Nga sot Bashkimi Europian ka hapur kufijtë me vendet jashtë BE, por në listë mungon Shqipëria. Ambasada holandeze në Shqipëri ka publikuar një sqarim në lidhje me mundësitë e udhëtimeve për në Shqipëri. Sipas ambasadës, Holanda ka ndjekur rekomandimin e BE-së, që sugjeron të hapen kufijtë me 14 vende jashtë BE-së, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë. Në njoftimin në Facebook thuhet se Holanda vazhdon të ruajë nivelin “portokalli” të alarmit me Shqipërinë, që do të thotë se autoritetet holandeze nuk i këshillojnë udhëtimet drejt Shqipërisë, përveç rasteve të domosdoshme. Udhëtimet për pushime nuk konsiderohen të domosdoshme. Nga…
Author: tirana
Duke filluar nga dita e sotme, një burim i ri energjish kozmike do të zërë vend në jetën e të gjithave shenjave të horoskopit. Marsi do të vendoset në Ujor, madje ky është një nga tranzicionet e tij më të gjata duke qenë se do të qëndrojë aty deri në gusht, duke sjellë një erë ndryshimesh për të gjithë zodiakun. Ja për çfarë bëhet fjalë: Dashi: Edhe pse korriku është muaji i rikthimit në ritmin e përditshëm, të lindurit nën shenjën e Dashit mund t’i lejojnë vetes edhe disa ditë të tjera pushimi. Planeti i kuq Marsi, nuk ka ndërmend…
Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar disa të plagosur. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës. Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës ku ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.
Det i mrekullueshëm dhe forma të mrekullueshme, ato të Sabrina Salerno. Pasi ka mbaruar lockdown edhe showgirli ka zgjedhur një lokalitet italian për pushimet e saj në kohën e koronavirusit. Nga Porto Venere ja tek e shohim teksa tregon format e saj seksi me bikini në një seri fotosh që nxehin atmosferën social. Me një fizik të skalitur si një 20-vjeçare, në moshën 52 vjeç ajo tregon një dekolte që të merr mendjen. Në bordin e një jahti super luksoz Sabrina zbavit fansat e saj nga Cinque Terre dhe në Instagramin e saj ndan foto që i lënë shumë pak…
Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi i ka cilësuar moniste zgjedhjet që do të zhvillohen në Universitete më 30 korrik. Ajo thotë se Rama ka qëllim kriminal dhe duke rrezikuar shëndetin e pedagogëve dhe studentëve, kërkon të kapë Universitetin.Më tej Vokshi shton se zgjedhjet universitare ët 30 korrikut pritet të jenë si ato politike të 30 qershorit, ku Rama do të kapë institucionet duke vënë njerëzit e tij. Sipas ish- deputetes, po tentohet të bëhet atë që nuk e bëri do Shullazi 4 vite më parë, por kësaj radhe me një vendim antikushtetues të nënshkruar nga vetë ministrja e Arsimit,…
Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një ‘festë’ edhe shqiptare. Përvit, ambasada amerikane organizon pritje për të kremtuar 4 korrikun, ku në vitet e shkuara nuk kanë munguar gazetarë, aktivistë, politikanë dhe krerët e shtetit shqiptarë. Pandemia e COVID-19 duket se do të ndryshojë edhe këto zakonte. Ky vit e gjen ambasadën amerikane me një “zonjë të re shtëpie”. Yuri Kim ka menduar ta organizojë ndryshe 4 korrikun, Festën e Pavarësisë. Ambasadorja Yuri Kim ka ftuar në një darkë që do të shtrohet në rezidencën amerikane, krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin…
Me datë 22 Maj të vitit 2010, vogëlushja Bleona Mata u zhduk teksa kulloste bagëtitë në mal, së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. E ëma, zonja Bukurie nuk i ka ndalur kërkimet për asnjë moment, me shpresën se një ditë do të ribashkohet me të bijën. Pak ditë më parë një ndër 5 vajzat, e quajtur Gentjana është shprehur te gjyshi i Bleonës se ajo do të vijë në shtëpi. Gentjana është marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që lajmi ka shokuar të ëmën e Bleonës, që ende e pret. Zonja Bukurie ishte këtë të hënë e…
Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin. Kjo sëmundje ka të bëjë me një problem që prek qarkullimin e gjakut ose kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë. Kjo sëmundje kufizon kështu aftësinë e të ecurit, madje mund të nxisë edhe shfaqjen e gangrenësh duke nxjerrë në pah nevojën për ndërhyrje kirurgjikale apo amputim të gjymtyrëve. Sipas studimeve, pacientët me sëmundje arteriale periferike janë tre herë më shumë të rrezikuar nga një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose nga vdekja disa vjet pas…
Pas gafave të shumta në shumezime dhe mbledhje, kreu i PD Lulzim Basha duket se po tregon mangësi edhe në njohjen e qyteteve apo fshatrave të Shqipërisë, të cilat aspiron edhe ti qeverisi ne të ardhmen. Diten e djeshme Basha ngatërroi Durresin me Kavajën ndërsa sot po me një video kryedemokrati thotë se është ne Farkë kur nē të vërtetë është në Baldushk. Videon e kesaj të fundit e ka ironizuar edhe ministrja Elisa Spiropali e cila i rikujton edhe njëherë 7×7=42. https://www.instagram.com/p/CCGGaHEgN7Y/
Një grup alpinistësh nga qytete të ndryshme të vendit vizituan fundjavën që lamë pas bjeshkët e Kukësit, duke u ndalur në Çajë dhe Radomirë, ku shijuan bukuritë magjepsëse të natyrës dhe ushqimin tradicional të zonës. Ermal Hallaçi, guidë turistike në qarkun e Kukësit tha për ATSH-në se “udhëtimi ynë dy ditorë në bjeshkët e Kukësit filloi nga Ujëmbledhësi i Novosejt ose siç njihet ndryshe nga banorët Liqeni i Novosejit në drejtim të majës së Kallabakut. Shtegu është shumë i përshtatshëm për çdo grupmoshë”. “Nëse ke mundur të shkosh deri tek maja e Kallabakut, vështron një peizazh mahnitës, i cili nuk…
Përkundër ngrënies së një diete të pasur me mish dhe qumështit, ekspertët besojnë se një në çdo katër të rritur në Shtetet e Bashkuara vuan nga një mungesë e vitaminës B12. Vitamina B12 është e vetmja vitaminë e tretshme në ujë që mund të ruhet në mëlçi për shumë vite. Kjo për shkak se është një lëndë ushqyese kaq e rëndësishme që trupi gjithmonë sigurohet që të ketë disa në dispozicion. Përfitimet e vitaminës B12 B12 është i rëndësishëm për funksionimin e sistemeve nervore, tretëse, vaskulare dhe riprodhuese. Rregullon prodhimin e hormoneve, mbështet një sistem të shëndetshëm imunitar dhe ndërton…
Nga Shaban Murati Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten! Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë Shqipërisë dhe të krimeve dhe listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Marrëveshja e mësipërme nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë. Trieste 2 është marrëveshja e fshehtë në prill të vitit 2008…