Author: tirana

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Sheila Haxhiraj ka publikuar klipin e saj më të ri me titullin “Rose” të cilin mund ta gjeni në “you tube”. Këngëtarja e talentuar vjen me këngën e saj më të re pas dy produkteve “Mall” dhe “Benz”. Në klipin unik dhe veror Sheila shfaqet me “look-un” e saj të ri. https://www.youtube.com/watch?v=3GVAziaNl8Y&feature=emb_title

Read More

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë – Durrës ka pasur fluks automjetesh. Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe vazhdon deri në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm. Në fundjavë, kjo është shndërruar në në pamje të zakonshme jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje kur nis dhe kthimi i pushuesëve në Tiranë.

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së Ronald Regan. Basha ka publikuar në Twitter një foto të Reganit dhe një thënie të tijën si diçiturë, mesazhi i të cilës është se liria e çdo vendi apo çdo individi nuk trashëgohet, por fitohet. “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë fëmijëve tanë përmes gjakut. Duhet luftuar dhe mbrojtur”.

Read More

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore. Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi. “Live : Në aksin Sauk-Teg. Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik…

Read More

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve. “Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik…

Read More

Kukësi nuk mund të mos shfrytëzonte barazimin 1-1 në derbin mes Partizanit dhe Tiranës dhe fitoi 3-0 kundër Teutës në “Elbasan Arena”. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë dhe djemtë e Shehit e kanë ulur në katër pikë diferencën me Tiranën kryesuese, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit. Aleksi (55) dhe Beqja (66′) lanë miqtë nga Durrësi me nëntë lojtarë, ndërsa Musolli nuk shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 67-të. Goditja e kapiteni u prit nga portieri Stivi Frashëri. Edhe Kukësi e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.

Read More

Pak orë para udhëtimit për në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi varrin e Adem Jasharit në Prekaz. “Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, shkruan ai. Thaçi do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë, e cila ngriti aktakuza ndaj tij dhe Kadri Veselit për krime lufte. Presidenti i Kosovës premtoi se nëse aktakuza e…

Read More

Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi, Arlind Çaçani, Alban Zeneli, Arben Elezi, Halit Valteri, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Korab Lita duket se i kanë treguar muskujt kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Pasi korrën fitoren e parë me faktin që mazhoranca u tërhoq dhe pranoi kërkesën e tyre për hapjen e listave, 8 deputetë të opozitë kanë mbërritur në malin e Korabit për të pushuar këtë fundjavë, ndërkohë përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga ligjvënësi Çaçani, ata duket se kanë sfiduar Ramën, por edhe Bashën që kundërshton hapjen e listave, duke u çuar një mesazh…

Read More

Nje ekspert ndërkombëtar i shpjegoi Zërit të Amerikës, se detyrimisht, “hapja e listave do të çojë në ndryshime kushtetuese”. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Sipas ekspertit “një përcaktim i tillë i referohet pikërisht listave të mbyllura”, ku renditja e kandidatëve ka rëndësi për emrat që marrin mandatin e deputetit. Një ndërhyrje e dytë në Kushtetutës duket se do të duhet të bëhet edhe sa i përket faktit të shmangies së koalicioneve. “Listat e hapura e bëjnë…

Read More

Me një shënim në facebook, ndërsa citon raportin e Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody`s, Tabaku thotë se aty cilësohet se “qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit”. Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë. “Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit. Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe…

Read More

Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, mjafton të shikosh efektet që ka shkaktuar në Tiranë vetëm ndezja e debatit për këtë çështje. Edi Rama duket se është kujtuar pas 7 vjetësh se duhet dëgjuar ndonjëherë edhe populli për kërkesat e tij. Pasi nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të tij dhe pa e pyetur asnjëherë, papritur është bërë i dhembshur dhe i dëgjueshëm. Thotë se po ndjek amanetin e tij, por e kupton edhe derri që me këtë punë po kërkon t’ua bëjë edhe më malore zgjedhjet kundërshtarëve të vet politikë. Lulzim Basha…

Read More