Nga Ran Puni, Israel Hayom “Ju e gjeni veten duke qëndruar vetëm disa metra larg nga objektivi juaj dhe befas, gjithçka që mund të shihni është ajo që është përpara jush. Të gjitha shqisat tuaja bëhen të përqendruara në një gjë. Është një lloj vizioni tunel, përqendrimi total dhe të gjitha ju duhet të bëni është të tërhiqni armën tuaj dhe të tërhiqni këmbëzën, kështu “M., një luftëtar i forcave speciale me IDF përshkruan fokusin absolut të kërkuar kur shikoni armikun drejt në sy. Edhe gabimi më i vogël në llojin e misionit që kryejnë M. dhe shokët e tij…
Author: tirana
Olsi Bylyku dhe Egli Tako zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas, duke u bërë një nga çiftet më të dashura të shoëbizz-it shqiptar. Ata shpesh ndajnë video gazmore me ndjekësit, duke treguar rreth marrëdhënies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit. Mirëpo, ditën e sotme ka qenë e dashura e tij, Egli, ajo që na ka bërë të qeshim me videot e shpërndara në Instastory. Videot janë shkëputur nga videoklipi i ri që po xhiron aktori, i cili shihet mbi një jaht me disa vajza. Ah, Olsi Bylyku për ty paska qenë jeta mor djalë.…
Është arrestuar personi i katër për vrasjen e Hekuran Billës para pak ditësh në zonën e “Komunës së Parisit”. Gjekson Pusi dyshohet se ka qenë transportuesi i Viktor Markut. Ai është arrestuar në Shkodër. Deri më tani janë arrestuar, Sebastiano Mali, nipi i të arrestuarit tjetër Viktor Marku i cili është vëllai i Prel Markut i vrarë nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Britani. Gjithashtu është arrestuar edhe Adjola Lakra, e cila dyshohet se është personi që nxorri në pritë Billën dhe më parë ka qenë e dashura e Malit. Njoftimi: Shkon në katër numri i personave të arrestuar…
Një vit nga zgjedhjet lokale 30 te qershorit, të cilat Partia Demokratike i bojkotoi, Lulzim Basha e injoroi si datë duke u shfaqur ne bregdet, nga ku kërcënoi kundërshtarin politik se nuk do të njohë asnjë vendim te marrë prej tij, 12 muaj para zgjedhjeve elektorale. Në Golem, shumë biznese janë prekur nga pandemia e covid 19, ndërsa mbyllja disa mujore rrezikon falemintimin e tyre, por Lulzim Basha thotë se kjo nuk është arsyeja e vetme. Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin se ka braktisur operatorët turistik, duke rrezikuar ne këtë mënyrë, sipas tij, edhe sezonin e këtij viti.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po shijojnë bregdetin e mrekullueshëm shqiptar këtë fund qershori! Në disa foto të publikuara në Instagram, moderatorja e njohur shfaqet buzë detit, me flokët e lagur dhe shumë natyrale! Dhe meqë jemi në sezon vere, Ami na kujton të gjithave se këtë sezon janë rikthyer në modë selfiet make up free, kështu që sfida është e hapur! Menjëherë pas këtij postimi kanë shpërthyer komentet që e lavdërojnë bukuroshen për pamjen e freskët dhe pa pikë rrudhe apo shenje në fytyrë! “Shqipëria e bukur”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram!
Për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mjekut Arjan Pushi kanë reaguar kolegët në spitalin Infektiv, mes tyre dhe Arben Ivanaj, i cili se kjo është një humbje e madhe, duke shtuar se Covid nuk fal asnjeri. “Ky virus nuk fal asnjeri. I bëjmë thirrje popullatës që duhet të respektohet distancimi fizik, maska dhe rregullat e thjeshta. Virusi është midis nesh. Për Fakultiten e Mjekësisë do doja të sillja një numër jo të vogël të personelit që janë duke luftuar me këtë virus, dhe iu urojmë rikthim në mesin tonë. Humbja e Arjanit është një humbje e madhe…
Historitë e përsëritura të abuzuesve seksual rasti me i fundit ai i Abaz Dogës, roja i shkollën nën akuzë për përdhunim e një nxënëseje ka nxitur tri organizata në mbrojtje te grave të ndërmarrin një nismë ligjore, e cila parashikon jo vetëm diskriminim publik, por edhe ashpërsinë e dënimit për abuzuesit seksual. Nisma ne mbrojte të grave të abuzuara mori dritën jeshile nga KQZ për mbledhjen e firmave me qëllim dërgimin në Kuvend të projektligjit, i cili do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale, i aksesueshëm dhe publik për të gjithë. Gjithashtu…
Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ka me dy vogëlushët e saj, London dhe Roman. Duket se ata kanë nisur pushimet familjarisht dhe Sara po kalon kohën më të bukur pranë dy djemve të saj. Ajo ka ndarë dy foto pranë vogëlushëve, duke treguar se mëngjesi ka nisur në mënyrën më të ëmbël për të. Në foton e parë shfaqet Roman i ulur në bar teksa po luan me lodrat e tij dhe në foton tjetër shfaqet London teksa po i dhuron një puthje mami Sarës. Me siguri edhe Ledioni ndodhet pranë familjes,…
Informacionet nga pala greke në Kakavije, konfirmojnë se minutat e fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavije pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek. Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në pjesën greke të Kakavijës çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19 të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek. Kërkesa e Kahrimanis, është pranuar…
Bukuroshja shqiptare, Zaimina Vasjari, bëri të ditur pak ditë më parë se ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar. Duket se pas një viti të lodhshëm dhe plot angazhime, Zaimina po i shijon këto ditë shumë. Megjithatë vëmendjen e ndjekësve e kanë rrëmbyer format e saj. Zaimina ka publikuar një foto me rrobabanje dhe trupi i saj është për t’u patur zili. Menjëherë ajo ka marrë komente të shumta, të cilat janë komplimente për paraqitjen e saj. Duke qenë se Zaimina është nënë e një vajze, trupi i saj tërheq edhe më shumë vēmendje pas lindjes.
Policia ka personin e katërt të përfshirë në vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa, më 11 qershor pranë qendrës ‘Kristal’ në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për 25-vjeçarin P.Pusin, i cili ka rënë në pranga në qytetin e Shkodrës. Ai dyshohet se drejtoi makinën me të cilën u krye atentati ndaj Billës, por që u largua nga vendngjarja.
Një shumë prej 40 mijë paund janë sekuestruar ditën e sotme nga policia Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice të Beratit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kjo shumë parash, për të cilat i riu nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre. Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Elbasanit, ndërsa ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.