Author: tirana

Sot një ndër modelet më bukuroshe shqiptare, Xhesika Berberi, feston ditëlindjen e saj. Xhesika ka lindur më 27 qershor të vitit 1991 dhe ditën e sotme mbush 29 vjeç. Sapo ka hyrë mesnata, në profilin e bukuroshes në Instagram kanë vërshuar komentet e mesazhet e shumta të urimit, mirëpo ndër më të veçantët që tërhoqi vëmendjen ishte ai i Adrola Dushit. Dy vajzat ruajnë prej kohësh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe sot Adrola gjeti rastin t’i tregojë edhe njëherë Xhesikës se ndihet e bekuar që e ka në jetën e saj. Ajo i bëri mikeshës urimin më special të ditëlindjes, i…

Read More

Për herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel. Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Ka qenë “diskutime të mira”, është shprehur von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.…

Read More

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë publik rastin e një miku të tij që është prekur nga koronavirusi dhe e ka shfrytëzuar për të bërë thirrje për kujdes nga qytetarët, sepse virusi ekziston dhe është i rrezikshëm. Një rimbyllje do të jetë më e rëndë se e para tha Lleshaj. “Sot gjithë mëngjesin jam marrë me historinë e një mikut tim që nuk e besonte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Është serioze dhe është e rëndësishme, nuk po them që të mbyllemi prapë nëpër shpia, mos e dashtë Zoti që të mbyllemi prapë por atij minimumi…

Read More

Një peson është gjendur o mbytur në plazhin e qeretit. Policia e Shtetit: Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Qytetet më veriore të Rusisë po çuditen ditët e fundit nga temperaturat të cilat nuk shkojnë aspak për shtat me vendin Si kurrë më parë në Siberi janë shënuar temperatura të larta rekord dhe autoritetet vendase thonë se mund të bëhen shkak për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit. Qytetet më veriore të Rusisë po çuditen ditët e fundit nga temperaturat të cilat nuk shkojnë aspak për shtat me vendin. Më 20 qershor, qyteti i Verkojanskit në Siberi shënoi temperaturën 38 gradë Celsius, një rekord absolut për rajonin. Ndërsa shifra pritet të konfirmohet nga Organizata Botërore…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Mesohet se është qëlluar me armë drejt shtetasit Alban Luka, 50 vjeç. Siç raporton gazetari Nikshiqi, 50-vjeçari po ecte në rrugën e Darragjatit, të Njësisë Dajç, kur është qëlluar nga disa persona me motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa Luka ka shpëtuar mrekullisht, pa marrë asnjë plumb.

Read More

Këngëtarja Julka Gramo ka deklaruar se nuk ka asnjë problem, edhe nëse vdes, sepse e ka shijuar jetën. Përballë Bieta Sulos, ajo ka thënë se nuk ka ndërmend t’i bindet rregullave të distancimit social apo edhe masave strikte. Julka ka theksuar se nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria, edhe pse në jetën e saj është shfaqur një person me të cilin ajo është impenjuar nga ana emocionale. Më tej, ajo ka shtuar se e dashuron shumë familjen, por dhe nëna e saj e cila ka qenë një grua shumë e përkushtuar, i thotë shpesh që dil dhe…

Read More

Qindra automjete e qytetarë të Kosovës, s’frikësohen nga COVID-i dynden drejt bregdetit shqiptar. Fluksi gjatë mëngjesit të sotëm është më i larti që është shënuar që nga viti i kaluar nga qytetarët e Kosovës, të cilët pavarësisht situatës nga COVID-19 udhëtojnë drejt bregdetit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë. Rikthimi i motit të mirë është një nga ndikuesit kryesorë që qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo i është drejtuar mëngjesin e sotëm të gjithë qytetarëve, duke i thënë thënë të mos bien pre të idiotësirave se koronavirusi nuk ekziston. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me dy kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marë sa më seriozisht. Kalo thekson se virusi prek çdo moshë dhe jeta e njeriut është e pakthyeshme dhe shumë e vlefshme, pramdaj duhet të tregojmë kujdes. Postimi i plotë: JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së…

Read More

Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë. Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot me nje urim per nje fundjave plot drite, duke zbuluar pamje nga fshati i nenes se tij, nga Vunoi. “MIRËMËNGJES! dhe me fshatin e nonës❤️dhe të nënës time❤️ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”- shkruan Rama, teksa poston edhe videon me fshatin e rikonstruktuar, qe mund te shihni me poshte.

Read More

Nëse keni bërë plane të shkoni diku këtë fundjavë, sigurohuni që të jenë vende të freskëta. Kjo pasi temperaturat do të jenë shumë të larta. Termometri sot do të shënojë deri në 35 gradë celsius. E gjithë dita do të jetë e mbizotëruar nga kthjellimet. Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 30 km/h, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Read More