Moderatorja e njohur për shqiptarët, Aida Shtino e ka nisur mëngjesin e parë të korrikut me shumë dashuri dhe e surprizuar. Nëpërmjet Instagramit Aida zbulon makinën e mbushur me trëndafila dhe thekson se nuk e di nga i ka ardhur kjo surprizë. “Nga ndonjehere Zoti rezervon për ne supriza shumë të bukura edhe për fillim muaji. Sa e çuditshme të ngrihesh në mengjes dhe të gjesh mbi makinë këto trendafila, që se di nga kanë ardhur….🤔🌹🌹🌹 Çdo ditë është për ne një fillim i ri edhe çdo fillim muaji po ashtu. 🌞🌄🏞🏝 Muaj te mbarë dhe ju uroj shumë fat…
Author: tirana
Megjithëse ka vetëm dy javë që ka sjellë në jetë një fëmijë, moderatorja Jonida Vokshi i ka habitur të gjithë me fizikun e saj pas lindjes. Në fotot e shumta në Instagram, ajo jo vetëm që nuk ka kilogramë tepër, por shfaqet e tonifikuar duke na lënë me gojë hapur. Fiziku i saj ka habitur jo pak ndjekësit e personazhet e njohur të shoëbiz-it, të cilët e kanë pyetur se ku e ka mbajtur të voglën gjithë këto muaj. Mirëpo, komentin më epik në foton e Jonidës e ka lënë aktori i humorit Gentian Zenelaj. Sigurisht edhe atij i ka…
Lulzim Basha është në kërkim të ekipit te ri drejtues me të cilët synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. Burime nga selia blu kanë deklaruar se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish-zv/ministër në qeverinë Berisha edhe pse na ndajmë shumë muaj nga zgjedhjet. Të njëjta burime konfirmojnë se nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokal. Ata janë kryetari i degës Fier Luan Baçi dhe ai i Korçës Andrea Mano kanë hequr dorë nga mandati në respekt…
Vetëm pak minuta më parë, Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B lançuan këngën që kishin paralajmëruar prej disa ditësh. “Aman” është tani në youtube dhe bëni mirë t’i hidhni një sy! Videoklipi me motive tropikale të jep një tjetër energji dhe Dafina mori të gjithë vëmendjen me pamjen e saj super seksi! Gjithashtu Ledri dhe Lumi janë kombinuar me njëri-tjetrin dhe duken kaq cool! Në minutat e para të publikimit, në videoklip kanë vërshuar klikimet e pëlqimet, duke kapur mijëra të tilla. U fiksuam që me të parën herë që e dëgjuam dhe jemi të bindur se “Aman” do…
Gjermania lejon sërish hyrje të pakufizuar në vend për shtetas nga njëmbëdhjetë vende jo anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, kjo vlen për udhëtarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Për Shtetet e Bashkuara, kufizimet e hyrjes fillimisht do të vazhdojnë të zbatohen. Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën lejimi do të vlejë vetën nëse këto vende do t’i lejojnë nga ana e tyre gjermanët të hyjnë në ato shtete. Heqja e ndalimit të hyrjes do të hyjë në fuqi të enjten, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë.…
Dojna Mema ka cekur temën e virgjërisë në një nga postimet e saj në Instagram, ku një ndjekëse e ka pyetur nëse është normale të jesh e virgjër 19 vjeçe. Në një postim në Instastory, moderatorja e njohur shprehet se nuk është normale që ka ende njerëz që pyesin për virgjërinë në këtë khë. Dojna thekson se një vajzë e mirë, e emancipuar apo e përdalë nuk përcaktohet nga cipa e virgjërisë: “Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza. Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar,…
Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve avancojnë përpjekjet për të realizuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut, që lidhen me listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhor dhe pragun 5% për të hyrë në parlament. Kryeparlamentari Gramoz Ruci tha se kishte firmosur vendimin që dy opozitarët nismëtar të propozimeve për ndryshime kushtetuese, Mulim Murrizi dhe Edmond Stojku të jenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit. Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve i bëri një përmbledhje pyetje që ka shumica qeverisëse drejtuar 4 ekspertëve konstitucionalit që do të asistojnë këtë proces. “A duhet të parashikohet sistemi zgjedhor në Kushtetutë?…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Nëse në dashuri duhet të sqaroni diçka, bëjeni gjatë kësaj dite. Hëna do të ketë ndikim pozitiv. Në punë, janë mjaft të favorizuara kontaktet dhe ndryshimet. Nuk përjashtohen momentet e tensionit. Demi Nëse është dikush që ju intereson, prisni fundjavën për tu afruar me të. Ndërsa nëse jeni çift dhe doni të bëni një propozim për martesë, mos humbni kohë. Në…
Deputeti Lefter Maliqi tha në intervistë në studion e Ora News se opozita e bashkuar fiton bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I bindur për humbje të thellë të kreut të Qeverisë, Maliqi thotë se 10 përqind e deputetëve aktualë nga opozita parlamentare, kanë marrë garancinë e Edi Ramës për të qenë deputetë edhe në legjislaturën e ardhshme. Sipas tij, Kryeministri po bën gjithçka që të pengojë koalicionet parazgjedhore, por nuk ka për t’ia arritur dot. I pyetur për Presdientin Meta në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, deputeti Maliqi nënvizon se kreu i shtetit ka krijuar pjekurinë e duhur politike, edhe…
Covid-19 është “futur” në një tjetër spital në Tiranë. Abcnews.al shkruan se një infermier në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Infektimi i këtij të fundit ka krijuar shqetësim tek stafi dhe kanë kërkuar kryerjen e tamponëve. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 2 viktima nga COVID-19 dhe 45 raste të reja.
Prej shumë kohësh Kylie Jenner ka mbajtur fronin e njeriut më të paguar në Instagram, por duket se ka zbritur nga froni për t’ia lënë vendin një tjetër personazhi të famshëm.Po flasim për aktorin Dwayne Johnson. Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” është aktori më i paguar në Hollywood dhe me sa duket, së fundmi është edhe më i paguari në Instagram. Në listën e publikuar së fundmi nga ‘Hopper HQ’, fronin e mbante Johnson, i cili ka 187 milionë ndjekës dhe paguhet më shumë se 1 milionë dollarë për një postim. Kylie ka zbritur në vend të…
13 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës në 48 orët e fundit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Më konkretisht janë arrestuar K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, të cilët dyshohet se janë babë e birë dhe me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar policinë për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Pezës’. Ndërkohë efektivët e komisariatit numër 5 kanë arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar më inicialet G. K në Barhore, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike…