Chrissy Teigen ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e fansave me deklaratat e saj publike. Së fundmi modelja ka pohuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’ se ka vendosur të fshijë 60.000 shkrime në këtë rrjet social dhe të bllokojë 1 milion adresa. Ky veprim ka ardhur pas akuzave të dikujt se Chrissy ka fshirë 28.000 shkrime për shkak të një thashethemi se modelja ka lidhje me arrestimin e Ghislaine Maxwell. “Fshiva rreth 60.000 postime sepse nuk mund të qëndroj përballë idjotësisë suaj dhe jam e mërzitur për familjen time”, ka shkruar Teigen. Kujtojmë se Chrissy ka qenë gjithmonë mjaft…
Author: tirana
Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes. Në raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar të mërkurën, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”, dhe tha se viti 2019 u karakterizua nga një rishfaqje e krizave politike. Raporti veçon prirjet shqetësuese, sipas tij, në aspektet e qeverisjes demokratike, proceseve zgjedhore, pavarësisë së mediave dhe korrupsionit. Sipas organizatës, krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shënoi rënie nga…
Një grua është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Viktima është një 71-vjeçare nga Podujeva e Kosovës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rubik, Mirditë. Bëhet me dije se drejtuesi i motorit shtetasi me inicialet Xh.N., 38 vjeç, ka humbur kotrollin e mjetit, ka dalë jashtë rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Rubik.
Ilda Kërkapi, mbesa e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se një herë. 25-veçarja, e cila rezulton të jetë mbesa e Llallës, ka shfrytëzuar postin e dajës së saj në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke vënë në zbatim një skemë mashtrimi, ku personave të ndryshëm u ka marrë shuma të konsiderueshme euro nga 2000 deri në 3000 euro, me qëllim për t’i punësuar në funksione të ndryshme në administratën e Prokurorisë së Përgjithshme. Vetë Ilda Kërkapi, prezantohej para njerëzve që piketonte për të mashtruar si punonjëse…
Një nga presionet më të mëdha të rrjeteve sociale është perfeksioni, sidomos sa u takon formave trupore. Moderatorja simpatike Orinda Huta me postimin më të fundit në rrjetet socale na ka treguar se nuk ka komplekse. Ajo ka publikuar një foto në shezlong buzë detit duke treguar realitetin e shumë nga fotove ku është dashur editim apo është mbajtur një pozicion trupi për të treguar perfekten. Megjithse Orinda shpesh herë me postimet e saj ka treguar se merret me stërvitje, duket se ka edhe pak punë me barkun. Megjithatë ajo ka dhënë një shembull shumë të mira, për vajzat që…
Elton Ilirjani është një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në mbarë botën. Eltoni është bërë i njohur edhe për shkak të karakterit të tij shumë të hapur, duke pranuar pa ngurim prirjet e tij seksuale, të cilat janë homoseksuale. Para pak kohësh ai na ka prezantuar me mbesën e tij super seksi, e cila nuk është shumë aktive në Instagram sa ai, por së fundmi ka ngritur temperaturat me postimin që ka bërë. Rene ka publikuar një foto teksa shihet e veshur me bikini të zeza dhe një rrobdishamper mbi sype, ndërkohë që në dorë mban një gotë verë.…
Qeveria ka miratuar një ligj për akordimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët nga buxheti i shtetit. Sipas vendimit të miratuar sot, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 30 janarit të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin për t’u planifikuar në buxhetin e vitit pasardhës. Ministria në fjalë brenda muajit mars planifikon nevojat për fonde për grante të menjëhershme bazuar në kërkesat e njësive vendore. Ministria përgjegjëse për strehimin brenda muajit mars planifikon nevojat për fonde për grante të menjëhershme për vitin pasardhës të…
Disa ditë më parë në media u bë i ditur lajmi se djali i çiftit David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham, është fejuar me të dashurën e tij , aktoren amerikane Nicola Peltz. Gjithashtu Brooklyn dhe Nicola mahnitën fansat kur konfirmuan se do të martohen në një të ardhme shumë të afërt. Çifti jeton në Amerikë , por Brooklyn dëshiron të ketë edhe një bazë në Londër. Prindërit e tij , David dhe Victoria kanë shprehur dëshirën që të blejnë një shtëpi, si dhuratë martese. Është zbuluar gjithashtu se familja Beckham do të shpenzojë rreth 4 milionë paund për dasmën…
Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një detaj që nuk u evidentua që prej fillimit, ishte salla në të cilën Meta kishte vendosur të priste Bashën. Ky i fundit u prit në sallën ceremoniale ku kreu i shtetit pret presidentë dhe kryeministra. Meta “devijoi” nga protokolli dhe e takoi Bashën në sallën ku pret personalitetet më të larta shtetërore. Para takimit Meta i tregoi kryetarit të PD-së pikturën e Besëlidhjes së Lezhës.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një udhëzim se si mund të krijohen maskat në kushte shtëpie. Në një postim në mediat sociale, tregohen të gjitha hapat se si krijohet një maskë e cila është e vlefshme dhe të mborn nga COVID-19. “#VendosniMaskën 👉Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto! 📌Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi: ▪️Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë; ▪️Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme; ▪️Vendosen rripat e llastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në…
Era Istrefi ka arritur të ketë fansa në shumë vende të botës. Kjo për shkak të famës që mori disa vite më parë me këngën “Bonbon” e cila i solli suksese të njëpasnjëshme në botën e showbizit ndërkombëtar. Kjo u dëshmua edhe më shumë me anë të një postimi që është bërë së fundmi në Instagram. Në llogarinë e një personi shihet se si portreti i Era Istrefit është përjetësuar në trupin e tij. Lokacioni është në Poloni pasi personi në fjalë vjen nga ky shtet e i cili sipas biografisë në Instagram, është fans i madh i Erës.