Author: tirana

Pasi u largua në minutën e fundit nga kuadrati me të cilin duhej të marshonte në “stil retro”, në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, një ushtar pësoi një krizë nervore dhe nis të thyente xhamin e një makine të policisë ushtarake. Nikita Yemenko, e cila ishte dashur të marshonte në një kompani me uniforma të vitit 1945, u zëvëndësua menjëherë me një tjetër ushtar, për të vijuar marshimin. Ky ishte një prej atyre incidenteve që ia cenuan paks madhështinë Paradës së Moskës, një prej atyre manifestimeve të forcës e prestigjit ushtarak rus.

Read More

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra”, historinë e një 4 vjeçari nga Rrogozhina. Në vitin 2016, Hurma Toska, nga Rrogozhina, solli në jetë femijën e dytë. Djali lindi i shëndetshëm por në moshën 6 muajsh kaloi një temperaturë të lartë në gjumë. Që prej asaj kohe gjendja e 4-vjeçarit vjen duke u përkeqësuar nga dita në ditë. Nëna e tij shprehet se djali ka nevojë për operacion, por nuk ka mundësi për ta paguar. Mamaja: Mjekët më kanë dhënë shpresë që djali mund të shërohet, por operacioni është pak i shtrenjtë.…

Read More

Çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sot që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë. Në Shtator të vitit të shkuar, Gjykata e dënoi zotin Tahiri me 3 vjet shërbim prove, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe Kryerja e veprës…

Read More

Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur moderatorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vogëlusheje që e pagëzuan me emrin Emi. Tashmë, ditët e Jonidës dhe partnerit janë të mbushura me dashuri e ëmbëlsi, teksa kryefjala në shtëpinë e tyre është bërë padyshim e vogla. Moderatorja ndihet në qiellin e shtatë tashmë që është bërë nënë dhe e ka përshkruar si emocionin më të bukur ardhjen në jetë të vajzës së saj. Siç tregon edhe vetë, tashmë Jonida frymon vetëm për të bijën dhe duket se s’ndahet nga…

Read More

Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë. Foto: Flickr Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe depresion. Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë. Niveli i përgjegjësisë është më i lartë, dilemat shtohen dhe meraku për të ardhmen mbi veten dhe familjen, sidomos fëmijët rritet. Ndonjëherë, pas moshues 40 vjeç aktualiteti shndërrohet në një sfidë të vërtetë, e…

Read More

Nuk arrinte dot të hante ushqime të forta prej një viti për shkak të një patologjie të rrallë, “acalasia esofaga”. Tani, pas një ndërhyrje komplekse, të realizuar në poliklinikën “Federico II”, në Napoli, vogëlushja është mirë dhe mund të hajë normalisht. Kjo është historia e Aleksandrës, një vogëlusheje shqiptare 8 vjeçe nga Tirana, e cila mbërriti në Napoli me prindërit për t’iu nënshtruar operacionit. Tani, pasi kaloi disa ditë në spital, është rikthyer në shtëpi, në Shqipëri. Falë teknologjisë së re, mund të monitorohet në distancë. Prindërit e Aleksandrës kërkuan një zgjidhje për problemin e vogëlushes që nuk arrinte dot…

Read More

Rudina Magjistari mirëpriti në studio këtë të premte 3 prej 5 anëtareve të grupit polifonik “Jehona”: Irini Qirjako, Sabahet Vishnja dhe Fiqerete Kapaj. Grupi “Jehona”, i cili nën emrin “Bach is Back” ndërthur muzikën polifonike me kompozimet e Johann Sebastian Bach, ka realizuar një tur koncertesh në disa qytete të Italisë, por turi i planifikuar edhe shtete të tjera të Evropës, u shty për shkak të pandemisë. Megjithatë Gushti do të jetë premtues pasi ato do të rikthehen me katër koncerte të vendosura në Itali. Tri këngëtaret mrekulluan Rudinën dhe të gjithë telespektatorët e Tv Klan, me një acapella live…

Read More

Një sherr banal për kullotat mes dy shokësh barinj ka sjellë plagosjen me çifte të njërit prej tyre në një fshat të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan, rreth 3 kilometra larg Delvinës. L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan të Delvinës është plagosur në këmbë me armë gjaku tip çifte. Ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Delvinës. Autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe polica e ka identifikuar e po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Read More

Arilena Ara vijon me pozat e saj të nxehta në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga plazhi, ku e veshur me bikini portokalli, duket më joshëse se kurrë. Këngëtarja e talentuar ekspozoi format e saj perfekte teksa rrjeti është ndezur dhe temperaturat kanë shkuar në maksimum. Me një kafe në dorë e duke marrë rreze dielli, nga plazhi Arilena duket shumë seksi.

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në fushë për Ligën e Kombeve në shtator, për të vijuar sezonin e ri. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ndodhen në Ligën C dhe ndajnë grupin me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. UEFA ka bërë me dije dhe oraret për ndeshjet përkatëse, me kuqezinjtë që do e nisin në Mins ndaj Bjellorusisë më 4 shtator në orën 20:45. Kuqezinjtë do të luajnë në Shqipëri 3 ditë më pas ndaj Lituanisë, po në të njëjtin orar. 11 tetori na sheh në transfertën e largët të Kazakistanit, me ndeshjen që është përcaktuar se do të…

Read More

Kompania e prodhimit të makinave elektrike Tesla, ka dështuar në një studim të gjerë amerikan për cilësinë e makinave të reja. Sipas këtij, studimi, ka 250 probleme për çdo 100 makina të reja elektrike. Automjetet elektrike përfunduan në vendin e fundit, shumë larg vlerave mesatare. Nga sondazhet nga të gjitha shtetet e SHBA-së, Tesla mori rezultatin PP100, i cili tregon se sa probleme kanë ndodhur për 100 vetura të reja. Studiuesit e tregut nuk tregojnë se cilat probleme specifike janë të përfshira. Markat Dodge (136 PP100), Kia (136) dhe Chevrolet (141) janë në krye të vlerësimit, me më pak probleme.…

Read More

Në muajin korrik, 4 shenja do të kenë një ndihmë të shkëlqyer dhe do të gjejnë shumë prosperitet. Shihni listën më poshtë nëse jeni në mesin e tyre! Demi Të lindurit në shenjën e Demit do të gjejnë një mënyrë shumë efektive për të fituar para muajin e ardhshëm përmes punës së tyre. Këta njerëz kanë shumë aftësi fitimprurëse dhe nëse zgjedhin njërën prej tyre dhe punojnë me përkushtim, durim dhe përgjegjësi, ata do të kenë një “shtytje të vogël” nga Universi për të arritur sukses dhe prosperitet. Binjakët Binjakët do të shohin një energji të fuqishme të begatisë në…

Read More