Author: tirana

Botimi/ “Tito dhe shokët”, një monografi voluminoze dhe interesante vjen në shqip nga Shtëpia botuese BOTART Është quajtur ndryshe dhe si “një monografi monumentale”. Dhe flitet për librin voluminoz të autorit slloven Jože Pirjevec, titulluar “Tito dhe shokët”. Libri ka ardhur në shqip nga Shpresa Rupar dhe është botuar nën kujdesin e Shtëpisë botuese “Botart”. Ky libër, që cilësohet si një biografi e plotë, voluminoze, profesionale dhe shumë interesante, sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos, si dhe për rolin e tij vendimtar për forminin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë pranga 3 persona, pasi akuzohen për tentativë të kultivim si dhe janë asgjësuar disa fidanë kanabisi. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster si dhe A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Read More

Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Maëson. Në një intervistë për “Music Ëeek”, teksa foli për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai shtoi se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price. I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Maëson u përgjigj: “Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe…

Read More

Këngëtarja e njohur, Olta Boka është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj, djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi do të bëhen për herë të parë prindër të një vajze. Herë pas here këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale foto të ndryshme, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Mirëpo së fundmi, ajo ka treguar një vendim të rëndësishëm që ka marrë. Olta ka vendosur të zgjohet sa më herët për të përgatitur veten para ardhjes në jetë të vajzës. “Po bëjmë prova teknike për të mësuar veten me oraret e reja”, shkruan Olta krahas postimit në…

Read More

Rreth 77 % e të anketuarëve kanë zgjedhur “shit-blerjen e votës” si një nga tre problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri, sipas një sondazhi të zhvilluar nga IDRA. Problem i dytë, sipas perceptimit të të anketuarëve është “përfshirja e kandidatëve me të shkuar kriminale” (43% ) dhe problem i tretë renditet “përdorimi i administratës publike gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve”. Më pak shqetësuese sipas të anketuarëve duket pamundësia e emigrantëve për të votuar apo diskriminimi gjinor në listat e kandidatëve. Marrëveshja politike e arritur mes pozitës dhe opozitës jo-parlamentare duket se ka pikërisht qëllimin të adresojë problemet e mësipërme, por…

Read More

Këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me të dhënat e Covid-19, kudo në botë, duke i konsideruar ato “fake” (fallso). Sipas Frederik Ndocit, i cili ndodhet në SHBA, vendi më i prekur aktualisht nga pandemia në botë, para Covid-19, kishte lloje të tjera gripërash, që merrnin jetë njerëzish, por ka gati gjysmë viti që flitet vetëm për të vdekur nga koronavirusi. “Pse sot quhen të gjitha covid-19?”, pyet ndër të tjera Frederik Ndoci. “A kanë vdekur më përpara nga gripërat e verës pranverës, dimrit e vjeshtës njerëz?”, janë disa nga pikëpyetjet që ngre këngëtari. Reagimi i…

Read More

Rita Ora është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë në Instagram disa foto nga ditëlindja e saj e fundit, në të cilën ka realizuar edhe coverin për “The love magazine”. Ndonëse na ndajnë edhe 5 muaj nga ditëlindja e radhës, në 30 nëntor, duket se këngëtarja me origjinë shqiptare ka nisur të mendojë që tani se si do ta festojë ditëlindjen e 30-t. Disa foto nga ditëlindja ime në Utah, kur ne gjithashtu xhiruam coverin e “The love magazine”, në të cilin u kënaqëm shumë. Do doja të ktheja kohën pas, ishte ditëlindja më e bukur. Po mendohem…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se nuk do të votojë në parlament kodin e ri, nëse nuk ka ndryshim sistemi. Ajo foli edhe për krijimin e një force të re politike, duke thënë se është e nevojshme që t’u ofrohet qytetarëve sa më mundësi në zgjedhje “Nëse ndryshimi i sistemit nuk vjen në parlament, unë nuk kam për ta votuar atë në parlament. Unë do t’i qëndrojë kësaj pike deri në fund dhe nuk lëshoj pe. Kërkesa e heqja e koalicioneve parazgjedhore është diçka që nuk e kam parë. dhe thuhet në media që kjo ndihmon PS-së, por nuk mendoj se…

Read More

Kur bëhet fjalë për një selfie të përsosur, ne e dimë se influencers shpesh përdorin kënde të caktuara, ndriçim të shkëlqyeshëm dhe truke për t’u dukur perfekt në fotografitë që postojnë në Instagram. Ndaj një blogere e famshme e Instagramit ka treguar se sa ndryshim mund të ketë një foto falë ndriçimit të duhur, për të mbuluar celulitin pa përdorimin e Photoshop-it ose filtrave. Danae Mercer, një gazetare dhe influencer që jeton në Dubai, publikoi një fotografi në Instagram-in e saj duke treguar trupin me bikini dhe duke pozuar në dysheme. Në imazhin e parë, Danae e pozicionoi qëllimisht trupin…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka ndodhur në orët e drekës mbi bazën e Pashalimanit në Jug të vendit.Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës së Marmiroit, ku zjarri i ndihmuar nga era rrezikon të përhapet edhe më shumë. Ato që janë në rrezik serioz janë banesat rreth e rrotull si dhe baza ushtarake e Pashalimanit. Ndërkohë që për fikjen e zjarrit janë në vendngjarje policia dhe punonjës së zonave të mbrojtura.

Read More

Mjeku Erion Dasho foli për rrezikshmërinë e koronavirusit me hapjen e autobusëve, ku u shpreh se nëse udhëtohet pa maska ka pasoja. Gjatë intervistës për abc news mjeku theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, por gjithashtu shtoi se problemi qëndron te vendet të cilat kanë rrezikshmëri më të lartë.  “Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri, është një vend problematik. Transmetimi komunitar në plazhe, restorant të hapur, është përgjegjës për 20%. Të mos merremi me 20% por me problemin kryesor. Ne nuk e kemi problemin te personat të  blejmë ne supermarket pa maskë. Problemin e kemi te spitali, fasonet, call-center…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Ju pret një ditë interesante në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit. Nëse jeni vetëm, përfitoni nga situata dhe dilni, pasi mund të përjetoni emocione të bukura. Në punë, mos hiqni dorë nga ndryshimet. Demi Ndikimi i kundërt i Hënës mund të krijojë disa probleme në mëngjes, në raportin në çift. Ata që janë vetëm paraqiten mjaft mirë dhe…

Read More