Dashi Ju jeni një person i zënë. Ju thjesht doni të kapni çdo gjë, të jetoni çdo moment dhe të keni të bëni me çdo njeri rreth jush. Ju e jetoni jetën tuaj në maksimum. Shumë shpesh, ju harroni gjërat e vogla në jetën tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju jeni në stres. Personat që i përkasin kësaj shenje zodiaku e përballojnë stresin më mirë duke marrë një ditë pushim. Vizitoni ndonjë vend që është i rrethuar nga natyra. “Ngadalsoni ritmin” dhe të gëzoni jetën. Demi Ju jeni një punëtor i vërtetë. Kur është fjala për dështim, ju e…
Author: tirana
Shtëpia ku e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija u shemb ditën e sotme nga IKMT-ja për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit të Unazës së Re. Por mesa duket, familjarët edhe pse prej ditësh po merrnin gjithë sendet e mbetura nga shtëpia nuk kanë arritur që ta boshatisin në kohë, duke lënë brenda disa objekte. Siç shihet në këto foto, në tokë kishin mbetur libra të vjetër dhe ai më i fundit i Nexhmijes “Jeta ime me Enverin”, një xhezve të vjetër, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha dhe artikuj të tij në gazetat e kohës.
Nga Astrit Patozi Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjedhore, edhe pragun 0.5 përqind, edhe korrektim kombëtar, edhe proporcional si në Kosovë, edhe sistem të përzier danez, edhe zgjedhje si në Angli, dhe të gjitha këto njëkohësisht, bëjnë pjesë në dy kategori. Në rastin më të mirë, ata janë të paditur, dhe, siç ka rënë dakord njerëzimi prej shekujsh, këtyre u lejohet të thotë çfarë të duan dhe nuk ia vlen t’i komentosh.Në rastin më të keq, janë ca tipa që duan të na kujtojnë se janë gjallë, dhe duhet patjetër të shprehen për diçka. Ky, në…
Hypochondria – frika e të paturit një sëmundje serioze, edhe kur analizat tregojnë se gjithçka në organizëm po funksionon më së miri. Ok, e përmblodhëm paksa për të kuptuar më mirë shakanë mes Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut. Në një kohë kur flitet vetëm për viruse, ndoshta keni dëgjuar nga miq e të afërm se ankthi ka arritur majat për disa. Për ta përshkruar me humor këtë situatë, Arbana ka përdorur një meme, ku sigurisht nuk mund të mungonte një ‘tag’ për Xhemin. *Unë, që vuaj nga hipokondria, duke folur me shoqen e ngushtë për koronavirusin* Unë: Po e mendoj…
Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori Tolgahan Sayisman janë një ndër ciftet më të komentuar të mediave në Turqi dhe jo vetëm. Kujtojmë që ata kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë në vitin 2017, ndërkohë që vitin e shkuar u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Efhan. Të dy janë tepër aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momentet e tyre të dashurisë, por edhe gjithcka ndodh me karrierat resspektive. Megjithatë këtë herë ata kanë qenë në vëmendjen e mediave turke për një arsye tjetër. Sipas tyre Tolgahan së fundmi ka bërë dy blerje luksoze,…
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr zyrtarisht padinë ndaj kreut të AAK, Ramush Haradinaj.
66-vjeçarja Xhemile Pisha Sula kujdeset prej 3 vitesh për nënën 100-vjeçare dhe vëllain e saj Shefkiun, të dy të pamundur dhe me nevoja të veçanta, në një bunker në kodrën e qytetit të Elbasanit. Po si përfundoi gruaja 100-vjeçare me djalin e saj 70-vjeçar në bunker? Shefkiu kishte 6 vajza dhe 1 djalë. Shtëpinë të cilën e kishte ndërtuar bashkë me të shoqen dhe nënën ia la trashëgim djalit të vetëm. Para 7 vitesh Shefkiut i ndërroi jetë djali, Iliri, duke lënë jetimë 7 fëmijë. Më herët Shefkiut i kishte ndërruar jetë edhe bashkëshortja. Shefkiu, i cili gjithë jetën kishte…
Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Nju Jorkut bëri me dije se është arritur një marrëveshje prej 19 milionë dollarësh për të mbyllur denoncimin e një grupi femrash, viktima të ngacmimeve seksuale nga ish-regjisori i njohur hollivudian, Harvey Weinsterin. Marrëveshja iu mundëson viktimave të paraqesin pretendimet për dëmshpërblim që mund të variojnë nga 7,500 deri në 750, 000 dollarë. Fondi prej 19 milionë dollarësh nuk do të ndahet vetëm për gratë dhe vajzat që pësuan abuzime seksuale, por edhe për ish-nëpunësit e kompanisë së Weinstein që kanë përjetuar “një ambient jo miqësor në punë dhe që janë diskriminuar”. Marrëveshja e…
Deputeti Ligoraq Karamelo ka dhënë alarmin në Greqi pasi sipas tij, kanalet televizive dhe mediat shqiptare po e shtrembërojnë plotësisht historinë. “Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” – thotë Karamelo për mediat greke. Gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” ai shtoi se Grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre. Ai tha se “nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian…
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë e konsideroi përballjen e saj me vetingun një “rast unik”, ndërsa u akuzua se nuk kishte përmbushur kriterin ligjor të dorëzimit të deklaratave në kuadër të procesit të rivlerësimit. Me ton të lartë, Beçaj e kundërshtoi qëndrimin e KPK-së, ndërsa pretendoi se nuk mund të merrej një vendim përfundimtar për çështjen e saj. Procesi i vetingut për Beçajn po kryhet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.…
Një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga lartësia ditën e sotme në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, teksa mësohet se i riu është identifikuar si M.I.. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, teksa nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brazil ku gazetarja e korrospondente e CNN, Bruna Masado ka rënë viktimë e një grabitje teksa ishte duke raportuar live në lidhje me rritjen e nivelit të ujit lumin në Sao Paulo. Në videon e bërë virale shihet se grabitësi ja kishte “vënë syrin” për ta grabitur për rreth dy minuta para se të futej në veprim. Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti. Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë,…