Author: tirana

Dashi-Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten tuaj, ose në të kundërt rrezikoni të minoni besueshmërinë tuaj në raport me bashkëpunëtorët. Kjo e shtunë do të jetë mjaft me fat për dashurinë. Demi-Përfitoni nga kjo ditë fundjavë për tu kujdesur më shumë për shëndetin tuaj. Do të jeni punëtorë të palodhur dhe kjo gjë do ju bëjë që të lini pas dore, sfera të tjera të jetës, mes tyre edhe ndjenjat. Binjakët-Mundohuni të guxoni më shumë sa i takon çështjeve të biznesit, pasi…

Read More

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Rrok Gerës nga qyteti i Shkodrës, i cili pasi studioi për tetë vite në Linz dhe Vienë të Austrisë, ku u diplomua me gradën “Doktor në Shkencat Ekonomike”, erdhi në Shqipëri dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, deri në vitin 1944, shërbeu në funksione të larta shtetërore, si ministër i Financave, i Ekonomisë Kombëtare etj. E gjithë karriera profesionale si specialist i Financave dhe peripecitë e tij që nga internimi në Itali si antifashist, tek dënimi nga regjimi komunist i Enver Hoxhës me Gjyqin Special, i cili në vitin 1958, pas ndërhyrjes…

Read More

KF Partizani ka testuar për COVID-19 të gjithë ekipin dhe stafin pasi Dejan Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitivë mbrëmjen e kaluar. Në fakt edhe testimet për ekipin dhe stafin u kryen mbrëmjen e kaluar kurse nuk dihet ende nëse derbi me Tiranën do të luhet ende apo jo. Klubi i kuq njofton se ndeshja me KF Tiranën është në program ende, por ajo do të varret nga rezultatet e testimeve të lojtarëve të tjerë pasi Boldor dhe Ferati e humbën shansin të jenë në derbi dhe do të qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre. STATUSI NGA KF PARTIZANI…

Read More

Katër tregtarë në Durrës janë proceduar penalisht pasi shisnin telefona e aksesorë të tjerë pa licencë dhe dokumentacion përkatës. A.B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, u kapën në lagjen 11 në Durrës, tek sheshi ‘’Pranvera’’ duke ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme dhe Policia u sekuestroi mallrat që shisnin. Ndërkohë tashmë Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori në ngarkim të këtyre 4 tregtarëve për fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të…

Read More

Teologu Thoma Çomëni ka komentuar tragjedinë në familjes Josifi në Kombinat të Tiranës duke sqaruar edhe konceptin e sektit fetar dhe se si funksionojnë ato. Çomëni thotë se sekt do të thotë ndjekje dhe sektet fetare zakonisht udhëhiqen nga frika e brendshme, izolojnë anëtarët dhe shpesh shihen edhe anti- shoqërore. Sipas tij Zhaneta Josifi bashkë me vajzat e saj mund të jenë përfshirë në këtë marrëdhënie pa e kuptuar dhe për shkak të frikës së krijuar, në mënyrë të dhunshme janë munduar të sjellin një proces si vdekja, që do kohë të vijë tek njeriu, por edhe atë të ngjalljes.…

Read More

Pistoleta prej ari, jelekë të papërshkueshëm nga plumbi dhe një T-shirt me stil mafioz janë disa nga fotot e ngarkuara në faqet e tyre personale në rrjetet sociale nga pjesëtarët e grupit të shantazhit. Udhëheqësi i dyshuar i organizatës kriminale fotografohej vazhdimisht me armë, duke dërguar kështu mesazhe për rivalët e brendshëm. Sidoqoftë, ekziston një tjetër foto interesante në të cilën është paraqitur krimineli shqiptar, i cili mori pjesë në një përplasje me armë me policinë ku mbeti i vrarë një person. Krimineli u arrestua disa muaj më parë në Astakos pas një operacioni të madh nga Prokuroria pasi dyshohet…

Read More

Policia Hollandeze ka zbuluar një dhomë torturash që përdornin kriminelët për të mbajtur të burgosurit. Gjashtë persona u arrestuan me akuzën për rrëmbim dhe marrje peng, tha policia në një deklaratë. Shtatë kontejnerë transporti u gjetën në një depo në 22 qershor në qytetin Wouwse Plantage afër kufirit jugor me Belgjikën. Gjashtë prej kontejnerëve u përdorën si qeli burgu. “Të dyshuarit e quajtën kontejnerin e shtatë ‘dhomën e trajtimit’, e cila dukej qartë se ishte e përgatitur për të torturuar njerëzit,” thuhet në deklaratë. Në tavan dhe në dysheme duken gjithashtu edhe pranga ndërsa të gjitha qelitë vëzhgoheshin nëpërmjet një…

Read More

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhen të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radhë dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. Mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve. “Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të…

Read More

Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit në News24. Personi në fjalë, një familjar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë “Dëshmitarë të Jehovait” dhe madje me më të vjetrin është konfliktuar dhe ai e ka kërcënuar me jetë. “I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur…

Read More

Bieta Sulo ka publikuar një video, e cila i ka bërë konfuzë të gjithë. Në video shfaqet artisti i ri Mato Lale, i cili teksa ka qenë duke repuar në studion e “Ftesë në 5” ka treguar me shaka se do t’i zërë vendin Dudushit. “Studio bosh është, ka muaj që nuk përdoret”, i është kthyer Bieta. Por a është kjo një indicie se Alban Dudushi mund të largohet nga “Top Channel”, pas 20 vitesh punë në këtë televizion, që prej themelimit të tij? Ndërkohe Dudushi ka thënë se në shtator do të jetë përsëri në ekran, por pa specifikuar…

Read More

Bylisi ishte skuadra e parë që u prek nga pandemia e koronavirusit, e madje ishte shkodrani Eridon Qardaku, afro dy muaj më parë. Mirëpo, duket se tashmë “COVID-19” po prek edhe lojtarët e tjerë në kampionatin shqiptar. Pak kohë më parë rezultuan edhe pjesëtar të skuadrës së Shënkollit, ndërsa pandemia mbërriti edhe në Kategorinë e Dytë, tek Butrinti i Sarandës. Mirëpo nga sa bëhet e ditur, sot është mësuar se dy lojtarë të skuadrës së Partizanit mund të jenë prekur nga “COVID-19”. Emrat nuk bëhen të ditur për momentin dhe pritet që të bëhen tamponët për të mësuar më tepër…

Read More

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në hyrje të Lezhës. Në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor ku mbetën të lënduar tre persona. Nga përplasja mbetën të lënduar burrë dhe grua të cilët po udhëtonin me motor si dhe një këmbësore tjetër. Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Lezhës për mjekim nga ku mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.

Read More