Aktorja Olta Gixhari është në muajt e fundit të shtatzënisë. Nga plazhet e Spanjës, aktorja nuk ka nguruar të tregojë hiret dhe nurin e saj. Kjo është fotoja më e fundit e publikuar nga Olta e cila shfaqet veshur me një palë bikini të zeza dhe një gjerdan rreth qafës. Si për ta bërë edhe më intriguese këtë foto, Olta ka vendosur para vetes edhe një kapele por sytë nuk mund të mos shkojnë edhe te pirsing në kërthizën e aktores.
Author: tirana
Dashurisë i janë thurur vargjet më të bukura që mund të krijojë mendja e njeriut, vepra arti që kapërcejnë kufijtë e së imagjinueshmes, e megjithatë duket se ndonjëherë se asgjë nga këto nuk mjafton. Por jo për tre shenjat e mëposhtme, ata do të bënin çdo gjë për dashurinë dhe e dini pse? Sepse për ta të dashurosh do të thotë të jetosh. Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit njihen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur, aq sa nuk do të ishte aspak habi në qoftë se i cilësojmë si më ‘’guximtarët’’ e horoskopit. Është në…
Shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti apelon për të qenë të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me këtë virus të tmerrshëm. Mjeku ndër të tjera ka theksuar se koronavirusi është sëmundja e shekullit dhe për këtë të gjithë duhet të mësohen dhe të jetojnë me ndërgjegje të plotë për tu mbrojtur nga infeksioni. Në intervistën e tij për Abc News mjeku kardiokirurg ka treguar dhe përballjen e tij të frikshme para Covid 19, në 2003 ai tregon se është përballur me “babain”, e virusit me SARS COV 1. Ndërkohë ai thekson se maska është një ndër mjetet mbrojtëse që nuk…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar gjithnjë diskrete për jetën privatedhe ish-bashkëshortit të saj Arditit. Per kete te fundit ne të gjithe dimë shumë pak. Arbana është nënë e një djali të quajtur Joni. Babai i Jonit edhe pse pas 16 vitesh martesë me moderatoren ka qëndruar gjithnjë larg kamerave. Ai quhet Ardit dhe është financier me profesion. Sipas asaj që thonë miqtë e moderatores, Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe se pas ndarjes jo miqësore e la Shqipërinë për t’ju drejtuar Amerikës. Lidhja e Arbana Osmanit me Eduartin, regjisorin e programit të saj u…
Në një intervistë me prezantuesin Zane Loëe në “Apple Music”, këngëtarja 44 vjeçare e nominuar për “Grammy”, konfirmoi se një nga djemtë e saj të adoptuar është bërë me fëmijë. “Djali im i vogël sapo u bë me dy fëmijë. Jam një gjyshe! Jam e tmerruar…jo në fakt jam mirë,” u shpreh ajo. Ndërkohë shtoi se do të dëshironte që të vegjlit ta thërrasin në të ardhmen “Lovey” siç bëjnë nipërit e mbesat me Kris Jenner. Në maj të këtij viti, Sia zbuloi se kishte adoptuar dy djem adoleshentë në 2019-ën, që tanimë janë 19 vjeç.
Sot u zhvilluan bisedat telefonike të Ministrit Di Maio me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ministri di Maio, gjatë të dy bisedave telefonike, shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore. “Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme’, pohoi Ministri, “por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog”. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor…
Një shqiptar i cili merrej me droge në Londër është burgosur ditën e djeshme për pastrim parash dhe shpërndarje kokaine. Amir Shkrela, 27-vjeç u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi akuzat ditën e djeshme në Gjykatën e Inner London Crown. Ai ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) – Agjensia e Përbashkët Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan kundër krimit të organizuar. Në momentin e ndalimit, Shkrelës ju gjetën tre kg kokainë që e kishte në dy çanta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan 181,000 £ në para, dhe një…
Prej 4 muajsh tashmë pandemia e koronavirusit ka mbërthyer edhe vendin tonë. Teksa çdo ditë shëndohen raste të reja, të infektuar kanë qenë edhe personazhe të njohur të ekranit. Flor Binaj, aktori i “Portokallisë” deklaroi se ishte infektuar pak ditë më parë, por nuk kishte patur simptoma. Së fundmi ai postoi një status në Instagram ku njoftonte se ishte shëruar pasi kishte dalë negative në testin e fundit. “Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruante Binaj. Së fundmi njoftoi se është shëruar edhe…
Vdes një 86-vjeçar nga Shkodra tek Infektivi, Ministria jep detajet. Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Të shumtë janë futbollistët e talentuar shqiptarë, që aktivizohen në Zvicër. Një ndër ta është edhe Albian Hajdari. Mbrojtësi 17-vjeçar i Bazelit, ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e Juventusit. Lajmi është publikuar nga gazetari italian, Nicolo Schira, i cili e bën fakt të kryer transferimin e Hadarit te bardhezinjtë. Futbollisti është vlerësuar nga drejtuesit si një talent me prespektivë për të ardhmen, teksa fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve të Juventusit, me shpresën që në të ardhme të bashkohet me ekipin e parë. Kujtojmë që Hadari nuk është shqiptari i vetëm te Juventusi, pasi pjesë e klubit…
Ditën e djeshme Ghetto Geasy dhe Majk lançuan këngën e re të titulluar “Zhytem” (Je t’aime), e cila bëri namin në rrjet. Një këngë ritmike që u bë fiks për këto ditë të nxehta, të cilës po i japim pafund replay. Mirëpo, fansat kanë vënë re një detaj paksa “të çuditshëm” në klip. Getoari shfaqet me një robdeshamber Versace në ngjyrë të zezë, me motive të verdha tek rripi lidhës dhe duart. Në fakt, me këtë robdeshambër kemi parë më herët Marinën në një foto të vjetër të çiftit, ndaj shumë njerëz kanë menduar se Geti ka veshur të njëjtin.…
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën sot një 47-vjeçareje nga Kavaja. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, ku mjeti me drejtues S.B., ka aksidentuar T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.