Author: tirana

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka publikuar listën e deputeteve që kanë votuar pro, kundër dhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, për projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionavrëve, nënpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”. Murrizi ka publikuar listën e emrave të deputetëve, duke ironizuar deputetët që kanë votuar kundër ligjit për largimin nga politika të Sigurimsave. Në përfundim të reagimit të tij, Murrizi thekson se pas 30 vitesh post-komunizëm, jemi i vetmi vend ish-komunist që drejtohemi nga spiunë…

Read More

Kreu i shtetit të Kosovës, bën me dije se do të udhëtojë gjatës së hënës së ardhshme për atje. Më herët, prokurori amerikan pranë kësaj gjykata tha se kishte ngritur akuzë për krime lufte ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duke i akuzuar ata për vrasjen e rreth 100 personave serbë dhe shqiptarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të presidentit Thaçi: Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it…

Read More

Pak ditë më parë, lajmi se Ledri dhe Majk do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë bëri mjaft bujë. Mirëpo, tashmë kur kënga është finalizuar nga Big Deal Records është koha për të realizuar videoklipin. Sipas Prive gjatë kësaj jave do të bëhen xhirimet në bregdetin shqiptar nga Entermedia, teksa publikimi pritet të ndodhë javën që vjen. Me siguri ky lajm ka gëzuar fansat e dyshes, të cilët mezi po presin për një tjetër hit veror.

Read More

Fitor Muça është pastor në Kishën Ungjillore në qytetin e Përmetit, kishë e cila është frekuentuar për gati tre vite nga Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi, dy prej të cilave, Zhaneta dhe Anisa, zgjodhën që të vetëflijoheshin duke shpresuar te ringjallja. Gjatë fjalës së tij në TCH, pastori Muça ka pohuar se i ka njohur gratë, duke shtuar se ato kanë shtatë vite që janë shkëputur nga komuniteti i tyre. Ndërkaq, ai shtoi se sipas tij, gratë e familjes Josifi janë përdorur si “kavje”, për përdorime eksperimentale. Ndërsa shtoi se i takon prokurorisë që të bëjë vlerësimet e saj. “Ato…

Read More

Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza u shpreh se në Asamblenë e muajit korrik nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri, por ekskluzivitetin e ka kryeministri Edi Rama. “Ne brenda korrikut shpresojmë dhe besojmë të kemi mbledhjen e asamblesë për t’u konstituuar Asambleja e re e cila doli nga Kongresi i shkurtit dhe aty do të diskutohen, sepse kemi një proces edhe për zgjedhjet në Kryesi dhe sekretariat, aty mund të jetë pjesë e diskutimit edhe kjo gjë, nuk përjashtohet, por nuk është e vendosur dhe taksative, për sa kohë është ekskluzivitet i kryeministrit”, tha Peza.

Read More

Tayna ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto shkëputur nga xhirimet e projektit të ri, ku kanë rënë në sy super format e reperes. Dhe këtë gjë komentuesit nuk mund ta fshihnin, madje ka patur edhe nga ata që e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike. Reperes i ka rënë në sy një fanse që i shkruan: “Si ka mundësi që të pasmet e tua rriten çdo ditë e më shumë”, duke aluduar për ndërhyrje estetike ose photoshop. Mirëpo, artistja e kishte gati përgjigjen edhe i ka komentuar me disa emoji ushqimesh, duke treguar kështu se thjesht ka…

Read More

Bazuar në programin e Lotarisë së Vizave dhjetëra mijëra imigrantë të mundshëm mbështeten në fatin e shortit për të fituar mundësinë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara, pa sponsorizim nga një punëdhënës ose anëtar familjeje. Ky program është ndërprerë përkohësisht nga administrata e Presidentit Trump për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por për disa që fituan lotarinë e vizave në fund të vitit të kaluar, përpjekjet për të realizuar ëndrrën amerikane kanë qenë të vështira. Pas marrjes së një vize përmes lotarisë, që njihet edhe si lotaria e kartave jeshile, Erick Alamsjah erdhi në Shtetet e Bashkuara…

Read More

Kreshnik Tusha ishte një prej të ndaluarve pas vrasjes së dy personave, ngjarje e ndodhur në Laç në muajin qershor. I riu 22-vjeçar u shoqërua, pasi mbrëmjen e atentatit ndaj biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ai kishte shkuar në spital. Tusha ishte plagosur, por në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë. Sot Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Read More

Ribashkimi i gjashtë personazheve të “Friends” pritej me padurim për vite me radhë, ndërkohë që seriali më i famshëm i të gjitha kohërave nisi të ndiqej sëfundmi edhe nga të rinjtë falë transmetimit të tij në “Netflix”. Disa muaj më parë Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Kourtney Cox, Metthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Shëimmer ranë dakort dhe konfirmuan ribashkimin me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Ata kanë shtuar kuriozitetin duke mos treguar shumë detaje se ç’do të ndodhë e çfarë duhet të presim. Xhirimet e ribashkimit u anuluan për shkak të pandemisë, por tashmë aktorët janë gati ta…

Read More

Ndërkohë që diskutohet projektligji për minoritetet dhe njohja e tyre si të tillë edhe me 300 persona, kreu i PBDNJ Vangjel Dule denoncon një ngjarje të ndodhur në Finiq që sipas tij nxit urrejtjen etnike. Dule shkruan në twitter se prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke dhe ky fenomen nuk ndodh për herë të parë. Për kreun e PBDNJ kjo është një vepër penale dhe shton se pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë. Dule…

Read More

Era Istrefi festoi në 4 korrik ditëlindjen e saj të 26-të. Të shtunën këngëtarja kosovare ndau edhe disa foto në rrjete sociale që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, ku shfaqej e veshur me nje kostum të kuq pranë një makine “Lamborghini”. Megjithëse kaloi një ditëlindje të bukur me miqtë e saj deri në orët e para të mëngjesit, festa e vërtetë e priste në shtëpi. Familjarët e Erës kishin përgatitur një festë surprizë në Prishtinë për yllin e “Bon bon”. Zbukurime, torta dhe dhurata pafund e pritën këngëtaren sapo mbërriti në shtëpi. Të pranishme në festë ishte edhe motra e…

Read More

Pak ditë më parë, në përvjetorin e 84-t të ditëlindjes së akademikut të njohur Rexhep Qosja, doli nga shtypi romani i tij më i ri nën titullin intrigues “Të fshehtat e treguara”. E përditshmja “Dita” dhe faqja në Facebook “Enveristët e Bashkuar” kanë bërë publike fragmente nga autorë që përmenden në librin e Qosjes, për Enver Hoxhën. “I pashmangshëm emri i tij në historinë e Shqipërisë!… Ose do e lënë Shqipërinë pa histori… ose emri i tij do jetë shkruar kudo?! E pamundur shmangia!”, ka qenë përfundimi që ka nxjerrë Rexhep Qosja, duke i dhënë kësisoj vlerë figurës së tij…

Read More