Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ushqimet që shkaktojnë akne në moshë madhore

10:12 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akne 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë. Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet.

Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit.

Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës.

Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që pinin pesë gota qumësht ose pije me sheqer në ditë, ishin 50 përqind më të rrezikuar nga shfaqja e akneve në fytyrë. Një racion me ushqime të skuqura e me yndyrë e rrit këtë rrezik me të paktën 54 përqind, thanë ekspertët. Sipas ekspertëve, këto të dhëna nuk janë edhe aq befasuese. Ato në të vërtetë konfirmojnë lidhjen e fortë që ekziston mes ushqimeve të caktuara dhe problemeve me lëkurën.

Ushqime të tilla besohet të luajnë një rol të fortë në aktivizimin e hormoneve si insulina apo androgjenët të cilët nxisin shpërthimin e akneve në fytyrë. Çfarë është insulina dhe cili është roli i saj tek aknet?

Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi.

Qëllimi i saj kryesor është të shënjestrojë nivelet e glukozës në gjak. Një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyrna e të skuqura ndikon shumë tek nivelet e insulinës dhe i rrit ato.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm, aq të stërmunduara janë qelizat. Insulina stimulon prodhimin e pandërprerë të qelizave, të cilat duhet të vdesin e më pas të prodhohen të rejat, duke shkaktuar kështu aktivizimin e hormoneve të tjera që prodhojnë sebumin i cili kur është në tepricë nxit shpërthimin e akneve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.