Mes morisë së dosjeve që shqyrtohen në gjykatat shqiptare, numrin më të lartë vazhdojnë ta zënë ato me objekt “Zgjidhje Martese”. Nëqoftëse do t’i hidhni një sy statistikave të Gjykatës së Tiranës vihet re se numri i padive për zgjidhje martese zë numrin më të lartë nga të gjitha paditë civile. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i divorceve është dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë duke u shqyrtuar 1473 dosje divorci, 634 prej të cilave janë kërkuar vetëm 6 mujorin e parë të vitit 2020, ndërkohë që pjesa tjetër janë të…
Author: tirana
Moderatori Blendi Fevziu, ia ka dedikuar emisionin e sotëm të rinjve sipërmarrës në Shqipëri, të cilët i kanë prezantuar punën e tyre. Gjatë emisionit “Opinion”, Fevziu ka ndjerë “dëshirën” që të prezantojë edhe ai nismën e tij, por është kritikuar nga e ftuara e tij. Ai ka rrëfyer se kishte blerë disa bluza pambuku në Turqi, dhe u kishte stampuar peizazhe nga Shqipëria. BISEDA NË STUDIO: Blendi Fevziu: Unë kam marrë një nismë, kam marrë bluza të bardha turke dhe i kam stampuar pamje nga Shqipëria. Orgesa Kalemi: Po të më dëgjojë mua nuk do t’i merrje në Turqi Blendi…
Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, foli sot për ligjin e ri të regjistrimit të pronës. Ai zbuloi se ka marrë shumë kërcënime nga njerëzit që nuk marrin atë që pretendojnë, por nuk shqetësohet për to. “Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë. Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen. Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më…
Edhe pse sot ajo ka arritur një status të caktuar në jetë dhe u bë një personazh mjaft i njohur për shkak të pjesëmarrjes në serialin “Anabel”, Viola Gjoleka tregoi se në të kaluarën ka pasur shumë të vështirë për të përballuar jetesën në Tiranë. Gjithashtu shtoi se asnjëherë nuk harron nga se ka ardhur dhe kjo gjë e ndihmon shumë në marrëdhënie me njerëzit, por edhe në mënyrën sesi ajo vlerëson gjërat. “Fakti që unë e kam nisur nga një vajzë shumë e thjesht që mezi përballonte faturat, jetesa në Tiranë ishte shumë e shtrenjtë. Tani që jam në…
Reforma zgjedhore është drejt konkretizimit, teksa tashmë puna teknike ka kaluar në Komisionet e Kuvendit dhe më pas do të shkohet drejt miratimit të saj në seancën plenare. Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, mbrëmjen e sotme u shpreh me bindje se Këshilli e bëri punën e tij dhe tashmë pret miratimin e saj me konsensus në parlament. Ndërsa shtoi se Reforma Zgjedhore është një nga 15 kushtet e BE. “Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus. Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e…
Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zgjidhet mbi parimin “një anëtar – një votë”. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, ish-deputeti Edmond Haxhinasto tha se procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë ka nisur. Ai theksoi se ky riorganizim përfshin përgatitjen e programit, strukturave dhe vetingut të brendshëm për kandidatët. “LSI ka kohë që e bën këtë. Intensiteti do të rritet në muajt e ardhshëm. Do të kurorëzohet në muajt e ardhshëm me zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë. Ky proces organizimi të brendshëm do të shkojë paralel me përgatitjen e…
Një burrë në Kinë ka pësuar lëndime të rënda nga shitësi i dyqanit që tentoi të grabiste. Burri u drejtua me një thikë në dorë në një dyqan ushqimesh në dhe i kërkoi shitësit që t’i dorëzonte të gjitha paratë. Mirëpo, shitësi refuzoi të kryente këtë veprim dhe iu kundërpërgjigj duke i thyer gjashtë shishe birrash në kokë. Më pas shitësi është larguar nga dyqani dhe ka lajmëruar policinë, e cila sipas raportimeve ka mbërritur në kohë rekord dhe ka arrestuar grabitësin.
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon detaje të takimit të shumëpërfolur të Triestes, në shkurt të vitit 1992. Takimi në të cilin ishte i pranishëm kreu i atëhershëm i PD-së, Sali Berisha, kreu i PS-së, Fatos Nano, Mentor Çoku, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali, dhe vetë ish-kryeministri Meksi, është diskutuar shpesh në media dhe opinion, madje është hedhur hipoteza se gjatë tij është arritur një marrëveshje e fshehtë për rotacionin e pushtetit. Ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike e hedh poshtë në mënyrë kategorike arritjen e një marrëveshjeje të tillë në atë takim. Ai kujton me detaje se çfarë…
Pas qarkullimit në media të lajmit për zbulimin e një dokumenti të SHIK, sipas të cilit Fatmir Haklaj betohej se do të vriste 18 persona, përfshi edhe Azem Hajdarin, ka reaguar e motra e Fatmirit, Zylfie Haklaj. Lidhur me këtë ajo tha se ky betim nuk është i vërtetë e se familja Haklaj ka prova e fakte që diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.E vendosur Zylfie Haklaj u shpreh se nëse SHIK nuk tregon dëshminë se ku është bazuar, do t’i drejtohet Drejtësisë. “Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir…
Avokati Spartak Ngjela i qëndron sërish idesë se është e vështirë ndryshimi i sistemit. Kjo pasi sipas tij, as Rama dhe as Basha nuk mund të dalin deputetë me listat e hapura. Ngjela: Përsa i përket asaj që kërkon mazhoranca, heqja e koalicioneve parazgjedhore është normale. Nuk është ndonjë kusht demokracie. Kurse listat e hapura janë kusht i demokracisë. Por këta e kanë shumë vështirë ta bëjnë sepse nuk dalin. As Basha e as Rama nuk dalin deputetë me listat e hapura. Sepse janë konflikuar me bazën klasike të partive. Lista e hapur nuk është lista e partisë. Lista e…
Gjykata e New York-ut ka bllokuar përkohësisht botimin e disa rrëfimeve të mbesës së Donald Trump. Mediat e huaja kanë raportuar se Mary Trump ka shkruar librin “Shumë më shumë dhe kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm të botës’, i cili ishte caktuar që të hidhej në treg më 28 korrik por që tashmë nuk do të jetë i disponueshëm për t’u lexuar nga njerëzit. Mirëpo avokatët e Mary kanë reaguar duke thënë se ky vendim është i padrejtë dhe se për këtë çështje do ta apelojnë pasi ky libër sipas tyre adreson çështje të një…
Tre të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin në Bulqizë dhe se pasojë dy prej tyre, vëllezër kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter për në Tiranë.