Sipas medias ”Politico”, Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë amerikane. Sipas raportit, Musk do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare. Trump mbetet i kënaqur me iniciativën e Musk dhe Doge, por ata kanë vendosur bashkërisht ditët e fundit se së shpejti do të vijë koha që Musk të kthehet në bizneset e tij dhe të marrë një rol mbështetës,…
Author: tirana
Moderatorja dhe ish-banorja e ”BBVA4”, Valbona Mhilli bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura. Në lidhje me mbështetjen nga fansat e saj dhe faktin që dy prej tyre madje i kanë kushtuar edhe një këngë, Valbona u shpreh: ”Tani jam e sigurt që janë duke më ndjekur sepse që mbrëmë që kemi postuar që do të isha këtu. Po si nuk flejnë kurrë ata? Nuk flejnë. I shikoj gjatë gjithë kohës që janë shumë aktiv, më shkruajnë, merrem me çdo detaj. Janë…
Banorët e Lenies në bashkinë e Gramshit dolën në protestë. Kjo për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës e cila sipas tyre është bërë e pakalueshme. Për ta rruga është dëmtuar nga një kompani që po punon për ndërtimin e tre hidrocentraleve në zonën e Grabovës së Sipërme. Këto hidrocentrale shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por banorët kanë kritikuar se kompania që po zhvillon këto projekte nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e zonës. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rikonstruksioni i rrugës, pasi ajo është dëmtuar ndjeshëm nga kamionët e kompanisë. Banorët thanë se protestën…
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vijë në Tiranë më datë 8 Prill. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Kallas do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra nga ish i dashuri, dhe trupi i pajetë u gjet në një valixhe. Ish i dashuri i saj filipinez, Mark Samson thotë se e vrau në shtëpinë e tij dhe në një kohë kur prindërit e tij ndodheshin aty. 23-vjeçari i ka orientuar hetuesit drejt valixhes ku kishte vendosur trupin e pajetë të 22-vjeçares. Ai tha në polici se Ilarian e kishte goditur disa herë me thikë në banesën e tij që ndodhet në Via Homs. Samson më pas ka zbuluar se kufomën e ka futur në një makinë për ta transportuar drejt pyllin…
Kryeministri Edi Rama thotë se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1,250 euro. Në fjalën e tij në një takim në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama foli edhe për rritjen e pagave të mësuesve. Për të pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. ”Fakti është që sot paga mesatare e mësuesve është 950 euro”, tha Rama. Kryeministri shtoi edhe se është shumë më shumë se ç’ka qenë, është një pagë dinjitoze në vendin tonë, por nuk mjafton. Rama tha se nuk mjafton për më tepër po të kemi parasysh vështirësinë e punës së mësuesve. ”Vështirësia…
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi sipas njoftimit të Ambasadës, kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të harmonisë ndërfetare, një histori e pasur që ka karakterizuar vendin për shumë vite. ”E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me…
Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj. Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë. Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes…
Portat e Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të rajonit, u hapën sot me dhënien e certifikatave për rezidentët e parë të saj. Kryeministri Edi Rama deklaroi se certifikimi i rezidentëve të parë në Durana, është produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik. ”Kemi një produkt të parë, konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm realizimin e tij. Ashtu siç dukej utopik edhe qëllimi ynë për të bërë Shqipërinë lider në shërbimet publike elektronike, gjë që sot është fakt. Ashtu si dukej utopik…
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet e dosjes “SASPAC” për ish-ministrin Ilir Beqaj, si dhe 10 të tjerëve, të akuzuar për 6 vepra penale. SPAK konfirmon se hetimet janë përfunduar dhe kërkon gjykimin nga GJKKO të 11 të pandehurve për fondet e SASPAC. “Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftim. Njoftimi i SPAK: Të pandehurit janë: Ilir Beqaj-I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të…
Protesta e 2 prillit të vitit 1991 kundër regjimit komunist që përfundoi me 4 viktima në Shkodër. Kjo për Berishën duhet të jetë burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët për zgjedhjet e 11 majit. “Ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj. Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”. 11 majin e sheh jo si një ditë të zakonshme për zgjedhjet parlamentare, por një datë historike që sipas tij duhet të ndajë epokat. “11 Maji është dita që…
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta: -114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; -1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit; -5,225 është numri i qendrave të votimit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: -Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; -Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. “Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës…