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kategoritë e familjeve që do të përfitojnë me përparësi fonde nga programet e strehimit me kosto të ulët. Sipas dokumentit qeveritar, nga granti i menjëhershëm i njësive vendore përfitojnë me përparësi:a) kryefamiljarët me aftësi të kufizuara;b) familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara;c) individët me statusin e jetimit, të cilët jetojnë në banesa të papërshtatshme ose në konvikte;ç) individët me statusin e jetimit që kanë në ngarkim vëllezër dhe motra, të papunësuar. Më tej në listë janë përcaktuar si kategori me përparësi kryefamiljarët …
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko gjatë kësaj fundjave ka vizituar prindërit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë. Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Faceboo, i cili ka shkruar se së bashku me ish-kryeministrin Majko kanë viziuar prindërit e Thaçit në Brojë të Skënderajt. “Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin. Baca Haxhi ishte mikpritësi…
Analizat e të dhënave nga aplikacioni ‘Studimi i Simptomave COVID’, i udhëhequr nga studiues e King’s College London, zbulojnë se ekzistojnë gjashtë ‘lloje’ të dallueshme të COVID-19, secila dallon nga një grup i veçantë simptomash. Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njejtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit. Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se kush është më i rrezikuar dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për kujdes spitalor në një valë të dytë të mundshme të koronavirusit. Edhe pse kolla e vazhdueshme,…
Një 51-vjeçar, pronar i një kompanie u betua se do hakmerrej ndaj një punonjëse duke e shkatërruar profesionalisht por edhe si njeri. Gjithçka filloi kur ata punonin së bashku në një kompani të madhe në Greqi dhe shefi i kërkonte punonjëses të bënin seks dhe vajza nuk pranoi. Obsesioni i tij me vajzën arriti deri në atë pikë saqë i dërgonte letra dhe mesazhe me përmbajtje fyese. Ndaj 25-vjeçarja nga Heraklion vendosi të ndërmarrë veprimi juridike ndaj tij. Dhe gjykata vendosi që 51-vjeçari t’i jepte 40.000 euro dëm shpërblim për dëmin moral që i shkaktoi. Për ti prishur imazhin, shefi…
Si e gjen hashashin ? Arlindit kjo pyetje I duket krejt e pakuptimtë dhe sic e përshkruan ai “ pyetje e trashë”. Qesh dhe përgjigjet . ‘Vendet tashmë njihen , I dinë të gjithë, edhe policia. Nëse dua kokainë lëvizim me shokët dhe përpara rreth rrotullimit të TEG-ut në të dy krahët e autostradës qëndrojnë të parkuara makinat. Aty pihet ç’të duash, hashash, kokainë.. gjërat tona- thotë i riu. “Nëse kërkon të pish të dredhur qetë -qetë, bëhemi grup çunash dhe shkojmë tek Lapidari. Vend tipik për kokteil. Nëse do mos të lëvizësh me motor, makinë, avash avash në këmbë…