Arbana Osmani është në pritje të ëmbël të një djali dhe tashmë nuk ka më dyshime. Vetë këtë fakt na e vërtetoi Arbana me dhuratën që mori nga stafi i emisionit të saj ‘Dua të të bëj të Lumtur’, disa ditë më parë në përfundim të sezonit. Tashmë pritet që Arbana të bëhet me dy djem dhe Joni do të ketë edhe një vëlla. Së fundmi stafi i emisionit me kë krye bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, i bërë një surprizë të bukur.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama është shfaqur zemërthyer pas lajmit të hidhur se mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi është ndarë nga jeta. “LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI”, shkruan Rama.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili para pak ditësh u akuzua nga Gjykata Speciale për kri me e supozuara të luf tës ka bërë me dije se konferenca e njoftuar për sot do të shtyhet. Akoma nuk ka ndonjë shpjegim për shtyrjen, por vetëm është njoftuar nga presidenca që kjo deklaratë publike do të bëhet nesër në orën 20:00. Akuzat ndaj Thaçit erdhën në kohën që ai kishte marrë avionin për t’u nisur për në SHBA ku kishte një takim në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me dialogun me Serbinë.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Në ndeshjen që u zhvillua ditën e shtunë mes Swansea dhe Luton për javën e 39-të në Championship Angli, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte episodi i ndodhur në minutën e 82-të kur lojtarët e të dy skuadrave e kthyen fushën e lojës në shkelma dhe ndërhyrje të ashpra. Lojtarët nga të dyja ekipet, ndërhynin ashpër ndaj kundërshtarit, aq sa kjo kaloi më pas në një sherr të madh, ku nuk munguan as grushtet. Arbitri u mundua të qetësoje disi situatën, teksa ndëshkoi edhe me karton të kuq lojtarin e Swansea-s, Garrik. Për më tepër ndiqni videon:
Gjatë një interviste, këngëtarja Evi Reçi ka zbuluar se kur ka qënë 1 vjeç ka humbur dhe kjo gjë i ka alarmuar prindërit e saj. Për emisionin ‘Prive’ moderatorja ka treguar se ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur në moshën 1 vjeçare. Prindërit e shqetësuar e kishin kërkuar kudo dhe në fund e kishin gjetur në një oborr ku luhej muzikë. Nëna e saj vetëm qante dhe këtë kujtim Evi kur e tregon i duket çmenduri. “Ka qenë viti 1991, unë kam qenë vetëm 1 vjeç, kur humba nga prindërit e mi. Thjesht hapa derën e shtëpisë dhe ika,…
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Ambientalisti Sazan Guri thotë se njerëzit frikësohen nga COVID-i, por ku ta gjesh që të kapesh se nuk detyrohesh të bësh vaksinën. Guri ka treguar se një mik i tij artist ka bërë testin e Covid dhe ka dalë negativ. Ndërkaq shton se mjeku i ka thënë se më mirë të ishte pozitiv pasi gripi nuk është i rrezikshëm tani. Por ai ka theksuar se ky mjek sipas Gurit po atë ditë në darkë ka dalë e ka thënë se virusi është i rrezikshëm. “Ka njerëz që kanë frikë pse kapen me grip?! Po ku ta gjesh që të kapeni,…
Mesnatën e djeshme në zonën e Astirit u vu në pranga një nga pjesëtarët e grupit kriminal që vranë me armë zjarri mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenë në një hotel në Laç. Ilir Xhepaj u arrestua në zonën e Astirit në Tiranë ku kishte marrë një banesë me qira. Policia e kishte vënë në shënjestër prej ditësh jo vetëm në Tiranë por edhe në Lezhë dhe në Laç. “Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020″, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit…
Epidemiologu Ilir Alimehmeti dyshon se mungesa e transparencës nga qeveria synon të mbulojë faktin se po infektohen me virus njerëzit që janë shtruar në spital për sëmundje të tjera të rënda dhe në fund raportohet se sëmundje primare ishte koronavirus por gjendja u rëndua për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese ndërsa e vërteta qëndron ndryshe. Ai bën një krahasim edhe me SHBA ku po ashtu është rritur numri i të infektuarve por jo i viktimave prej pandemisë dhe ngre dyshime mbi këtë fakt. Reagimi i mjekut Kurrë mos i beso përshtypjeve të përgjithshme, biri im, por përqendrohu mbi detajet.” Cit. Arthur…
Në mbrëmjen e djeshme, skuadra U-23 e Juventusit ka festuar titullin e Kupës së Italisë teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 moshatarët e Ternanës. Pjesë e të rinjve bardhezi është edhe sulmuesi i talentuar shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili fiton trofeun e parë në klubin torinez. Por, për fat të keq Vrioni nuk ka marrë minuta në finalen e mbrëmshme, megjithatë së fundmi talenti kuqezi është stërvitur me skuadrën e parë të trajnerit Sarri dhe madje është grumbulluar në dy sfida me ekipin A duke treguar besimin që ka klubi. Sakaq, Vrioni është transferuar këtë janar te klubi bardhezi duke…
Taksim i sheshtë 9% apo progresiv ? Duket se do të jetë kjo pika tjetër e debatit politik midis opozitës dhe qeverisë në prag të nisjes së fushatës elektorale. Qeveria e majtë e ka mbrojtur gjithmonë tezën e taksimit progresiv sipas të cilit pagat ndahen në tre fasha dhe për pagat deri në 30 mijë lekë nuk paguhet taksë,fashat e pagave mbi 30 mijë deri në 150 mijë tatohen 15% dhe mbi këtë nivel tatimi është 23% i shumës. Deputeti Ilir Beqaj argumenton efektet e aplikimit të taksës progresive te disa profesione. Në bazë të taksimit progresiv, sipas deputetit Beqaj,…