Author: tirana

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk kanë vendosur që pushimet e verës t’i shijojnë brenda Shqipërisë. Këtë fakt e ka treguar këngëtarja me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ ku shfaqet së bashku me të dashurin e zemrës duke shijuar pishinën, rrezet e diellit, pijet dhe pamjen e bukur. Njëjtë si shumë personazhe të tjerë edhe Genta ka zgjedhur që kësaj here të pushojë në Shqipëri, duke promovuar njëherazi të gjitha bukuritë dhe pasuritë e bregdetit të vendit tonë. Edhe emra të tjerë të njohur si Ermal Fejzullahu me familjen e tij, Gjiko apo Ledri kanë ndarë pamje të…

Read More

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, pas një operacioni ku u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro. Të arrestuarit janë një djalë 24-vjeç, me origjinë shqiptare dhe nëna e tij, me banim në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar, shkruajnë mediat fqinje. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre. Hetimi nisi pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prangosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër. 24-vjeçari u ndalua, pas vëzhgimit për rreth dy ditë dhe u vu re se ai komunikoi me një tjetër person. Të dy personat…

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka folur lidhur me marrëveshjen që është arritur për Reformën Zgjedhore. Sipas tij opozita nuk pranoi që të hapte listat, një kërkesë kjo e mijëra qytetarëve, dhe tregoi dhe njëherë tjetër se ka frikë nga vota lirë. Patozi tha se për ndryshimin e sistemit mund të gjendej koha, dhe ky argument i përdorur nga ana e PS-së dhe PD-së nuk qendron, pasi në Shqipëri janë kryer edhe ndryshime kushtetuese për 5 minuta. Patozi refuzoi që të fliste lidhur me ndryshimet që po ndodhin në PD, ndërsa shtoi se nuk pret asnjë ftesë nga Lulzim…

Read More

Ish-bashkëshortja e Sir Elton John ka nisur veprimet juridike kundër yllit britanik të popit për shkak të rrëfimeve që ka bërë mbi të kaluarën e tyre së bashku në autobiografinë e tij. John, sot 73-vjeçar lidhi kurorë me ish tekniken e zërit, Renate Blauel në ditën e Shën Valentinit të vitit 1984. Ndërsa martesa përfundoi në divorc në 1988-tën, Elton ka folur pozitivisht për ish-gruan e tij në një kohë kur ajo vetë nuk e ka komentuar kurrë publikisht martesën e tyre. Renate tani raportohet të ketë ngritur padi kundër tij e pretendon madje dhe urdhër ndalimi. Besohet se shtetasja…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët në Ndroq. Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar dhe se makina ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët. Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po shuan flakët. Makina është me impiant gazi, por akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Drejtuesi i automjetit sipas policisë ka qenë Shkëlqim Daja.

Read More

Reperja e njohur, Tayna, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimeve të shpeshta në ‘look’. Ajo gjithmonë eksperimenton me pamjen e saj, duke qenë sa më pranë trendeve të fundit. Edhe së fundmi, Tayna ka vendosur të ndryshojë sërish. Ajo është shfaqur me flokë të gjatë ngjyrë rozë. Fansat kanë shpërthyer menjëherë në pyetje për projektet e saj të reja. Kujtojmë se Tayna udhëtoi drejt Zvicrës kur Kosova ishte në karantinë, për të xhiruar klipin e saj të ri, i cili me siguri do të publikohet shumë shpejt dhe do të jetë pa diskutim një hit.

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Glasgow në Skoci. Sipas BBC, një person ka sulmuar me thikë disa persona në shkallët e një hoteli, duke lënë të vdekur 3 prej tyre, si dhe ka lënduar disa policë. BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është qëlluar për vdekje nga policia. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie, për të cilin u tha se ishte në gjendje kritike. Policia skoceze tha që situata ishte në kontroll dhe nuk kishte rrezik për evoluimin e situatës, ndërsa oficerët e armatosur mbeten në vendin e ngjarjes jashtë…

Read More

Sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi u shpreh se socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet, dhe brenda korrikut do mblidhet asambleja. “Unë besoj se jemi akoma herët për këtë fazë, ne si forcë politike kemi akoma detyra të lëna nga Kongresi. Po bëhemi gati për të mbledhur Asamblenë. Meqënëse ajo mbledhje është konstituive dhe zgjedhore pasi do të zgjedhë 3 nga organet më të rëndësishme të PS, sekretariati i PS, kryesia e PS dhe sekretari i përgjithshëm, duhet ta bëjmë fizikisht. Po përgatisim këtë takim. Pas arritjes së këtij moment do të vazhdojmë me hapa të tjerë të përcaktuara qartë…

Read More

Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë. Bukuroshja shqiptare ndodhet prej disa ditësh me pushime në një jaht superluksoz dhe ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj seksi. Megjithatë këto ditë modelja i ka shfrytëzuar edhe për punë. Ajo ka realizuar një set fotografik për revistën italiane “Cleon”, të cilët e kanë vënë theksin tek bukuria e saj. Ky set është realizuar nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej kohësh. Kujtojmë se disa kohë më parë, Martini publikoi edhe librin e saj të parë,…

Read More

Prej muajsh, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani po shijojnë të lumtur fëmijën e tyre të parë, Noah. Edhe pse janë kujdesur të ruajnë portretin e të voglit, dyshja ndajnë herë pas here momentet e veçanta që kalojnë pranë Noah. Së fundmi, Alfio ka ndarë një foto ku shfaqet i veshur njësoj me vogëlushin. “Unë dhe Noah #matchymatchy”, shkruan Alfio në foton ku duket ai dhe djali, të veshur me të bardha. Edhe pse Noah është akoma i vogël, duket se mami Fatma dhe babi Alfio duan që ai të ‘ndjekë’ trendet e fundit.

Read More

Prej disa ditësh në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur, Rudina Magjistari nuk do ta drejtojë më emisionin e saj të pasdites “Rudina”. Madje u përfol se drejtimin e emisionit do ta merrte Jona Spahiu dhe ndërkohë Rudina po synonte të bënte një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi, ‘Ce’ posta per te’. Edhe pse nuk ka reaguar deri më tani, foto e fundit e publikuar nga Rudina flet vetë. Ajo ka treguar se po kërkon gazetarë të rinj për sezonin e ardhshëm të emisionit të pasdites. Kështu ajo i ka hedhur poshtë…

Read More

Fintech-i gjerman Wirecard deklaroi falimentimin të enjten për shkak të borxhit të tepërt, pasi u detyrohet kreditorëve 3.5 miliardë euro, të cilat i dhanë titullin famëkeq të kompanisë së parë nga indeksi DAX për të dështuar. Sipas burimeve të Reuters, borxhi i kompanisë përfshin 1,75 miliardë euro kredi nga 15 banka dhe 500 milion euro të huazuara nga investitorët e bonove. “Paratë janë zhdukur. Ne mund të paguajmë një pjesë të vogël brenda disa vjetësh, por ne do ta shlyejmë plotësisht atë kredi,” i tha një huadhënës bankar Reuters-it. Ky është falimentimi më i madh në historinë e Gjermanisë korporative,…

Read More