Veç trendit të ndryshimit të gjinisë, nuk mund të harrohej edhe “eksperimentimi” i VIP-ave se si mund të duken kur të plaken. Disa mirë, disa shumë të mirë, disa me ndryshime drastike këta janë 6 çunat e shoëbiz-it shqiptar që na lanë gojëhapur në versionin “gjysh”. 1. Ylli Limani, djali më romantik i muzikës që gocat lënë kokën pas teksteve të tij, duket një gjysh “babaxhan”. 2. Gjiko, përveç pak rrudhave, nuk do të ndryshojë aspak. 3. Bes Kallaku mbetet po ai, do i qeshin sytë edhe kur të bëhet gjysh. 4. Ç’mund të themi për reperin shumë të pëlqyer…
Author: tirana
Shumë qytetarë kanë zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojnë në plazhet e jugut. LSA ka publikuar disa fotografi shumë të bukura nga Radhima, e parë nga lart. Në këto imazhe shihen njerëzit teksa shijojnë rrezet e diellit, e të tjerë që kanë hyrë që të lahen në det. E teksa jemi ende në periudhën e pandemisë Covid-19, sigurisht që njerëzit duhet që të bëjnë kujdes e të marrin masat e duhura edhe kur janë në plazh.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka vijuar të premtojë se nëse do të vijë në pushtet do të vendosë një taksë të sheshtë 9 % mbi të ardhurat. Përtej diksutimit akademik çfarë janë taksa e sheshtë apo taksa progresive, në vijim po përpiqem të ilustroj se çfarë mund të ndodhë konkretisht me të ardhurat mujore të disa profesioneve të ndryshme në Shqipëri. Punonjësit e policisë Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë (paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj). Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto…
Pas rikthimit nga Brukseli kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti tha në një deklaratë për mediat se pa dialog nuk ka alternativë. “Pavarësisht ndryshimeve në axhendën e fundit ne mbesim të përkushtuar. Besojmë thellë që pa dialog nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam paraqitur edhe para zyrtarëve të BE, është në interes të Kosovës që ky process të mbyllet sa më shpejt, për shkak Unë kam pasur bisedim me grenell. Pas diskutimeve jemi dakordu që ta shtyjmë për një datë sa më shpejtë. Axhenda e takimit mbetet e njëjtë, që ti japë shtysë dialogut përmes një axhende të zhvillimit ekonomik.…
Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë. Ditën e djeshme u arrestua 26-vjeçarja nga Berati, Adiola Lakra, e cila është e dashura e njërit prej autorëve të dyshuar Sebastian Malit, ndërsa më herët sipas hetimeve ajo ka qenë në një lidhje edhe me viktimën. E reja është shprehur se rreth orës 22:20 ka folur në telefon me Billën, i cili i ka kërkuar takim, për të cilin ajo ka pohuar para hetuesve se e ka njohur në Instagram. 26-vjeçarja është marrë në…
Ish-deputeti i PD Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e shifrave të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, çka bëri që BE të mbajë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë edhe pas 1 korrikut. Shehu e ka krahasuar situatën aktuale me izolimin e dikurshëm gjatë kohës së komunizmit. Më tej ai shton se Shqipëria është vendosur nga OBSH në “listën e zezë”, duke qenë mbrapa edhe shumë vendeve afrikane dhe kjo sipas Shehut do të ketë pasojë të mëdha sociale dhe ekonomike. Postimi i plotë: Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te…
Një prej operatorëve të mediave në vend, Alket Metko, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, betejën me të cilën nuk ka arritur ta fitojë. Lajmin e kanë dhënë miq dhe kolegë të tij, që përmes dhimbjes shprehin ngushëllimet për familjen e Metkos, dhe për 5 fëmijët e mitur që la në jetë, për humbjen e parakohshme. Një prej mesazheve të para ka qenë ai i Mentor Kikisë, kryeredaktorit të televizionit Klan Plus, ku Metko së fundi punonte, i cili shprehet se kjo është një ditë zie për të gjithë miqtë e tij. “Lamtumirë miku dhe kolegu ynë!…
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, ku makina e një biznesmeni nga Shkodra u sulmua nga disa persona me moterr.Kjo eshte makina e biznesmenit Alban Luka i cili u sulmua me arme diten e sotme ne Shkoder. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.Rreth orës 06:00 të mëngjesit dy persona të maskuar me një motoçikletë kanë kërcuar dhe qëlluar me armë shtetasin Alban Luka, më konkretisht në afërsi të fshatit Daragjat. Nga vendngjarja burimet bëjnë me dije se dy personat në fjalë i kanë bërë pritë Lukës, i…
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë në det, ndërsa e ka nisur ditën duke bërë një xhiro me pedalone. Teksa i uron qytetarëve që të kalojnë një ditë të mirë, Meta i këshillon ata që të bëjnë xhiro me pedalone, për të forcuar këmbët, dhe në këtë rast nuk harxhon as karburant. “Përshendetje të dashur miq. Mqë mirë me pedalone, se sa me hap apo me skaf. Sepse i forcon këmbët për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë të gjithë sot.”, thuhet në videon e Metës.
Paralelisht me dhënien e pagesave cash për kategoritë DS1,DS2 dhe DS3, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Në kohë rekord Bashkia e Tiranës ka përgatitur dosjet për rindërtimin e shtëpive. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratuan dhe emrat e 200 familjeve të para që përfitojnë nga rindërtimi i banesave private nga rreth 800 të tilla. “Kemi gati edhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen, kryesisht në zonat rurale. Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për shtëpitë private familjare. Me këtë lot…
Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin. Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 61 raste të reja me COVID-19. 12 ne Tirane, 11 ne Vlore, 7 neDurres, nga 5 Kukes e Divjake, nga 3 ne Puke, KOrce e Kurbin, 2 ne Kruje dhe nga 1 ne Shkoder, Fier, LEzhe, Has, Mirdite, Kamez, Belsh, Selenice, e Fushe Arrez. Vazhdojne shtrimet e reja ne spital, 81 paciente, 12 ne terapi intensive dhe dy te intubuar. Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Tëitter, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e ekonomisë. Më tej ai ka prezantuar edhe planin ekonomik i cili do të bazohet tek taksimi i thjeshtë dhe transparent. Basha ka premtuar se PD do të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe do të inkurajojë investimet e huaja dhe të brendshme. Kryetari Basha në Tëitter: Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin…