30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, kreu i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj tha se shumë prej atyre që në ato momente të vështira rrezikuan jetën për liri, sot janë sipërmarrës të suksesshëm në vendet ku…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike që kërkoi sot që drafti për Kodin Zgjedhor të kalojë në seancën e radhës në parlament. Balla tha se Kuvendi ka rregulla dhe një draft ndjek procedurën për 2 javë. Sipas tij, është Konferenca e kryetarëve që planifikon vendosjen në program dhe në kalendar dhe Kuvendi do ta shqyrtojë sipas normave parlamentare. “Ajo që dua t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, meqë kishte dalë një zotëri, Gazment ose Gazmir Bardhi që jepte urdhër që Kuvendi i Shqipërisë dhe zoti Ruçi menjëherë të fusin në rend të ditës…
Shenja e gaforres do të jetë më me fat për muajin e ri të korrikut, pasi renditet në vendin e parë në listën me 12 shenjat. Për Gaforret është vit që e kanë më shumë përballje, kanë përballë Bricjapin Saturnin, Jupiterin. Ka shumë gjëra që kthejnë problematika tek gaforret, do kthehen pas tek gjërat që duhet të rregullohen. Muaji korrik do tregojë sa do ecin përpara, deri në datën 12 të kenë kujdes në vendimmarrje, pas datës 20 fillon mirë se është hëna e re dhe i çliron, pak kujdes me ngarkesat emocionale. Ata që kanë marrëdhënie pune të tensionuar…
Parlamenti malazez miratoi një ligj që lejon martesën mes çifteve homoseksualë pa ju dhënë atyre të drejtën e adoptimit. Ligji, i miratuar me 42 vota pro, nga 81 deputetë në Parlamentin malazez, ishte hedhur poshtë fillimisht më 1 gusht 2019, duke shkaktuar manifestime në Podgoricë të militantëve për të drejtat e personave LGBT. Duke reaguar për miratimin e këtij ligji, komuniteti homoseksual në Malin e Zi përshëndeti “një faqe të re në historinë e lëvizjes LGBT” në republikën e vogël ballkanike. “Një hap i madh drejt barazisë, por rruga drejt barazisë reale është ende para nesh (…) ne do të…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk e konsideron një çështje biografie, por askujt nuk i shpëton fakti se ky semestër europian në dorën e Gjermanisë, mund të jetë për të dera për të hyrë në histori si kancelarja që shpëtoi Europën ose si kancelarja që dështoi, shkruan analistja politke italiane, Rosanna Pugliese. Me marrjen e presidencës së BE-së në një moment shumë të vështirë, pasi këto gjashtë muaj do të shënohen sidomos nga përpjekjet për të luftuar dhe kapërcyer pandeminë, Bundeskanzlerin e ka treguar veten më shumë sesa të motivuar për mbrojtjen e projektit europian nga shumë pengesa aktuale. Ajo ka…
Aktori Gent Hazizi ka shprehur pakënaqësi ndaj personave që sipas tij hiqen si kinëastë në momentin që montojnë disa pamje dhe thonë që kanë bërë filma. I ftuar në studion e “Ditë e Re”, Hazizi mori si shembull Ermal Mamaqin, i cili ka hedhur në treg dy filma dhe u shpreh se për të , ai nuk është kineast. Sipas Hazizit, Mamaqi nuk është i sukseshëm dhe se atë që ka bërë ai, mund ta bëjë kushdo, dhe të vetëhuqet si kineast. Për aktorin, kineastë janë: Gjergj Xhuvani, Fatmir Koçi, Bujar Limani, etj. “Nëse Ermali është i sukseshëm bravo i…
Në Elbasan Arena Kukësi do të presë Teutën në një ndeshje që do të luhet në orën 20:45. Pritet që kjo ndeshje të jetë shumë e luftuar me skuadrën veri-lindore që e sheh Kupën e Shqipërisë si mundësinë e vetme për të fituar trofe duke qenë se në kampionat është larg Tiranës. Edhe për Teutën që feston 100 vjetorin e themelimit të saj, ky kompeticion ka shumë rëndësi edhe për faktin se garanton pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Skuadra durrsake ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit dhe trajneri i Kukësit, Orges Shehi ka kërkuar që skuadra e tij…
Çdonjëri nga ne ka fituar peshë në ndonjë moment të veçantë të jetës sonë, duke bërë kështu të lind nevoja që të kërkojnë receta nayrale për djegien e yndyrës. Organet, si: mëlçia, veshkat, mushkëritë dhe zorra e trashë përfshijnë elemente që mund të përpunojnë më shpejt ushqimin, transmeton lajmi.net. Sot, ne po ju prezantojmë me një pije që do t’ju ndihmojë të largoni toksinat nga trupi juaj, të forconi metabolizmin tuaj, të përmirësoni imunitetin dhe të eliminoni yndyrën e barkut në një periudhë të shkurtër kohore. Përbërësit: – Gjysmë limoni; – Një sasi majdanozi; – Një kastravec; – Një copë…
Dua Lipa mund të vijë së shpejti në një bashkëpunim me Madonnën, sipas menaxherit të saj. Ben Mawson gjatë një interviste për “Music week”, ka treguar se albumi i fundit i Duas “Future Nostalgia” është ndikuar shumë nga albumi i Madonnës “Confessions on a Dancefloor” dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price. Kur u pyet nëse Dua mund të jetë një Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj: Ajo patjetër që do ketë një karrierë të gjatë, është padyshim ylli i pop-it. Madje në fakt ne po mendojmë edhe një bashkëpunim me Madonnën, ku me siguri do…
Nga Mimoza Kelmendi 30 vjet më parë ndodhi një ngjarje e pazakontë për Shqipërinë e atyre viteve. Rreth 5 mijë vetë, të lodhur nga regjimi komunist, mësynë nëpër dyert e Ambasadave të huaja, duke shënuar nisjen e rënies të regjimit diktatorial në Shqipëri. Më poshtë po sjellim një intervistë me Ramiz Alinë, për atë ngjarje. Zoti Alia, më 2 korrik 1990, në Tiranë, mijëra qytetarë vërshuan në ambasada në shenjë të kundërshtimit të hapur ndaj diktatures komuniste. Si e përjetuat ju atë ngjarje historike? 2 korriku, futja e 5 mijë vetëve në Ambasadat e huaja është një ngjarje që padyshim…
Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë. Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet. Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit. Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës. Gjetjet…
Binjakët Nëse po mendoni të bëni disa ndryshime në mjedisin e punës, duhet ta nisni nga dekorimi i zyrës. Një ambjent i rehatshëm dhe funksional do ju bëjë më produktiv në punë. Nëse jeni të dashuruar, do gëzoni një qetësi dhe lumturi. Nëse jeni beqar do përballeni me pengesa të ndryshme. Shigjetari Humori jot do jetë i ekuilibruar dhe nuk do keni probleme madhore. Do veproni me pjekur në çdo situatë; do të keni mundësi të shijoni çdo moment të ditës. Do të gjeni diçka që keni humbur në të kaluarën, mbase një emocion, një interes apo një person. Trajtoni…