Author: tirana

Pak kohë më parë u zbulua se Sardi është në një romancë dashurie. Mirëpo identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën nuk u bë kurrë i ditur. Së fundmi Sardi ka publikuar në Instagramin e tij një foto me partneren, e cila shfaqet duke e puthur në faqe. Momentalisht çifti është duke shijuar disa ditë pushimi në bregdet. Mirëpo Dj shqiptar ka preferuar të mos e bëjë publikë emrin dhe portretin e plotë të vajzës që ka në krahë.

Read More

Shqiptarët, nuk mund të udhëtojnë për asnjë arsye drejt Greqisë. Mësohet se pala greke në Kapshticë ka kthyer mbrapsht të gjitha makinat me targa shqiptare dhe nuk ka pranuar që ato të kalojnë kufirin. Sipas njoftimit që u është bërë shqiptarëve, thuhet se Greqia, këtë fundjavë, nuk pranon asnjë shqiptar. Ky urdhër, mësohet se jetë në funksion deri ditën e hënë, ndërsa më pas, do të vijohet normalisht. Më herët është njoftuar se jashtë Shqipërisë, mund të kalonin të gjithë ata shqiptarë që kishin një leje të posaçme për arsye shëndetësore apo çfarëdo tjetër, dhe ato me dokumenta greke.

Read More

Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”. I transmetuar nga ERTV-ja dhe nga gjithë televizionet e tjera në të njëjtën kohë, me të majtë që qajnë dhe të djathtë që mbajnë frymën, Edi Rama do të mbajë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin rajonal të Vlorës. “Në fokus të punës tonë është fuqizimi i shërbimeve në spitalet rajonale, me synimin për të ofruar shërbime cilësore afër vendbanimit, por veçanërisht në këtë situatë të epidemisë COVID-19 jemi duke forcuar kapacitetet në të gjithë spitalet universitare dhe rajonale, sa i përket rrjetit të terapisë intensive”, tha Manastirliu. Pas spitaleve rajonale në Durrës, Elbasan, Shkodër, edhe në Vlorë janë instaluar pajisjet moderne të reanimacionit, duke filluar nga shtretërit, respiratorët, aspiratorë, shiringa elektrike, pompat e infuzionit dhe një set i plotë i pajisjeve të nevojshme jetëshpëtuese.…

Read More

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë. Gazetari i Top channel Muhamed Veliu përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament. Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes të Top Channel. “Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5…

Read More

Ambientalisti Sazan Guri ka vizitua kalanë e Dodonës. Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Guri dëgjohet të thotë se ka zbuluar vendin ku ulej Zeusi dhe krijonte botën. Më tej, ai i bën thirrje Akademisë së Shkencave që të shkojë në atë vend, përpara se të shkojë dikush tjetër dhe ta marrë. Sipas Gurit, ajo zonë tregon që jemi vërtet ilirë. “Jemi në pjesën veriore të kalasë. Kemi dhe murin rrethues. Kjo do të jetë pikërisht vendosja e Dodonës, ku binte këmbana. Dhe priftërinjtë parashikonin fatin e popujve dhe luftërave se si do të…

Read More

Një automjet përfshihet nga flakët në ecje e sipër në aksin Elbasan- Tiranë afër tunelit. Automjeti i përfshirë nga flakët ishte në vendin e quajtur Mamël jo shumë larg tunelit. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës i cili po mundëson shuarjen e flakëve. Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve . Paraprakisht dyshohet që zjarri në automjet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik nga një sforarje në ngjitje e automjetit gjatë rrugës.

Read More

COVID-19 ka prekur edhe gjykatën më të “brishtë” në Shqipëri. Bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë. Tirananews mëson se anëtari i saj Ervin Pupe është prekur me COVID-19. Puna nuk do të pezullohet, por do të bëhet menjëherë dezinfektimi i ambienteve të kësaj gjykate, ç’ka është marrë përsipër nga Ambasada amerikane në Tiranë. Kjo pasi ditën e hënë në ambientet e kësaj gjykate do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të USAID dhe Gjykatës së Lartë në lidhje me përzgjedhjen e personelit shtesë që nevojitet në këtë gjykatë për shkak të mbingarkesës së volumit të dosjeve.

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite do të shihni se diçka po ndryshon. Nga pikëpamja sentimentale, korriku nuk është një muaj me përgjigje të mëdha, por në këtë periudhë do të keni mundësi që të përjetoni disa kënaqësi. Demi Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi mund të hasni në probleme serioze. Kjo sidomos nëse keni projekte të mëdha në zhvillim. Binjakët Kjo ditë ju fton që të mos jeni shumë të tensionuar, duke shmangur debatet dhe shigjetimet. Debate të tilla mund vetëm t’iu lëndojnë. Gaforrja Ka ndjenja të cilat do të rigjenden. Nga ana tjetër…

Read More

Modelja e njohur Angela Martini është duke shijuar verën në maksimum së bashku me bashkëshortin e saj. Teksa ka postuar një foto në rrjetin social Instagram është vënë re se barku i modeles është më i fryrë se herët e tjera çka ngre dyshime se Angela mund të jetë në pritje të ëmbël. Duke mbajtur një gotë shampanjë në dorë, e veshur me reçipetat e plazhit dhe në pjesën e poshtme një fund me rrjetë, barku i modeles duket më i fryrë se zakonisht. Kjo gjë është vënë re dhe nga komentuesit të cilët shkruajnë se mos ajo është shtatzënë.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike në Roskovec, Gëzim Caushi ka reaguar në lidhje me lajmin, se ai është prekur nga COVID-19. Ai shprehet, se ka pritur tre ditë për të marrë përgjigjen e testit, ku rezultoi pozitiv. Më tej Caushi shton, se prej 10 ditësh po qëndron në shtëpi, pasi kishte dyshime se ishte infektuar. Kreu i PD në Roskovec nuk e di se ku e marrë virusin, pasi thotë se ka qenë i kujdesshëm. Reagimi i plotë “Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar…

Read More

I gjithë planeti tokë po përjeton një situatë të pazakontë për shkak të Covid-19. Dëme të mëdha ka sjellë edhe në pjesën e ekonomisë. Një ndër personazhet e njohur i cili është prekur më së shumti në këtë pjesë është aktori i njohur Robert de Niro. Së fundmi ylli kinematografik ka treguar se gjendja e pandemisë i ka dhënë një goditje të fortë zinxhirit të restoranteve të tij Nobu dhe hotelit Greenwixh, të cilët prej muajsh janë mbyllur pjesërisht. Në prill, Nobu humbi tre milionë dollarë e në maj, edhe 1.87 milionë të tjera duke e detyruar de Niron të…

Read More