Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.
Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.
Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.
Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.👇
Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.👇 pic.twitter.com/eCe9ljwQzL
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2020
