Author: tirana

Bashkimi Europian ka ende dyshime për t’i hapur kufijtë me Shqipërinë. Edhe pse drafti i para 3 ditëve e fut Shqipërinë në listën e vendeve që do i hapen kufijtë, burimet nga Brukseli, kriteret e hapjes si dhe deklaratat nga Greqia kanë shtuar mëdyshjet. Sipas draftit i cili nuk ka ndryshime, BE hap kufijtë me vendet joanëtare përfshi edhe Shqipërinë. Shqipëria sipas BE është tek vendet e pranueshme për të hapur kufijtë për shkak të shkallës së infektimit me COVID-91 por rastet e shtuara së fundmi mund të bëjnë që ky vendim të shtyhet apo rivlerësohet Në fakt BE ka…

Read More

Moderatorja e emisionit sportiv, Albana Bjeko është shprehur se është e çuditshme që në fakt të gjitha gazetaret e sportit pyeten nëse janë ngacmuar nga futbollistët. E ftuar në “Mes yjesh”, ajo tha se kjo pyetje bëhet, sepse ndoshta njerëzit mendojnë që futbollistët janë plot testosterone dhe duhet të shpërthejnë diku. Pas shakasë, ajo shtoi se vetë si gazetare, e ruan marrëdhënien profesionale me ta. Pjesë nga intervista Ronaldo Sharka: Të gjithë moderatoreve sportiste ia bëjën atë pyetjen në lidhje me marrëdhëniet me sportistët. Pse Albana në çdo intervistë ju pyesin për ngacmime nga meshkujt sportivë. Albana Bejko: Ndoshta sepse…

Read More

Gjatë natës në Elbasan janë djegur dy makina në lagje të ndryshe, ndërsa njëra prej tyre i përket kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Blendi Musaj. Makinat e djegura janë ‘Audi’ në pronësi të Musajt te lagja ‘Haxhias’ dhe tjetra ‘Renault’ te ‘Beqir Dardha’. Grupi hetimor ka nisur verifikimet ku dyshohet se makina e Musajt është djegur qëllimisht. Mbrëmjen e djeshme brenda një ore dy makina morën flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit.

Read More

Dita e sotme nis me diell dhe temperatura relativisht të larta por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen duke sjellë rrebeshe shiu në zonat malore dhe të ulta ndërsa bregdeti vijon në ndikimin e kthjellimeve. Mbrëmja kthjellon motin në të gjithë territorin shqiptar, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë.

Read More

Edhe pse Gjermania e ka përballuar relativisht mirë pandeminë e koronavirusit, ende nuk është jashtë rrezikut, deklaroi kancelarja Angela Merkel, duke paralajmëruar banorët të tregohen të matur. “Rreziku i paraqitur nga virusi mbetet serioz”, theksoi ajo, duke treguar disa rajone ku shpërthimet po përhapen shpejt. Ajo rikujtoi banorët se ndalimi i përhapjes së koronavirusit është detyrim i të gjithëve, gjë që do të thotë se duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të distancimit social dhe higjenës. “Merreni seriozisht, sepse është situatë serioze,” theksoi ajo. Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot se në 24 orët e fundit ka regjistruar 687 raste…

Read More

Ilir Xhepaj i cili u arrestua sot si bashkëpuntor i Eduart Lamajt për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç është një person me të shkuar kriminale të spikatur. Xhepaj kishte vetëm 3 muaj që kishte lënë burgun pasi ishte dënuar për grabtije, raporotn Balkanweb.Në maj ai u përfshi në dy atentate, i pari një tentativë vrasje ndaj një biznesmeni, dhe i dyti vrasja e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç më 30 maj. 30 mintua pas mesnatës ai u pikas në Astir me automjetin e tij mes pallateve ku u arrestua nga Forcat Operacionale dhe më pas…

Read More

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën e epidemisë, do të jenë në shërbim në pikat turistike nga veriu në jug të vendit tha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Teksa ka inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, e hapur enkas për sezonin turistik, ka bërë të ditur hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit. “Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë…

Read More

UEFA ka zyrtarizuar datat e reja dhe oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve 2020/21, që do të zhvillohet në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020. Siç dihet, shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t të këtij kompeticioni, që njihet si Liga C, dhe kundërshtarë do të ketë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, e fillon sfidën e parë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi, për të vijuar në Tiranë me Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar (20:45). Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren një muaj…

Read More

Arrestimi i 26 vjeçares Adiola Lakra, si autorja e tretë e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha tregon per punen e mire qe eshte bere me hetimet. Sipas Hoxha ndër të tjera ka theksuar se në këtë ngjarje përveç hakmarrjes një tjetër piste hetimi që është ajo e grupeve kriminale që kanë përdorur hasmin për vrasje. “Atentati i Billës dhe ngjarja e Laçit janë dy ngjarje të zbardhura vetëm ka ngelur për tu kopsiotur pazelli. Tek Billa ajo që të bën përshtypje është vendi që kanë zgjedhur autorët, ku grupet e strukturuar, janë më të…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë “Rama” se kjo e fundit ka dështuar me improvizimet për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spahia tha se numri i të infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike. Sipas demokratit, paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve. REAGIMI I SPAHIUT Qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po…

Read More

Një skandal seksual po bën bujë në media, teksa e përfshirë është makina e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vetë OKB thotë se është e shokuar dhe shumë e shqetësuar nga pamjet e një videoje, ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale. Një video shfaqet një grua me një fustan të kuq sipër një burri në sediljen e pasme të një 4×4 të bardhë me simbolet e OKB, duke bërë seks. Mediat e huaja kanë bërë me dije se video u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv. “Besohet se…

Read More

Dy persona humbën jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në Spitalin Infektiv vazhdon të rritet. Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora janë viktimat e fundit të koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 53 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 300 të tjerë. Vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 61 persona. Shumica e tyre janë zbuluar në sipërmarrje me shumë punëtorë, por midis tyre ka edhe punonjës të administratës dhe personel shëndetësor. Në Spitalin Infektiv po…

Read More