Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Friends” rikthehen në ekran, ja kur del seria e re!

18:15 / July 8, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
friends
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ribashkimi i gjashtë personazheve të “Friends” pritej me padurim për vite me radhë, ndërkohë që seriali më i famshëm i të gjitha kohërave nisi të ndiqej sëfundmi edhe nga të rinjtë falë transmetimit të tij në “Netflix”. Disa muaj më parë Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Kourtney Cox, Metthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Shëimmer ranë dakort dhe konfirmuan ribashkimin me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.

Ata kanë shtuar kuriozitetin duke mos treguar shumë detaje se ç’do të ndodhë e çfarë duhet të presim. Xhirimet e ribashkimit u anuluan për shkak të pandemisë, por tashmë aktorët janë gati ta rinisin aty ku e lanë. Përfaqësues të “HBO Max” konfirmuan se do të kemi një seri të re të “Friends” nga fundi i verës.

Aktorët e famshëm janë shprehur nëpër intervista se do të ulen së bashku pas 25 vitesh për të kujtuar momentet më të bukura të “Friends”, por një vazhdim të serialit nuk do të ketë. Gjithashtu mësohet se secili prej tyre do të paguhet plot 2.5 milionë dollarë vetëm për këtë ribashkim të cilin e presim të gjithë me padurim.

Friends tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.