Pesë raste te reja me Covid 19 janë konfirmuar në Mirditë dhe të gjitha janë vatra të reja. Katër janë banues në Mirdite dhe 1 banues në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet ende nga mund të jenë infektuar.
Author: tirana
Deputeti demokrat Halit Valteri kërkoi rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it. “Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ctë jetë, sa më shumë testime, të bëhen një mijë apo 2 mijë testime në ditë. Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë” tha ai.
Prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Në rendin e ditës janë disa çështje, mes të cilave dekreti i presidentit për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Megjithatë debati do të fokusohet te ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore. Rendi i ditës Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar” Projektligji “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë” Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën” Projektligji…
Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë: Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku) Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë. Ekspertët thonë se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve…
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. LEXO EDHE:Konflikt gjatë natës në Bllok, një person mbetet i plagosur, një tjetër… Policia mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë ndihmën mjekësore ka arrestuar Rois Babasin, i plagosur me sende të forta. Rois, djali i ish-deputetit të PD-së, duke parë situatën ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 31-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri. Tani djali i ish-deputetit do të përballet…
Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë në epërsi nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura të mërkurën në kushte pandemie. Nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev ka fituar rreth 321 mijë vota apo 36.12% e pasuar nga VMRO DPMNE e Hristijan Mickovskit me 310 mijë vota apo 34.85%. Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI ka siguruar 101 mijë vota apo 11.3 për qind të votave kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë…
Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është sot një nga pandemitë më të rrezikshme kryesisht për shkak të konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara por edhe faktorëve të tjerë siç është stresi, hormonet, e të tjerë. Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor. Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë. Hapi i…
Nga kontrolli i ushtruar në disa zona të malësisë së Librazhdit kryesisht në Malin e Mirakës janë zbuluar 5 parcela të mbjella me kanabis. Parcelat sipas burimeve nga Prokuroria e Elbasanit ishin pranë njëra- tjetrës ndërsa janë gjetur 1535 bimë kanabis me lartësi 20 – 100 cm, si dhe 2160 fidane të sapombira të vendosura në arka polisteroli të cilat u asgjësuan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë me lartësi 20 – 100 cm, dhe 200 bimë të sapombira të vendosura në kubikë të dyshuara si lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa. Ndërkaq pas këtij operacion policor…
Tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67.632 raste të reja më COVID-19 duke e çuar rreth 3, 5 numrin total më saktë, 3,497,847. Sipas të dhënave të John Hopkins University numri i të vdekurve në SHBA nga koornavirusi i ka kaluar 137 mijë, janë 137.357. Ndërsa në botë numri i të infektuarve me covid-19 13,554,477 nga të cilët kanë vdekur 584,124 persona. Të shëruarit që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit janë 7.531.380 persona. Pas SHBA së vjen Brazili me 1,966,748 raste nga të cilët kanë vdekur 75,366 persona. Më…
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur në zonën e “Bllokut” gjatë natës. Burime bëjnë me dije se gjithçka ka nisur si një konflikt i çastit dhe ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pa probleme për jetën një shtetas 39 vjeç si dhe është dëmtuar me mjete të forta një shtetas tjetër. Të dy ndodhen në spital pa probleme për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vend. Dyshohet se i dëmtuari me sende të forta ka qëlluar me armë dhe ka plagosur në këmbë të riun.
Pak orë pas ngjarjes që tronditi Gjirokastrën policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes në lagjen Zinxhira të Gjergj Alliasit, 35-vjeçarit që i përkiste komunitetit rom. Së bashku me të akuzuarin për vrasje janë vendosur në pranga dhe pesë persona të tjerë për moskallzim krimi. Burimet policore konfirmojnë emrin e të akuzuarit për vrasje dhe personave të tjerë. I akuzuari për vrasje është Pariz Xhihani pjestar i komunitetit rom. Ndërsa gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në…
Orët e para të paradites paraqiten kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore. Po ashtu, me të njëjta kushte atmosferike do të vijojë pasditja në zonat jugore ndërsa reshje do ketë kryesisht në Veri dhe zonat Lindore. Temperaturat e ajrit rriten ne vlerat e mengjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtesi 33 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.