Kompania amerikane, “Microsoft”, njoftoi se do të mbyllë të gjitha dyqanet gjatë periudhës së ardhshme dhe do të ketë vetëm shitje në internet, si pjesë e ndryshimit strategjik korporativ në sferën e shitjes me pakicë. Kompania nuk do të pushojë punonjësit për shkak të këtij ndryshimi, por të gjithë të punësuarit në dyqanet “Microsoft” do të vazhdojnë të punojnë në zyrë. Gjithashtu kompania njoftoi se do të rrisë investimet në domenin “Microsoft.com”, si dhe në shitjen e Xbox-it dhe Windows-it. Gjiganti teknologjik amerikan njoftoi se që nga marsi dyqanet janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe se punonjësit…
Author: tirana
Falë cilësive tërheqëse, të kesh një lidhje të qëndrueshme nuk ka qenë asnjëherë problem për këto shenja të zodiakut. Demi Personat që i përkasin kësaj shenje kanë lindur që të kenë marrëdhënie të lumtura. Kjo shenjë është nën ndikimin e Venusit, një planet me të cilin shoqërohen marrëdhëniet romantike. Gaforrja Gaforrja ka një ide të qartë për tipin e partnerit ideal për jetën e saj. Ndoshta për shkak të besimit që gjithmonë arrin të tërheqë njerëz interesantë. Në një lidhje, ato janë jashtëzakonisht të dashura, të përkushtuara dhe besnike, cilësi që bëjnë të lumtur këdo. Ata thjesht nuk pranojnë të…
53 nënkolonelë dhe majorë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura. Nënkolonelët ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit, ndërsa majorët atë të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në ceremoninë e përfundimit të këtyre dy kurseve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila përgëzoi oficerët dhe pedagogët për vullnetin për ta përfunduar vitin akademik edhe kushtet e vështira të diktuara nga pandemia. “Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mori pjesë në një ceremoni të ndarjes së medaljeve për dy pjesëtarë të ambasadës bashkë me ministrin Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu. Gjatë fjalës së saj Kim theksoi se SHBA-ja mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me policinë dhe nxit që të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri. “Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në mbrëmje do t’i drejtohet qytetarëve të vendit të tij pas aktakuzave nga Tribunali i Hagës. Thaçi pasi u publikua aktakuza nuk ka komentuar teksa mësohet se fundjavën e kaloi në Tiranë siç dhe njoftoi vetë pasi mbërriti në Rinas. Por ajo çfarë pritet të mësohen është se a do të japë dorëheqjen tashmë Hashim Thaçi siç bëri Ramush Haradinaj një vit më parë kur la postin e kryeministrit për t’u përballur me aktakuzat? Thaçi dhe kreu i PDK, Veseli bashkë me 8 persona të tjerë akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e…
Fundjava i ka drejtuar qytetarët e Tiranës drejt plazhit të Durrësit. Fluksi ka shkaktuar radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Tirananews.al, shihet trafik i rënduar te mbikalimi i Vorës, ndërsa nuk ka asnjë patrullë policie për të orientuar trafikun me qëllim shmangien e bllokimit të rrugës.
Ka shkuar në 55 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ku një 70- vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana ndërruar jetë tek Infektivi. Tashmë 55 viktima në Shqipëri, kurse 11 vdekje janë shënuar vetëm javën që po përmbyllet.Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese. NJOFTIMI NGA MINSITRIA E SHËNDETËSISË Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. U drejtohemi me një lutje gjithë…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik. Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite. Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria. Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut…
Policia ka arrestuar Ilir Xhepajn, i cili është njëri nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shokut të tij, biznesmenit Paulin Gjergji më 30 maj. NJOFTIMI I PLOTË: Kurbin Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”. Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje…
Policia e Korçës ka realizuar operacionin perimteri ku janë goditur 3 raste të kalimit të paligjshëm të klandestinëve nga jashtë vendit për në Shqipëri ose anasjelltas për në Greqi ose në Mal të Zi kundrejt fitimit. Rasti i parë u godit në Devoll, ku u arrestuan dy persona, si dhe u shpall në kërkim një i tretë pasi i premtuan një 32- vjeçari se do e kalonin ilegalisht për në Greqi kundrejt shumës 320 euro. Ndërkohë në Pogradec u arrestua një 32- vjeçar i cili në furgonin e tij kishte 13 të huaj që do i transportonte në një destinacion.…
Një dëmtim elektrik ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë teksa OSHEE njofton se shkak është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga një subjekt privat. Zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës janë momentalisht pa energji elektrike. Por OSHEE shton se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike. NJOFTIMI NGA OSHEE Pershendetje Zonat prane “Rruga e Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombetare”, e deri te Garda Republikes jane aktualisht pa energji elektrike per shkak te demtimit te rrjetit elektrik nga nje subjekt privat. Brigadat e OSSH jane duke punuar per rikthimin sa…
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Bypassi në Fier, pikërisht në Dermenas. Dy makina janë përplasur dhe ka të plagosur. Personat që janë dëmtar nga aksidenti fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar dhe gjetur shkakun e aksidentit. Akoma nuk dihet identiteti i të plagosurve të përfshirë në aksident dhe shkaku i përplasjes.