Shumë persona nuk e kanë besuar ekzistencën e koronavirusit, deri në momentin që janë prekur vetë prej tij. Kështu ka ndodhur edhe me një pacient i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv të Vushtrrisë në Kosovë. Në një prononcim për mediat vendase, ai ka thënë se nuk e ka besuar virusin, deri në momentin që është infektuar prej tij. Ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar Covid-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë. “Nga e shtuna jam kështu, tani jam më mirë. Me frymëmarrje kam problem prej dy-tre ditësh. Armik i fshehtë ishte, nuk…
Author: tirana
Vetëm disa minuta pasi dolën informacionet e para nga përpunimi i votave në terren, faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut u bllokua. Nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, apo 12% e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34% te votave e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 33%, BDI 12% dhe koalicioni ASH-Alternativa 10%. Në përditësim…
Disa tema janë të sikletshme për t’u biseduar me familjen, madje dhe doktorin dhe një prej tyre janë puçrrat e vogla të kuqe mes kofshëve. Ky problem delikat mund të trajtohet dhe në kushte shtëpie, por para se të kalojmë tek trajtimi le të shohim cilët janë shkaktarët e tij: Djersitja e tepërt. Veçanërisht në mot të nxehtë, mund të përfundoni me skuqje në këto zona. Fërkimi i tepërt. Nëse vishni të brendshme të ngushta ose jeni mbipeshë, atëherë është fërkimi i tepërt shkak për këto skuqje. Një infeksion. Shumimi i mikrobeve dhe kërpudhave mund të shkaktojë skuqje dhe puçra…
Moderatores së lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, i ka rënë dhëmbi gjatë transmetimit live. Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur teksa po lexonte lajmet. Në një moment ajo kuptoi që i ra dhëmbi, por megjithatë u soll sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Publikut nuk i shpëtoi ky moment dhe në rrjete sociale vërshuan mijëra komente, shumica e të cilave ishin komplimentuese në drejtim të Padalkos, e cila përgëzohej për profesionalizmin e treguar.
Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen “Zinxhira” të qytetit, ku është gjetur trupi i pajetë i 21-vjeçarit pjesë e komunitetit rom. Trupi është dërguar në spitalin e qytetit nga disa persona të paidentifikuar, ku është vënë re vetëm një plagë në ballë.
Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e paprecedentë ka ndodhur sot në mbrëmje në Elbasan. Raportohet se pas një sherri mes disa personash, policia ka shkuar për të zbatuar detyrën, për të ndaluar sherrin i cili mund të degjeneronte në dhunë më të madhe. Mirëpo ekipi i Forcave Shqiponja e ka pësuar keq pasi janë përballur me një sulm nga personat që po konfliktoheshin. Ata i kanë goditur me mjete të forta duke u thyer xhamat e fugonit. Ndërkohë disa policë janë lënduar lehtë. Raportohet se disa persona janë shoqëruar për në polici.
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, nuk beson se do të ketë një valë të dytë të Covid-19. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë. “Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim…
Këtë verë i duhet të zgjedhë nëse do të rinovojë me Napolin, apo do të vendosë të provojë një tjetër eksperiencë, pas pesë sezonesh në “San Paolo”. Me ardhjen e Gatuzos në krye të stolit të Napolit, Hysajt po i bëhet çdo ditë e më vështirë të marrë një vendim, duke parë se trajneri po i jep shumë besim dhe po mundohet t’i kthejë mendjen. Ditën e sotme te Napoli mungon kapiteni Insinje dhe shiriti i është besuar shkodranit të kombëtares sonë. Një veprim shumë domethënës ky i Gatuzos, që dëshiron të tregojë çdo ditë e më shumë se Hysaj…
Pushimi i ka bërë mirë Milanit, që ia doli të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë kundër Parmës (kaloi në avantazh në minutën e 44-t me anë të sllovenit Kurtic) brenda katër minutave. Franck Kessie ishte një ndër lojtarët më në formë të Milanit në periudhën post-pandemi. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë realizoi një eurogol në minutën e 54-t.
Një burrë, i cili është plagosur me një thikë në kokë, nuk e ka hequr mjetin e mprehtë, por me të ka dalë shëtitje qytetit. Në pamjet e bëra virale, shihet pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbuluar me gjak dhe duke ecur me qetësi në drejtim të një ambulance. Sipas raportimeve, i riu i është nënshtruar një ndërhyrje për të hequr thikën nga koka dhe mësohet se gjendja e tij është duke u përmirësuar. Sipas dëshmitarëve dhe dëshmisë së burrit, thika e ngulur në kokën e tij, ishte për shkak të një zënke që ai ka…
Siçilia është përfshirë sot nga një stuhi e fortë e cila ka krijuar një situatë dramatike edhe në Palermo të Italisë. Sot ishte dita e festës së Santa Rosalia (zonja e qytetit), por një përmbytje e madhe si pasojë e reshjeve të shiut të cilat zgjatën për më shumë se 3 orë, krijoi kaos. Mediat italiane raportojnë se dy persona që mbetën të bllokuar në makinën e tyre humbën jetën. Makina u mor nga rrjedha e ujit dhe ata nuk mund të dilnin, zhytësit erdhën me vonesë. Ndërkaq, dy fëmija ndodhen në spital me hipotermi. Në videot e publikuara shihet…
Alberta dhe Ernesti, çifti që u njohën në sheshxhirimet e Hostel By Anabel kanë rrëfyer ndisa nga prapaskenat e ndarjes së grupit. Ata thonë se nuk janë penduar që janë larguar, por refuzojnë të tregojnë se pse u nda Hostel By Anabel. Por duket se e gjitha lidhet edhe me kushtet me të cilat bashkëpunonin anëtarët e saj, për shkak se Ernesti thotë se nëse do i kërkohej të kthehej do vendoste ai kushtet e tij. Alberta: Nuk jam penduar që jam larguar dhe unë e ndjeja se si çdo gjë tjetër edhe kjo do merrte fund. Dhe jam gati…